E Martë, 05.21.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANË - TRITOL BIZNESMENIT, TRE TË PLAGOSUR
Shpërthim i telekomanduar në zyrat e sipërmarrësit të ndërtimit Armando Ceka. Të plagosurit në gjendje të rëndë

E Mërkurë, 02.26.2014, 06:19pm (GMT+1)



Në Shqipëri, një tjetër shpërthim eksplozivi ndodhi sot në Tiranë, në një zonë qëndrore të kryeqytetit. Një sipërmarrës ndërtimi dhe dy bashkëpunëtorë të tij mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombe të telekomanduar e cila ishte vendosur në ambientet e përdorura si zyrë nga sipërmarrësi. Dy prej tyre të plagosurve janë në gjendje të rëndë
 
Shpërthimi i sotëm, në rrugën Pjetër Budi në Tiranë, në një zonë qendrore, ndodhi gjatë paradites, kur dhe fluksi i lëvizjeve është i lartë. Ambientet e lokalit që përdorej si zyrë nga sipërmarrësi Armando Ceka, ndodhen buzë rrugës. Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi tritoli prej 500 gramësh, i telekomanduar. Sipërmarrësi Ceka dhe dy bashkëpunëtorë të tij, sapo kishin hyrë kur janë goditur nga vala e shpërthimit e cila dëmtoi katin e parë të ndërtesës si dhe një makinë që ishte parkuar aty pranë.
 
Dëshmitar okularë që u gjenden aty pranë ato momente treguan për mediat se personat e prekur nga shpërthimi kishin marrë dëmtime të shumta e madje edhe ishin gjymtuar. Të tre të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital ku sipas burimeve, të paktën për dy prej tyre, të cilët janë edhe në gjendje të rëndë, mjekët janë detyruar të bëjnë amputimin e gjymtyrëve të poshtme. Sipërmarrësi Ceka ka humbur njërën këmbë, ndërsa bashkëpunëtori i tij Julian Cela i ka humbur të dyja.
 
Ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Sipërmarrësi Ceka, vepronte në fushën e ndërtimeve. Shtatorin e kaluar ai kishte qenë shënjestër i një tjetër shpërthimi, një bombe të vendosur në makinën e tij. Burime jo zyrtare policore shpjegojnë se Ceka kishte probleme të shumta me personat të cilëve u kishte shitur apartamente, për shkak të mosrespektimit të kontratave.
 
Shpërthimet me eksploziv kanë shënuar një rritje shqetësuese kohët e fundit. Objektiv i tyre kanë qenë kryesisht sipërmarrës. Pak javë më parë një tjetër biznesmen në fushën e ndërtimeve humbi jetën në Durrës, pasi makina me të cilën udhëton shpërtheu. Ndërkohë një grup që mendohet të jetë autor i disa shpërthimeve në dy vitet e fundit u zbulua pak kohë më parë. Mes tyre dhe një vrasës me pagesë i cili ka pranuar të jetë autori i vrasjes të së paku dy personave dhe se ka përgatur disa bomba me telekomandë të përdorura në raste të tjera.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAKIQ DO TË NËNSHKRUAJË DOKUMENTET ME SIMBOLE TË KOSOVËS (02.26.2014)
19 RASTE ME GRIPIN E DERRIT NË SHQIPËRI - RASTET RRITEN ME 5% (02.26.2014)
MINISTRI GASHI - RRJEDHA E RADIKËS NUK MUND TË NDRYSHOHET PA PËLQIMIN E KOSOVËS (02.26.2014)
BE I JEP SHQIPËRISË 64 MILIONË EURO PËR REFORMA NË GJYKATA, ADMINISTRATË, BUJQËSI DHE INFRASTRUKTURË (02.26.2014)
OPOZITA MUND TË BOJKOTOJË PARLAMENTIN (02.25.2014)
NË KOSOVË HAPEN 90 VENDVOTIME PËR ZGJEDHJET E SERBISË! (02.25.2014)
LORIK CANA - SHQIPËRIA E KOSOVA TË KENË NJË KOMBËTARE (02.25.2014)
GJILAN - NJË MUAJ PARABURGIM NARKOTRAFIKANTIT TË SHQIPËRISË (02.25.2014)
AMBASADORI I SHBA, ARVIZU - SFIDA E RAJONIT ËSHTË LUFTA KUNDËR KRIMIT E KORRUPSIONIT (02.25.2014)
DANIEL SERWER - TRAZIRAT BOSHNJAKE NUK DO TË NDODHIN NË KOSOVË (02.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]