E Hënë, 05.20.2024, 10:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bildt: Vonesa për Shqipërinë "teknike"
E Mërkurë, 10.28.2009, 08:19am (GMT+1)

 

 

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian thotë se vonesa në shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësi në BE nuk është për shkaqe politike, por vetëm teknike.

 

Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, tha se procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE-ja.

 

"E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar - konsultimin e parlamentateve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje kohët e fundit," tha zoti Bildt.

 

"Pra, është thjesht çështje teknike dhe nuk është politike," vuri në dukje ai.

 

BE-ja vendosi para disa muajsh t'i ofrojë Islandës një procedurë të përshpejtuar të anëtarësimit menjëherë sapo ky vend bëri aplikimin.

 

Shqipëria e paraqiti aplikimin për të qenë vend kandidat i BE-së në prill të këtij viti, vetëm disa dite pasi hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

 

U deshën dy vite qe kjo marrëveshje të ratifikohej nga të 27 Parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

 

Aplikimi i Shqipërisë u bë në një kohë që vendet anëtare ishin të ndara në opinionet e tyre lidhur me kohën e paraqitjes së tij.

 

Në mbështetje të aktit të Shqipërisë kanë qenë vende si Greqia, Republika Çeki dhe Italia, ndërsa më hezitues kanë qenë Gjermania, Holanda, Britania e Madhe.

 

Opozita në Shqipëri e konsideroi aplikimin e shpejtë si një veprim elektoral, sepse ai erdhi dy muaj para mbajtjes se zgjedhjeve politike.

 

Në rend të ditës të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në është çështja e heqjes së vizave Shengen.

 

Shqipëria po përpiqet që të përfitojë sa më shpejt nga ky proces në vijim të vendimit që Komisioni Evropian ka marrë tashmë për heqjen e vizave duke filluar nga fillimi i vitit 2010 për Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. (http://www.bbc.co.uk)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhorxh Soros, ky do të jetë shekulli i Kinës (10.28.2009)
Tragjedia e Tisës - konfirmohet vdekja e Elvira Jahës, 23 vjeçare (10.27.2009)
Kosova promovohet në CNN, BBC dhe Euronews (10.27.2009)
Karaxhiçi, komandant i spastrimit etnik (10.27.2009)
KUJTIMET DHE KRIMET E SË KALUARËS DHEMBIN EDHE SOT NË SREBRENICË (10.27.2009)
Departamenti Amerikan i Shtetit: Maqedonia nuk respekton liritë fetare (10.27.2009)
Miliband kandidon Toni Bleirin për president të Bashkimit Evropian (10.26.2009)
Evropa e Lirë: Vazhdon status quo në Mitrovicë (10.26.2009)
Prishtina nuk ushtron sovranitetin në veri (10.26.2009)
Hashim ThaçI: Shkaktarët e tragjedisë do të përgjigjen para drejtësisë (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]