E Enjte, 05.02.2024, 01:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Sarkozi: Franca mbështet fuqimisht Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian
E Premte, 04.24.2009, 08:17pm (GMT+1)

Presidenti i Francës Nikola Sarkozy, priti sot në një takim të veçantë Kyeministrin shqiptar Sali Berisha dhe pasi i uroi mirëseardhjen, e falënderoi që iu përgjigj ftesës së tij për të vizituar Elyzee dhe i uroi mirëseardhjen në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke i shprehur edhe mirënjohjen dhe falënderimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë me forcat e saj përkrah NATO-s në operacionet e saj, si dhe përkrah forcave të Kombeve të Bashkuara në Çad, bënë të ditur burime të Zyrës së Shtypit të Qeverisë.
Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi Presidentin Sarkozy për pritjen dhe takimin e ngrohtë e miqësor, u shpreh se takimi mes tyre është një hap i rëndësishëm historik në marrëdhëniet mes dy vendeve. 
Presidenti Sarkozy i shprehu Kryeministrit Berisha mbështetjen e fuqishme të Francës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Shqipëria, në mënyrë të qartë do të jetë anëtare e BE-së dhe nuk ka kthim mbrapa në procesin e integrimit të saj në BE. Franca,- u shpreh Presidenti Sarkozy,- e mbështet kandidaturën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE."
 Kryeministri Berisha falënderoi Presidentin francez për mbështetjen e qartë që i jep integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar faktin se 96 përqind e shqiptarëve e mbështet integrimin në BE dhe kjo bën që ky proces të jetë i vazhdueshëm dhe i pakthyeshëm. 
Nga ana e tij, Presidenti Sarkozy u shpreh se të gjitha këto arritje të Shqipërisë janë plotësisht të merituara, pasi asnjë vend tjetër sa Shqipëria, nuk ka vuajtur nga një diktaturë aq mizore. Franca mbështet të gjithë proceset e zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë. 
Presidenti Sarkozy shprehu falënderimet gjithashtu, për mbështetjen që qeveria shqiptare i jep biznesit francez. Ai u shpreh se qeveria franceze do të punojë dorë më dorë me qeverinë shqiptare, e cila do të ketë gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e saj. 
Kryeministri Berisha e falënderoi gjithashtu, Presidentin Sarkozy për mbështetjen që ai personalisht, qeveria dhe populli francez i kanë dhënë Shqipërisë për realizimin e ëndrrës për të qenë anëtar i NATO-s, një ëndërr që u bë realitet. "Shqipëria,- tha Kryeministri,- është një vend që ka vuajtur shumë nga mungesa e sigurisë ndër vite. Duke dalë nga një diktaturë e egër, është një nga vendet që e ka vuajtur më shumë mungesën e sigurisë, ndaj anëtarësimi në NATO bën që Shqipëria të ndërtojë lirinë dhe demokracinë e saj, duke u ndjerë edhe më e sigurt."
"Ky është një inkurajim i ri për të vazhduar thellimin e reformave dhe ju siguroj, - vijoi Kryeministri - për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar në këtë rrugë."
Për realizimin e këtyre dy projekte të mëdha dhe për t'i ndryshuar faqen Shqipërisë, tha Kryeministri, ne kemi ndërmarrë reforma të thella, shpesh herë të vështira, por kjo ishte rruga e vetme që shqiptarët të shohin të realizuar ëndrrën e tyre për integrimin në NATO dhe atë në BE. Në kuadër të thellimit të reforma, Kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Sarkozy edhe me reformat e ndërmarra në fushën ekonomike, si dhe u shpreh se do t'i ishte shumë mirënjohës Presidentit Sarkozy të nxiste afrimin dhe ardhjen në Shqipëri të investitorëve francezë. Kryeministri shprehu kënaqësinë që disa kompani franceze po operojnë me sukses në Shqipëri. Një faktor i rëndësishëm, shtoi Kryeministri, është edhe fakti se në Shqipëri do të gjeni një vend frankofon, i cili e preferon gjuhën franceze. 
Investimet e kompanive franceze, me mbështetjen edhe të qeverisë shqiptare, siguroi Kryeministri, do të jenë një histori suksesi në Shqipëri. "Ne jemi një vend i vogël, por me potenciale shumë të mëdha në energjetikë, në minerale, turizëm, kemi një krah pune ndër më të favorshmit në Europë. Ne kemi ndërmarrë reforma të mëdha ekonomike, bëmë ligjin për partneritetin publik privat, në 3-4 vite, ne do të kemi një rrjet të ri infrastrukturor, duke qenë se kemi trashëguar një rrjet të prapambetur, por, mbi të gjitha, për qeverinë time është dhe do të mbetet prioritet arsimimi i fëmijëve dhe të rinjve tanë," u shpreh Kryeministri.
Duke u ndalur në zgjedhjet parlamentare të qershorit, Kryeministri Berisha tha se qeveria që ai kryeson do të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, - tha Kryeministri - është edhe pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike.      
Presidenti Sarkozy u shpreh se së shpejti do të vizitoj vendin tuaj të mrekullueshëm dhe do të shoh nga afër ndryshimet e mëdha të Shqipërisë. Kryeministri Berisha u shpreh se e gëzonte së tepërmi ky lajm dhe Presidenti Sarkozy do të jetë Presidenti i parë francez që viziton Shqipërinë dhe se do të pritet nga një popull që e do dhe e vlerëson, veçanërisht një popull mirënjohës ndaj mbështetjes që Presidenti Sarkozy dhe qeveria franceze i kanë dhënë proceseve integruese të Shqipërisë. ATSH/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Sejdiu: Proceset për krime lufte në Serbi janë një farsë (04.24.2009)
Kosovarëve nuk iu lejohet të hyjnë në Luginën e Preshevës (04.24.2009)
Greqia dhe Qiproja nuk mendojnë vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE (04.24.2009)
Kosova në takimin pranveror të FMN e BB, prag anëtarësimi në këto institucione (04.24.2009)
Vatikan: Firmoset Marrëveshja e Mirëkuptimit me Lidhjen Arabe (04.23.2009)
Kryeministri Berisha drejt Francës për t'u takuar me presidentin Sarkozy në Elyzee (04.23.2009)
Klinton nuk takon Jeremiqin, shkak Kosova (04.23.2009)
Plazhi i Jonit i pastruar nga municionet (04.23.2009)
Presidenti i Kosovës bën thirrje për përfundimin e mandatit të UNMIKut (04.23.2009)
Sejdiu e Thaçi besojnë në verdiktin që do të sjellë gjykata (04.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]