E Shtunë, 05.18.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit
E Premte, 04.10.2009, 02:54pm (GMT+1)

Voal-online Një mori qytetarësh ka mbushur oborrin e kazermës së Guardia di Financa të Kopitos. Një radhë e gjatë makinash njëshkolonë përgjatë rrugëve që çojnë në kazermë. Nuk ka më anjë hapësira pa njerëz dhe automjete. Mes tyre janë radhitur 205 arkivole. Disa janë të bardha. Ai Antonio Iovan, viktima më e vogël e tërmetit, është gjatë diç më pak se një metër e gjysmë. Antonio ka vdekur pa i mbushur tre muaj dhe banesa e vogël që e pret është sipër asaj të mama Darinca. Janë funerale të shtetit këto të sotmet. Funerale të një tragjedie që ka pllakosur një vend të tërë. E që ka shtruar pyetje të rënda për përgjegjësitë. Arrijnë një nga një edhe autoritet.et Presidenti Napolitano, presidentët e Dhomës së Deputetëve e të Senatit, Fini e Schifani, ministri i Brendshëm Maroni e nënsekretari Letta, sekretari PD Dario Franceschini, ish presidenti Ciampi. Arrin edhe Berlusconi që shkon drejt e te familjiarët e viktimave. Është i emocionuar, i shtrëngon duart me ata, i përqafon. Ulet midis të afërmve të viktimave, një peshë e çuditshme dhimbjeje, pothuaj e pabesueshme, mbi fytyrën e tij. Duart e kapura me njëra tjetrën, të cilat në këto raste, lëvizin si pa kuptim, a thua se bëjnë pyetje pa përgjigje. Më vonë kryeministri italian bashkohet me zyrtarët e tjerë shtetërorë.
Ceremonia fillon me mesazhin e Papës lexuar nga sekretari i tij personal, imzot George Gaenswein. Benedikti XVI e quan tërmetin "një tragjedi e përbindshme", por kërkon të "vazhdohet të shpresohet pa iu dorëzuar dhimbjes". Në pritje të një vizite të tij në Abruzzo Ati i Shenjtë thotë se "ndan hidhërimin" sigurin se Kisha "do të bëjë të sajën", tani është radha e organizmave të shtetit.
Pastaj e merr fjalën kardinali Bertone që fton për shpresë: "Nën rrënojat e Abruzzo-s është vullneti për të rifilluar, për të rinisur të ëndërrojmë." E në fjalët e klerikut të lartë zë fill kujtimi për Marco Cavagna, zjarrfikësin që vdiq nga infarkti tek përpiqej t'iu jepte ndihmë viktimave. Emocioni nuk ndal. Lotët rigojnë në fytyra. Edhe fytyrat e regbistëve të skuadrës së Aquila-s. Nën rrënojat ka humbur jetën një nga ata, Lorenzo Sebastiani, shtylla e skuadrës. Mbi arkivol ka flamurin e Kombëtares. Dhimbje e prapë dhimbje. Ka nga ata që iu bie të fikët. Ka nga ata që kërkojnë ndihmë mjekësore. Bertone e ipeshkvi i Aquila-s, imzot Giuseppe Molinari, iu japin bekimin trupave pa jetë. Është një dhimbje që i bashkon të gjithë kjo e sotmja. Krishterë e muslimanë kanë vdekur nën rrënoja. E thotë edhe imami që lexon një mesazh dhe flet për vëllazërinë midis njerëzve.
Disa të afërm të viktimave takohen me autoritetet, si për t'i falënderuar. Një zonjë me golf gri dhe një fasho të madhe mbi veshët takohet me të gjithë zyrtarët më të lartë të Italisë. I takon një nga një, ngeshëm: Napolitano-n, Berlusconi-n, Ciampi-n, Letta-n, Fini-n, Schifani-n, ata e takojnë dhe e përqafojnë. Është një gjest që kërkon ndihmë, kërkon praninë e interesimit të autoriteteve të shtetit, gjesti që bën zonja me golfin gri. Pjesa më e madhe e viktimave varrosen në qendrën e varrezave në Aquila. Vullnetarët vazhdojnë të merren me pasojat e lëkundjeve sizmike. Gërmojnë në rrënojat. Edhe pse tërmeti vazhdon të dridhë tokën përsëri e përsëri.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)
Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon (04.10.2009)
Skenar i përsëritur në Mitrovicë (04.09.2009)
FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë (04.09.2009)
Gambia shteti i 57të që njeh Kosovën (04.08.2009)
Kjo është dita e lavdisë sime të madhe (04.07.2009)
Presidenti Topi uron Vaçe Zelën me rastin e 70-vjetorit të lindjes (04.07.2009)
Mbretëresha e këngës, nderi i kombit Vaçe Zela feston 70 vjetorin e lindjes (04.07.2009)
Midis dhjetëra viktimave italiane edhe 4 shqiptarë të Maqedonisë (04.06.2009)
Tërmeti në Abruco trondit Italinë (04.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]