VAJZA E AGRON ALIAJT: KUR DONIM TA ÇONIM JASHTË, ALDO BUMÇI NGRITI SUPET
E Shtunë, 05.19.2012, 08:48am (GMT+1)
Greta Aliaj, vajza e koreografit të ndjerë, Agron Aliaj, në një rrëfim për GSH flet për vuajtjet e të atit që nga dita kur u aksidentua:
E pyetur se "˜nëse koreografi do ishte kuruar jashtë, a do e kishim ende mes nesh', Greta thotë: "Shteti na ndihmoi për tek spitali Hygeia, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Vendimi për ta dërguar jashtë duhej të ishte marrë në fillim, jo të lihej për më vonë kur situata u komplikua. Ditën e parë kur ne kërkuam që të na ndihmonin për një operacion jashtë vendit, ministri i Kulturës mblodhi supet. Unë nuk kisha më besim se mund të bënin ndonjë gjë. Kjo duhej bërë sepse goditja ka qenë shumë e rëndë".
www.voal-online.ch
|