E Djelë, 05.19.2024, 03:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

HOMAZHET PËR NALTMADHNINË E TIJ MBRETIN LEKA I ZHVILLOHEN NË SALLËN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË


E Enjte, 12.01.2011, 08:55am (GMT+1)





Ceremonia e homazheve do të nisë ditën e shtunë nga ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke folur në hapje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri njoftoi se në bazë të ligjit, përcjellja e Lekës së Parë do të bëhet me nderimet e atributet që i përkasin një Mbreti jo në detyrë. "Në ligjin e Parlamentit, përcaktohet detyrimi i përfshirjes në Protokollin Shtetëror të Familjes Mbretërore dhe ky ka qenë një vendim shumë i drejtë. Ndaj vendi dhe kombi do ta përcjellin Mbretin Leka i Parë me nderimet e atributet që i përkasin një Mbreti jo në detyrë. Për këtë qëllim, krijohet një komision shtetëror i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, zoti Haxhinasto, i përbërë nga ministri i Kulturës, ministri i Mbrojtjes dhe një seri personalitetesh, ku do të jenë edhe përfaqësues të Oborrit Mbretëror. Dita e shtunë do të jetë zi kombëtare me të gjithë spektrin e ditës së zisë të nivelit mbretëror", theksoi Berisha. Për organizimin e ceremonisë krijohet komisioni shtetëror i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, i përbërë nga ministri i Kulturës, ministri i Mbrojtjes, një seri personalitetesh dhe përfaqësues të Oborrit Mbretëror. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e shtunë, datë 3.12.2011, ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Radio Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit, të transmetojë muzikë funebre. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Institucionet, flamujt në gjysmë shtizë

Ditën e shtunë në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, do të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtize dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në nder të NMT, Leka Zogu I. Këshilli i Ministrave vendosi organizimin e ceremonisë funebre shtetërore, në nderim të të ndjerit Leka Zogu I, i cili, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë në datën 30.11.2011. Sipas këtij vendimi parashikohet ngritja e komisionit shtetëror për kryerjen e ceremonisë funebre shtetërore, në përbërje të të cilit të jenë, Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arben Imami, ministër i Mbrojtjes, një përfaqësues i Oborrit Mbretëror shqiptar, një përfaqësues i Protokollit të Shtetit, një përfaqësues i Protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

LSI dhe PDIU ngushëllime për ndarjen nga jeta të Leka Zogut

Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. LSI vlerësoi se, "Mbretëria është një periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare". LSI i shpreh ngushëllime familjes mbretërore dhe në veçanti Princin Leka Zogu II për këtë humbje. po ashtu edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ngushëllon familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. PDIU vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me frymë patriotike, nën drejtimin e Mbretit Zog I, si edhe në përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të kombit të të birit, Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. Nëpërmjet një deklarate për mediat, PDIU shprehet se, "jeta në mërgim ku është detyruar të jetojë Leka Zogu I nuk ka mposhtur përpjekjet e tij në të mirë të atdheut. Përmes sakrificave dhe luftës së vazhdueshme, ai u kthye në simbolin e rezistencës antikomuniste, gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, duke i dhënë figurës së tij një rëndësi historike. Leka Zogu I, ashtu sikurse edhe i ati i tij, mbante titullin Mbret i Shqiptarëve, duke mishëruar më së miri, idenë e bashkimit kombëtar dhe nevojën e të gjithë shqiptarëve për të qenë të bashkuar. Këto janë arsye të mjaftueshme që familja mbretërore të gëzojë një status të veçantë, sikurse në shumicën e vendeve të botës, çka ende është një detyrë për t'u plotësuar nga qeveria shqiptare", shprehet PDIU, duke ngushëlluar familjen mbretërore dhe në veçanti, Princin Leka Zogu II për këtë humbje.

