E Enjte, 05.16.2024, 08:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - RRITJA EKONOMIME 0,44% MË 2013
Instat publikon vlerësimet paraprake. Në fund të vitit të shkuar ekonomia ju rikthye rritjes pozitive pas rënies së regjistruar në tremujorin e tretë

E Hënë, 04.07.2014, 07:00pm (GMT+1)



Shqipëria ka regjistruar një ritëm mjaft të ulët të rritjes ekonomike gjatë vitit të shkuar. Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Statistikave, vlerësohet se rritja ka qenë në nivelet e 0.44 përqind, kuota më e ulët në 16 vitet e fundit. Kjo e dhënë u bë e ditur pas publikimit të shifrave për tremujorin e fundit të viti të shkuar, gjatë të cilit ekonomia shënoi përmirësim, ndonëse të ulët, me 1.1 përqind, pas rënies negative të tremujorit të tretë
 
"Me vlerësimin e tremujorit të katërt, ne kemi mundësinë që të bëjmë një vlerësim paraprak për vitin 2013 i cili mbështetur në treguesin e Vlerës së Shtuar Bruto  tremujore pati rritje prej 0.44% krahasuar me vitin 2012", njoftoi sot  drejtori i Institutit të Statistikave Gjergj Filipi.
 
Kjo shifër është dhe më e ulët jo vetëm se parashikimet fillestare për buxhetin e vitit 2013, por edhe ato të rishikuara. Qeveria e re, e ardhur në pushtet shtatorin e kaluar, shpresonte në një rritje te 1.3 përqind, por me kalimin e muajve, kjo pritshmëri u ul deri në 0.7 apo 0.6 përqind.
 
Sipas drejtorit Filipi situata ekonomike e vitit të shkuar kërkon të analizohet me vëmendje: "Vendi ka kaluar goditje dhe këto goditje shpërndahen në mënyrë të ndryshme në sektorë të ndryshëm dhe krijojnë perspektiva të ndryshme zhvillimi të menjëhershëm apo më të ngadaltë, më të qëndrueshëm apo më intensive, per secilin prej sektorëve".
 
Në rritjen e ulët për 2013 duket se ka ndikuar në mënyrë të vecantë rënia e fortë që ekonomia pësoi në tremujorin e tretë, kur shënoi një ecuri negative me minus 2.5 përqind, ndërkohë që në pjesën e parë të vitit pati një rritje mesatare prej afër 1.67 përqind. Tremujori i katërt, megjithëse u rikthua në norma pozitive, ishte përsëri i ulët. "Ekonomia në tremujorin e katërt të vitit 2013 vlerësohet me rritje prej 1.10% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012. Ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Tregti Hotele dhe Restorante, Ndërtim, Industri dhe Posta dhe Komunikacioni", shpjegoi zoti Filipi.
 
Në këtë tremujor bie në sy rikthimi në ritme pozitive i sektorit të ndërtimit, pas një periudhe të errët në 2012 dhe ulje ngritjeve gjatë vitit të shkuar: "Ndërtimi në këtë tremujor shënon elemente pozitiviteti. Në tremujorin e mëparshëm ka patur një rënie domethënëse dhe ka rekuperuar në tremujorin e fundit me vetëm 3.6 përqind. Po të vemë re luhatshmërinë kohore të këtij komponenti për të gjithë tremujorët e viteve pararendëse, ndërtimi duket sikur është duke gjetur pozicionin e tij si sektor me domethënien respektive në ekonominë shqiptare. Dhe në këtë rrugëtim kemi disa oshilacione, ku në vitin 2012 të katër tremujorët kanë qenë rënës me shifra të mëdha", tha drejtori i Instat-it.
 
Rritja e sektorit të ndërtimit duket se I dedikohet një shtimi të ndjeshëm të lejeve të ndërtimit gjatë fundvitit të shkuar. Ndërkohë që Transporti vazhdoi të qëndrojë në nivele negative, duke rregjistruar madje një rënie shumë të fortë me 27.9 përqind. Një ndikim të ndjeshëm duket të ketë dhënë falimentimi nëntorin e shkuar I kompanisë ajrore BelleAir.
 
Për vitin 2014 qeveria shpreson që ekonomia të rikthehet në rrugën e një rritjeje ne nomra më të larta, vecanërisht gjatë pjesës së dytë të vitit, kur deri atëherë pritet të jenë shlyer mbi 350 milion dollarë borxhe që shteti kishte ndaj ndërmarrjeve private.
za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT E MALIT TË ZI PROTESTË KUNDËR GJUKANOVIÇIT - SOT NË TUZ E NESËR NË WASHINGTON (04.07.2014)
SHQIPËRI - POLICIA KONFISKOI SASI TË MËDHA DROGE (04.07.2014)
KOSOVË - KREU I KUSHTETUESES SHKEL KUSHTETUTËN (04.07.2014)
QEVERIA RAMA LETËR PROKURORIT LLALLA - TË HETOHEN 'PESHQIT' E MËDHENJ (04.07.2014)
FËMIJËT SHQIPTARË DENONCOJNË DHUNËN (04.07.2014)
KOSOVËS I HAPEN DYERT E NATO-s (04.06.2014)
KOSOVË - KUNDËRSHTOHET GJYKATA E POSAÇME (04.06.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA - GJYKATA E POSAÇME, DËSHMI E BASHKËPUNIMIT ME DREJTËSINË NDËRKOMBËTARE (04.06.2014)
RAMA DEKORON ERMONELA JAHON - ËSHTË AMBASADORJA JONË MË E MIRË NË BOTË (04.05.2014)
AMBASADA E SHBA, NJOFTIM PËR LAZARATIN - ËSHTË ZONË JASHTË KONTROLLIT, MOS U AFRONI (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]