E Djelë, 05.19.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Konkurrueshmëria, Shqipëria bie në renditje
WORLD ECONOMIC FORUM - SHQIPËRIA NË VENDIN E 95, HUMBET 6 POZICIONE, MES VENDEVE TË RAJONIT LË PAS VETËM SERBINË

E Mërkurë, 09.04.2013, 05:16pm (GMT+1)


Shqipëria ka humbur 6 pozicione në klasifikimin e përvitshëm të Raportit Global mbi Konkurrueshmërinë të World Economic Forum i cili u bë sot publik. Shqipëria ndodhet në vendin e 95 mes 148 vendeve të botës të marra në shqyrtim
 
Raporti i cili vlerëson tërësinë e institucioneve, politikave dhe faktorëve që përcaktojnë produktivitetin e një vendi, hartohet mbi bazën e 100 treguesve të organizuar në 12 kategori duke nisur që me infrastrukturën, mjedisin makroekonomik, shëndetësinë, arsimin e deri të efikasiteti i tregjeve, atyre të punës dhe financës apo dhe invacioni. Vlerësimi bëhet sipas një sistemi pikësh ku 1 është më e ulta dhe 7 pikë është vlerësimi maksimal.
 
Shqipëria ka marrë 3.85 pikë. Ndër kategoritë më të vlerësuara është shëndetësia dhe sistemi arsimor fillor, me 5.9 pikë. Pozitiv edhe klasifikimi për mjedisin makroekonomik, me 4.41 pikë. Me mbi 4 pikë është vlerësuar efikasiteti i tregut të punës apo dhe arsimimi i lartë. Pikët më të ulta janë dhënë për invacionin, 2.8 dhe përmasat e tregut.
 
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas Serbinë e cila ndodhet në vendin e 101, ndërsa përpara saj është Bosnja në vendin e 87, Kroacia në të 75-in, Maqedonia në vendin e 73-të dhe  Mali i zi në të  67-in. Kosova nuk është përfshirë në vendet e marra në shqyrtim.
 
Në vendet e para të klasifikimit botëror vazhdojnë të jenë Zvicra, Singapori dhe Finlanda ndërsa në fund të listës janë Cadi, Burundi, Guinea apo Jemeni. Sipas raportit të këtij viti, niveli i lartë I inovacionit dhe forcimi i institucioneve kanë qenë ndër faktorët kryesor në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomive.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - SHOQËRIA CIVILE KRITIKON GJYKATËN KUSHTETUESE PËR VENDIMIN NDAJ LIGJIT MBI AMNISTINË (09.04.2013)
AMBASADORJA BUKURIJE GJONBALAJ MORI PJESË NË AUDIENCËN E PAPËS FRANÇESKU - I KËRKOI ATIT TË SHENJTË BEKIMIN E TIJ DHE NJOHJEN E KOSOVËS SË PAVARUR E SOVRANE (09.04.2013)
NIS DIALOGU KOSOVË-SERBI PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË MENAXHUAR TË KUFIRIT DHE DOGANAVE TË KOSOVËS (09.04.2013)
Radio Evropa e Lirë, JAMES HOOPER - KOSOVA MODEL PËR NDËRHYRJEN NË SIRI, POR ME SYNIM TJETËR (Intervistë) (09.04.2013)
NË PRANVERË KOSOVA FILLON TË PËRFITOJË NGA FONDET EVROPIANE (09.04.2013)
PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ NESËR FILLON VIZITËN NË KOSOVË (09.04.2013)
Koha Ditore - KLINIKA E VDEKJES NË GJAKOVË (09.04.2013)
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS - MARRËVESHJEN E 19 PRILLIT NUK E SHQYRTOJMË, NDËRSA RATIFIKIMI I SAJ NË KUVENDIN E KOSOVËS ËSHTË KUSHTETUES (09.04.2013)
KADARE TEK JAHJAGA - KOMBI SHQIPTAR KA NJË PROBLEM ME KONTINENTIN E VET EVROPIAN, JEMI I VETMI KOMB QË KANË DASHUR TË NA NXJERRIN NGA KONTINENTI (09.03.2013)
MEDIAT ITALIANE - GOMONIA E ZHDUKUR ME 27 KLANDESTINË SHIHET NË BRIGJET E PULJAS (09.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]