E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BERISHA TEK PRESIDENTI, JEP DORËHEQJEN SI KRYEMINISTËR - I VJEN RADHA QEVERISË SË RE

E Hënë, 09.09.2013, 12:55pm (GMT+1)




TIRANË - Kryeministri Sali Berisha në Presidencë jep dorëheqjen si kryetar qeverie. Ky akt i hap dritën jeshile ardhjes në pushtet të qeverisë "˜Rama' e zgjedhur me votë nga zgjedhjet e 23 Qershorit.

Berisha i dorëzoi sot rreth orës 13:10 minuta presidentit, dorëheqjen nga posti që mban prej 8 vitesh dhe ky zhvillim ndodh vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë të legjislaturës së re. Takimi mes tyre zgjati rreth 20 minuta.

Kryeministri Sali Berisha dorëhiqet nga ky post sot dhe do ta ushtrojë detyrën deri në momentin që pasardhësi Edi Rama do të mandatohet nga Presidenti i Republikës si kryeministër në detyrë.

Nga ana e tij, kreu i shtetit ka afat 10 ditor për të dekretuar qeverinë e re "Rama". Kreu i shtetit, Bujar Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se "me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri".

Nga ana tjetër, sot, më 9 shtator mblidhet Kuvendi i parë i Shqipërisë, i cili pas verifikimit të mandatit të deputetëve duhet të zgjedhë drejtuesit e këtij institucioni ligjbërës. Kushtetuta bën të qartë rrugët dhe afatet ligjore brenda së cilës duhet të bëhet rotacioni politik nga PD-ja tek PS-ja, konkretisht si formohet qeveria e re. Në kapitullin e pestë të Kushtetutës është përcaktuar mënyra se si formohet Këshilli i Ministrave.

Në një nen më poshtë përcakton procedurën e formimit të qeverisë së re. "Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend", - thuhet në nenin 96 të Kushtetutës. Mbi bazën e kësaj prerogative, partia ose koalicioni fitues duhet t'i propozojë kreut të shtetit emrin e kryeministrit të ri, tashmë të përcaktuar, Edi Rama.

Pra, Partia Socialiste, si kryesuese e koalicionit të majtë, do t'i propozojë emrin e Ramës për kryeministër.

Pas këtij veprimi, emri i kryeministrit duhet të kalojë provën në Kuvend, së bashku me programin politik dhe votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emrat e ministrave, që pritet të ndodhë në seancën e ditës së enjte në 12 shtator. "Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij", - thuhet në nenin 97 të Kushtetutës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA MESNATA KOSOVA MBYLLI KUFIRIN PËR TË GJITHA PRODHIMET MAQEDONASE (09.09.2013)
KOSOVA DHE SERBIA U MUARËN VESH PËR TELEKOMUNIKACIONIN DHE ENERGJINË (09.09.2013)
SOT KOSOVA BËHET PJESË E KORPUSIT AMERIKAN TË PAQES (09.09.2013)
KOSOVË-SERBI, ÇËSHTJET E ZGJEDHJEVE KOMUNALE NË KOSOVË, TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE ENERGJISË DISKTUTOHEN SONTE NË BRUKSEL (09.08.2013)
KOSOVA BLLOKON MALLRAT NGA MAQEDONIA (09.08.2013)
Sot - Dita Ndërkombëtare e Shkrim-LeximitNË KOSOVË JANË MBI 50 000 ANALFABETË KLASIKË (09.08.2013)
VULLNETARË AMERIKANË DO TË PUNOJNË NË KOSOVË (09.08.2013)
SCHWARTZ - TËRNAVA ËSHTË DIKTATOR, DUHET LARGUAR (09.08.2013)
MAQEDONIA VË TAKSË TË RE UDHËTIMI - UDHËTARËT PRESIN ME ORË E ORË NË BLLACË (09.08.2013)
MAQEDONI - NËNKRYETARJA SHQIPTARE E PARLAMENTIT NUK LEJOHET TË DREJTOJË SEANCAT, NGA FRIKA SE MOS AJO FLET SHQIP (09.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]