E Hënë, 05.20.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ
E Mërkurë, 12.28.2011, 11:54am (GMT+1)

Ulqin, 28 Dhjetor 2011 - Të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, sociale dhe ekonomike, gjatë ditës së sotme do të protestohet në Tuz për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.

Protesta e shqiptarëve vjen si pasojë e gjendjes së rënduar në respektimin e të drejtave njerëzore në përgjithësi, sidomos pas njoftimit për nismën e Qeverisë së Malit të Zi, që synon të miratojë një ligj që ia heq shqiptarëve të drejtën për të përdorur flamurin kombëtar.

Iniciativën për protestë e ka marrë Forumi Demokratik për Integrim (FDI), kurse në mbështetje përveç shumicës së subjekteve shqiptare në Mal të Zi ka dal edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (RrOSh).

RrOSh konsideron se tentative për t'u ndaluar flamurin shqiptarëve është një provokim dhe një prapakthim në politika të represionit. Rrjeti i Organizatave Shqiptare fton të gjithë shqiptarët e Malësisë t'i bashkangjiten protestës së FDI, pasi çdo ndryshim e çdo përmirësim në gjendjen e tyre në shtetin e Malit të Zi do të mund të vijë vetëm nëpërmjet angazhimit të tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar.

"Përmes organizimit në aksion populli shqiptar ka qenë në gjendje të mbrojë të drejtat e veta, e sa herë që ka përfunduar i çorganizuar e i fjetur, këto të drejta i janë shkelur e i janë tkurrur. Pra veç ngritja e zërit prej gjithë popullit, konsistenca e këmbëngulja në realizimin e këtyre të drejtave do ta vendosë para përgjegjësisë jo vetëm qeverinë dhe parlamentin e Malit të Zi, por edhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat gjithashtu duhet të jenë më aktive në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve të Malësisë së Madhe e të trevave të tjera në Mal të Zi", thuhet në komunikatën e lëshuar nga RrOSh.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
AAK: SHËRBIMET ILEGALE NUK JANË SHUAR (12.28.2011)
SERBIA KUNDËR DEMILITARIZIMIT TË LUGINËS SË PRESHEVËS (12.27.2011)
MERDARE, QARKULLIM I SHTUAR (12.27.2011)
SHQIPTARËT NË VERI ANKOHEN PËR REDUKTIME TË MËDHA TË RRYMËS (12.27.2011)
VLORË, PRONA QEVERITARE, PËRPLASJE FIZIKE MES PRONARËVE DHE GARDËS (12.27.2011)
STEFANOVIQ: BISEDIMET, PAS VITIT TË RI, POR VETËM MBI BAZËN E 1244 (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]