E Premte, 05.17.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA - S'PRANOJMË KUSHTE

E Mërkurë, 07.16.2014, 06:58am (GMT+1)



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sërish ka shkruar në faqen e tij të rrjetit social Facebook.

Kësaj radhe, ai ka folur në lidhje me marrëveshjen e 10 qershorit në mes të tri partive LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

"Të gjithë ne kemi subjektivitetin tonë dhe parimet dhe politikat bazë partiake, prandaj kushtet e veçanta nuk funksionojnë në një marrëveshje të ndërtuar pa kushte", ka thënë Mustafa duke iu referuar marrëveshjes me bllokun.

Në vijim ju sjellim të plotë reagimin e tij:

Një marrëveshjeje pa kushte nuk i përgjigjet një marrëveshje me kushte.
Më 10 qershor të këtij viti nënshkruam marrëveshjen LDK, AAK dhe Nisma për të ofruar një alternativë tjetër qeverisëse; zhvillim ekonomik, shtet ligjor, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, partneritet ndërkombëtar. Bashkuam 30 deputetë të LDK-së, 11 të AAK-së dhe 6 të Nismës, formuam grupin parlamentar prej 47 deputetëve. Si kurrë më parë, biseduam bashkërisht e edhe me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur rrugë dhe forma bashkëpunimi në të ardhmen. Biseduam dhe po bisedojmë edhe me deputetët e komuniteteve jo shumicë dhe kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim. Konsideruam dhe konsiderojmë se është në interes të vendit të bashkëpunojmë, pa marrë para sysh se a gjenden modalitete për të qeverisur bashkë, apo për të realizuar synimet e përbashkëta. Të gjithë ne kemi subjektivitetin tonë dhe parimet dhe politikat bazë partiake, prandaj kushtet e veçanta nuk funksionojnë në një marrëveshje të ndërtuar pa kushte. Nuk funksionojnë edhe nga fakti i fuqisë politike të determinuar me numrin e deputetëve dhe me votat e fituara nga këto zgjedhje. LDK si subjekt më i madh nuk vuri kushte dhe ne nuk dëshirojmë të pranojmë kushte. Kushti i vetëm është të punojmë për të mirën e vendit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - S'DO TË KETË PËRLESHJE NË KUVEND, NËSE ËSHTË NEVOJA RRIMË NË KËMBË (07.16.2014)
JAHJAGA, NË KONSULTIM ME NDËRKOMBËTARËT, DO TË PËRPIQET TA SHMANGË DHUNËN NË KUVEND MË 17 KORRIK (07.15.2014)
MINISTRAT E BRENDSHËM GJERMAN E FRANCEZ NË TIRANË (07.15.2014)
NË SKËNDERAJ PO GËRMOHET PËR GJETJEN E TRUPAVE TË VIKTIMAVE TË LUFTËS SË FUNDIT (07.15.2014)
VRASJA E SANTOS, LIHEN TË LIRË DY KUSHËRINJTË GJOZI - HETIMET NË PIKËN ZERO (07.15.2014)
QEVERIA RAMA E BËN RRUGËN E KOMBIT ME PAGESË (07.15.2014)
NATO - RAPORTE TË MIRA ME FSK-në (07.15.2014)
JAHJAGA - AGJENDA KRYESORE E KOSOVËS ËSHTË ANËTARËSIMI NË BE (07.15.2014)
ZBULOHET TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I BOMBAVE ME CELULARË - NË DURRËS KAPEN 3 USHTARAKË (07.15.2014)
BISEDIMET PËR KOALICIONIN LDK-AAK-NISMA-VV KANË HYRË NË FAZËN VENDIMTARE (07.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]