E Djelë, 05.19.2024, 05:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRISHTINA REAGON - PENGMARRËSI I 'LUFTHANSA' NUK ËSHTË KOSOVAR
Autoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij

E Enjte, 04.03.2014, 06:01am (GMT+1)




Ministria kosovare e Punëve të Brendshme reagoi të mërkurën pas lajmit se një shtetas kosovar ka marrë peng një aeroplan të "Lufthansa", në lidhjen Munich-Budapest. Sipas MBP-së, i dyshuari me emrin Muslim Halili nuk është shtetas kosovar, ndërsa tri herë i është refuzuar "riatdhesimi" në Kosovë.

"Në bazë të të dhënave të identitetit të personit të deklaruar për shtetësi kosovare, por edhe të dhënave të familjareve që ka ofruar personi dhe autoritetet gjermane, pas kërkimeve dhe verifikimeve nga MPB, përmes agjencive të saj, rezulton që personi në fjalë nuk është shtetas kosovar", thuhet në reagimin e MPB-së në Kosovë.

Autoritetet në Prishtinë thonë se këtë person nuk e kanë pranuar as atëherë kur Portugalia zyrtare ka kërkuar riatdhesimin e tij, kinse në Kosovë.

"Në bazë të kërkesës për riatdhesim nga Portugalia për Muslim Halimin, të bërë më datë 10.01.2012 dhe pas të gjitha fazave të verifikimit, autoriteteve portugeze u është kthyer përgjigje negative për riatdhesimin e këtij personi", thuhet në një kumtesë lëshuar nga MPB.

Sipas të njëjtit njoftim, kërkesa e dytë për verifikim me qëllim riatdhesimi e këtij personi është pranuar në Prishtinë me datë 23.08.2012, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, e adresuar nga autoritetet holandeze. Edhe kësaj here, sipas MBB-së, përgjigja ka qenë negative.

"Po ashtu edhe autoritet hungareze kane kërkuar të dhëna për këtë person nga MPB-ja, të cilëve u është kthyer përgjigja. Personi i cekur nuk është gjetur në asnjë regjistër dhe askush nuk e njeh që na bien te konkluzioni se nuk është shtetas i Kosovës", thuhet në reagimin e Prishtinës zyrtare.

Ndryshe, një ditë më parë mediet gjermane raportuan se një 28-vjeçar i prezantuar si kosovar, ka tentuar ta merr peng aeroplanit Munih- Budapest me 75 udhëtarë në bord, duke kërcënuar personalin me një mjet të mprehtë.

Sipas medieve gjermane, 28 vjeçar fillimisht kishte marrë peng një stjuardesë 50 vjeçare dhe me këtë e ka detyruar aeroplanin Airbus A320 që të kthehet në aeroportin e Mynihut. Autori i kësaj ngjarje sipas po këtyre medieve donte të kundërshtonte vendimin për largimin e tij nga Gjermania pasi i është refuzuar kërkesa për azil.

Ndryshe, shumë shtetas të rajonit kanë kërkuar azil në vendet e BE-së duke u prezantuar si kosovarë. Disa herë është vërtetuar se prezantimet e tilla kanë qenë të rreme.

albinfo.ch

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE (04.03.2014)
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut (04.02.2014)
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)
Zëri i Amerikës, DITMIR BUSHATI - DUHET MË SHUMË VËMENDJE E SHBA-së NË BALLKANMinistri i Jashtëm i Shqipërisë komenton situatën në Ukrainë dhe implikimet në rajonin e Ballkanit perëndimor (04.02.2014)
Zëri i Amerikës - VIZITA E RAMËS NË GJERMANI (04.02.2014)
PAS SHQIPËRISË JONATHAN MOORE DO TË VIZITOJË KOSOVËN (04.02.2014)
Zhvillohet takimi Rama-MerkelANGELA MERKEL - E SHIKOJMË POZITIVISHT STATUSIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIANMERKEL - SIVJET VIZITOJ TIRANËN (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]