E Hënë, 05.20.2024, 09:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON

E Premte, 03.08.2013, 06:17pm (GMT+1)



"Lufta në Kosovë për shumë qytetarë të Kosovës ka përfunduar para 13 vjetësh, por për 20 mijë gra të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, kjo luftë po vazhdon", u tha të në një debat me temën, "Qasja në drejtësi për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë".

Gratë e dhunuara gjatë luftës vazhdojnë të mos kenë ende përkrahje të duhur institucionale.

Ndërkaq, autoritetet e Kosovës thonë se po i ndërmarrin të gjitha masat ligjore që gratë e dhunuara të luftës së fundit të gëzojnë një mbrojtje ligjore si kategori e dëmtuar e luftës.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri të ditur se qeveria ka formuar një grup punës ndërministror për ballafaqim me të kaluarën , i cili do të zyrtarizohet  së shpejti.

Ky grup, siç thekson Kuçi, do të ketë për detyrë përpilimin e strategjisë kombëtare për ballafaqim me të kaluarën.

"Dua t'ju siguroj që ky grup do të merret me hollësi edhe me çështjen e riparimit të dëmeve të viktimave të luftës, që janë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Qeveria nuk e ka për qëllim që gratë dhe femrat e dhunuara të lihen jashtë apo anash politikave riparuese".

"Prandaj ky grup punues pasi të analizojë politikat aktuale, do të shohë mënyrën se si ato të trajtohen më drejtë, më mirë dhe si mund të realizohen të drejtat e grave të dhunuara gjatë luftës dhe të mos u mohet e drejta për tu dëmshpërblyer për dhimbjet nëpër të cilat kanë kaluar", ka thënë Kuçi.

Para largimit nga Kosova në qershor të vitit 1999, pas bombardimeve dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, forcat ushtarake, policore dhe ato paramilitare serbe, përveç se lanë pas mbi 10 mijë të vrarë e shkatërrime masive, lanë pas një plagë prej rreth 20 mijë femrave të dhunuara.

Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitkau, theksoi se për këto viktima do të ketë projekte dhe programe konkrete zhvillimore për avancimin e kësaj kategorie. Programe, që siç thotë ajo, do t'i japin e dinjitet e drejtësi këtyre viktimave e  jo lëmoshë dhe lule.

"Që nga pas lufta gjendja e këtyre grave ka qenë e mjerueshme.
Ne si shoqëri dhe si institucione duhet të përballemi dhe t'i japim zgjidhje këtij problemi. Lufta në Kosovë për shumë prej nesh ka përfunduar para 13 vitesh, për 20 mijë gra dhe familjet e tyre kjo luftë vazhdon. Për këtë arsye duhet të angazhohemi që të ofrojmë projekte konkrete, në mënyrë që këtyre grave tu japim mundësi për  dinjitet dhe prosperitet", u shpreh Çitaku.

Ligji për të drejtat e viktimave të luftës hyri në fuqi në fund të vitit 2011.

Sidoqoftë, sipas atij ligji, përdhunimet e luftës nuk janë klasifikuar si krim lufte.

Në konferencë u theksua si e nevojshme një ligj i veçantë i cili ofron përkujdesje institucionale për këtë kategori të viktimave.

Po ashtu u theksuar që të largohen paragjykimet  që janë për këtë kategori të shoqërisë dhe të krijohet një ambient i barabartë për femrat e dhunuara gjatë luftës.

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edona Hajrullahu, tha se agjencia është në proces të hartimit të planit të veprimit për zbatimin e rezolutës 13-25 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara "Gratë Paqja dhe Siguria".

"Qëllimi ynë është që me zbatimin e planit të veprimit nacional viktimat e dhunës seksuale, torturës dhe forma të tjera të dhunës të ushtruara gjatë luftës, të kenë qasje në mekanizmat funksionale për mbrojtjen, qasjen në drejtësi, rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre", theksoi ajo.

Ndryshe, edhe 13 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka asnjë të dënuar për rastet e dhunimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)
SHQIPTARËT PROTESTA TË QETA NË MAQEDONI - TË GJITHË PJESËMARRËSIT NËN MOSHËN 16 VJEÇAREProtesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare (03.08.2013)
FATMIR LIMAJ NË ARREST SHTËPIE (03.08.2013)
SHKOLLI I FEMRAVE NË SHQIPËRI - DHUNA NDAJ TYREShumica e studentëve, mbi 65 për qind e tyre, janë femra dhe shumica e tyre janë me rezultate shumë herë më të mira se meshkujt (03.08.2013)
TRACEY ANN JACOBSON - ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE DO TË JETË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (03.08.2013)
THAÇI NJOFTON PËRFAQËSUESIT E BEsë NË KOSOVË LIDHUR ME DIALOGUN (03.07.2013)
DITA E MËSUESIT PO SHËNOHET NË KOSOVË (03.07.2013)
DAÇIQ - ËSHTË GËNJYER KUR ËSHTË THËNË SE KOSOVA ËSHTË SERBI (03.07.2013)
ALEKSANDËR ARVIZU NË FACEBOOK - DO TË KETË ZGJEDHJE TË LIRA E TË NDERSHME NËSE KQZ, QEVERIA DHE PARTITË I KRYEJNË DETYRATArvizi - Edhe secili prej votuesve ka përgjegjësi (03.07.2013)
LAMTUMIRË ROLAND TREBICKA - HOMAZHE NË TEATRIN KOMBËTAR PËR MJESHTRIN E SKENËS (03.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]