--

Berisha: Shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike

E shtuna, zi kombëtare, nderime shtetërore për Leka Zogun

Kryeministri Berisha shprehu dje, ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta në moshën 72-vjeçare, të Leka Zogut të Parë, duke e vlerësuar si "një prej personaliteteve më të mëdha" të historisë politike të shqiptarëve. Këshilli i Ministrave i drejtuar nga kryeministri Berisha caktoi, ditën e shtunë si ditë zie kombëtare, ku do të zhvillohen edhe homazhet në nder të NMT Leka Zogu i Parë. "Një humbje e madhe për kombin e për vendin", theksoi Kryeministri gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, ndërsa kërkoi nga kabineti qeveritar mbajtjen e një minute heshtjeje në respekt të Leka Zogu I. Kryeministri në fjalën e tij vlerësoi qëndrimin gjatë jetës në mërgim të Mbretit si mbështetës kryesor i luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi. "Sot (dje) në mëngjes ndërroi jetë Mbreti i shqiptarëve, Leka i Parë, në moshën 72-vjeçare. Është një ditë e veçantë, ditë tjetër, në të cilën shqiptarët humbën një nga personalitetet më të mëdha të historisë së tyre politike. Kjo është një humbje e madhe për kombin, për vendin. Leka i Parë u kurorëzua Mbret në prill të vitit 1961, pas vdekjes së Mbretit Zogu i Parë. Ai u largua foshnje nga Shqipëria, vetëm dy ditë pas lindjes, por u rrit dhe u mbrujt me dashuri të pakufishme për vendin dhe kombin. Mbreti Leka, në të gjithë jetën e tij në mërgim, ishte mbështetës kryesor i luftës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi e kudo që ndodheshin. Ishte frymëzues i tyre në këtë betejë. Pas hapjes së vendit, në vitin 1997 u dekretua nga Presidenti i Republikës referendumi popullor, për t'u dhënë qytetarëve shqiptarë mundësinë e përzgjedhjes së tyre. Për të nderuar kujtimin e Mbretit Leka, unë ftoj anëtarët e Këshillit të Ministrave të mbajnë një minutë heshtje", theksoi Berisha. Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu në përdhosjen që regjimi komunist i bëri figurës së Mbretit Leka I dhe familjes mbretërore. Në këtë kontekst, ai dënoi aspektin vëllavrasës që mori lufta nacionalçlirimtare vetëm e vetëm që në pushtet të vinte diktatori Enver Hoxha. "Dua të them këtu se mohimi i të drejtës së Mbretit për kthim në Shqipëri ishte një nga veprimet më arbitrare të Enver Hoxhës dhe klikës së tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipëria ashtu siç u larguan mbretërit e tjerë, nga mbretëritë e pushtuara nga forcat nazifashiste. Por Mbreti Zog qëndroi në të gjithë kohën, në anën e koalicionit antifashist. Në 7 prill 1939, forcat dhe mbështetësit e tij, të udhëhequra nga Abaz Kupi, luftuan me trimëri në Portin e Durrësit. Më pas, forcat mbretërore, sërish të udhëhequra nga Abaz Kupi, vazhduan luftën për çlirimin e vendit deri në vitin e fundit të saj. Natyrisht, lufta nacionalçlirimtare mori edhe aspektin e saj vëllavrasës, siç dëshmojnë dokumente të panumërta dhe kjo vëllavrasje kishte vetëm një qëllim, t'i garantonte me çdo kusht Enver Hoxhës pushtetin. Por legalistët, mbretërorët luftuan me vendosmëri të madhe okupatorët nazifashistë, gjatë të gjitha viteve të pushtimit. Përpjekjet e tyre, pas vendosjes së diktaturës në Shqipëri, ishin të pandërprera", theksoi Berisha. Kryeministri u ndal gjithashtu në atë që e quajti manipulim me rezultatet e referendumit, i cili u mbajt pas hapjes së vendit në vitin 1997, kur Presidenti i Republikës dekretoi mbajtjen e referendumit për monarkinë. "Dua të theksoj se edhe referendumi u bë në flakët e rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur. E vërteta është se padiskutim në atë referendum dominoi parimi stalinist: ju votoni, numërimin e votave jua bëj unë. Por ajo që është reale, shqiptarët votuan masivisht, nga Konispoli në Vermosh, për Mbretin e tyre. Referendumi nuk e kapi kuotën, por atë e përcaktuan ata, të cilët manipuluan dy javë rresht votat e referendumit", theksoi ai. Ndërsa kujtoi edhe ligjin që u miratua në Parlament në vitin 2003, ku familjes mbretërore iu atribuan të gjitha të drejtat, Kryeministri tha se ky ishte një vendim i drejtë. (http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Të burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë mesazh ngushëllimiNALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA I, BURRË I LARTË DHE LUFTËTAR I PAEPUR I SHQIPËRISË ETNIKE (12.01.2011)
SHUHET MBRETI I SHQIPTARËVE LEKA I: KRYEMINISTRI BERISHA SHPALL TË SHTUNËN DITË ZIJE KOMBËTARE (11.30.2011)
INSTITUCIONET E KOSOVËS NGUSHËLLOJNË FAMILJEN MBRETËRORE (11.30.2011)
ALEANCA KUQ E ZI: ËNDËRRA E NALTMADHNISË SË TIJ LEKA ZOGU I, BASHKIMI I TË GJITHË SHQIPTARËVE, DO TË VIJOJË (11.30.2011)
PDIU: NALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA ZOGU I MISHËRONTE IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR (11.30.2011)
NALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA ZOGU I KA NDËRRUAR JETË (11.30.2011)
SHQIPËRI: PARTIA SOCIALISTE KUJTON FESTËN E ÇLIRIMIT (11.30.2011)
HOXHAJ NË KOMBET E BASHKUARA: SERBIA DUHET TË PAJTOHET ME KOSOVËN E PAVARUR (11.30.2011)
NË GJENDJE KOME USHTARI I KFORIT I PLAGOSUR DJE NGA SERBËT (11.29.2011)
DËMET E LUFTËS: KOSOVA TË PADISË SERBINË (11.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]