E Enjte, 05.02.2024, 01:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NËNSHKRUHET "DEKLARATA E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE"
E Hënë, 11.15.2010, 03:05pm (GMT+1)

 

Prishtinë, 15.11.2010 -Në një ceremoni organizuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, udhëheqësit e partive politike kanë nënshkruar "Deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010".
"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk e zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet. Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre solemnisht marrin përsipër dhe i premtojnë njëri-tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t'i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuar me ligj", thuhet në preambulën e Deklaratës.
Duke folur në këtë ceremoni, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi fillimisht përshëndeti kryetarët e partive politike në Kosovë, përfaqësuesit e subjekteve politike të regjistruara në Komisionin Qendror Zgjedhor, si dhe ambasadorët Dell e Werner, të pranishëm në ceremoni:


"Sot, e kemi një ditë të rëndësishme. Do ta nënshkruajmë të gjithë së bashku me partitë politike dhe subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, një deklaratë e cila është një lloj kodi për zgjedhjet e lira të fshehta dhe demokratike. Jam i bindur që Kosova ka hyrë në një periudhë të rëndësishme të zgjedhjeve dhe kërkoj që të gjitha subjektet politike, të gjithë anëtarët e subjekteve politike që garojnë në zgjedhje por edhe qytetarët e Republikës së Kosovës që do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje këtë kohë që na ka mbetur deri në 12 dhjetor 2010 ta shfrytëzojmë një lloj feste kombëtare për shtetin e ri, demokratik të Kosovës për t'i dhuruar zgjedhje të lira demokratike, për t'i dhuruar zgjedhësit ose përfaqësuesit e popullit që do të dalin nga zgjedhjet e lira e që pastaj do të konstituohen gjithë institucionet demokratike të shtetit të Kosovës", tha z.Krasniqi.
"Sot ne do ta nënshkruajmë këtë deklaratë ku partitë politike, përfaqësuesit e tyre kudo që janë t'i respektojnë kodin e mirësjelljes, për t'i ftuar qytetarët për të dalë në zgjedhjet e lira dhe për të votuar atë kandidat apo atë subjekt politik që mendojnë se do t'i përfaqësojë më së miri dhe më së drejti. Dëshirojmë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 12 dhjetorit të jetë vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe jo vullnet i manipuluar i qytetarëve të Kosovës, ky është qëllimi i kësaj deklaratë që do ta nënshkruajmë sot dhe besoj dhe kërkoj që të gjitha partitë politike, të gjitha subjektet politike ta respektojnë", theksoi Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. (http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARTITË POLITIKE FIRMOSIN DEKLARATËN PËR ZGJEDHJE (11.15.2010)
MARRËDHËNIET MIDIS BEOGRADIT DHE PRISHTINËS FILLUAN TË PËRMIRËSOHEN PARA DISA MUAJVE (11.15.2010)
Lëvizja FOL mbështet deklaratën e z. Sparkes (11.15.2010)
DOLI NURMI 71 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (11.15.2010)
MUSTAFA: KOALICIONI ME PDK NGULFAT SHTETIN (11.15.2010)
MAQEDONI: PROTESTA KUNDËR PLANEVE TË QEVERISË PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË (11.14.2010)
REAGIME KUNDËR KËRCËNIMEVE NDAJ GAZETARES SEBAHATE SHALA (11.14.2010)
MENDUH THAÇI: SHËRBIMET SEKRETE SERBE INICIUAN 2001-shin (11.14.2010)
Aung San Su Ki: "Mos e humbni shpresën" (11.14.2010)
PAKTI DETAR, IDRIZI: ASNJË QEVERI S'KA MANDAT TA RINEGOCIOJË (11.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]