E Premte, 04.26.2024, 11:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA E SHQIPËRISË - MUNGOJNË 7 MILIONË DOLLARË

E Mërkurë, 07.30.2014, 07:28am (GMT+1)



Banka e Shqipërisë njoftoi dje në mbrëmje se sasia e parave të vjedhura nga thesari saj arrijnë në 713 milion lekë, ose afër 7 milion dollarë. Banka sqaron se sipas saj procedurat dhe aktet nënligjore për ruajtjen dhe administrimin e parave janë të standarteve ndërkombëtare e po ashtu dhe teknologjia e monitorimit të mjediseve është ajo e duhura, porse vjedhja ka ndodhur sipas Bankës, vetëm si pasojë e mospërmbushjes me rigorozitet të detyrës nga ana e disa punonjësve të saj. Për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë, ka nisur dhe një hetim i prokurorisë ndërkohë që komisioni i Ekonomisë ka thirrur sot në një seancë të posacme guvernatorin Ardian Fullani

Deklarata e mbrëmshme e Banës së Shqipërisë është e dyta për vjedhjen disa milionëshe në mjediset e Thesarit. Një javë me parë, në një tekst prej vetëm disa rreshtash, Banka njoftoi se kishte bërë kallzim ndaj dy punonjësve të saj të cilët kishin "përvetësuar vlera monetare", dhe se "për shkak të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe hetimor informacioni i detajuar rreth ngjarjes është i klasifikuar".

Kallzimin ndaj dy punonjësve të saj, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, Banka tha se e kishte bërë më 21 korrik. Asaj ju deshën 8 ditë që vetëm mbrëmë të nxirrte vlerën e saktë të parave të vjedhura, plotë 713 milion lekë, ose afërsisht 7 milion dollarë, nga të cilat rreth 1.4 milion dollarë kishin qenë monedha të destinuara për t'u asgjësuar. Në deklaratën e shpërndarë mbrëmë duket se Banka përpiqet të minimizojë ngjarjen, si një episod të vecuar, ndonëse punonjësi i saj Bitraj mësohet të ketë shpjeguar se ai vidhte para periodikisht dhe se e bënte këtë prej katër vitesh.

Banka e Shqipërisë shprehet se grupet e saj të punës kanë arritur në përfundimin se

"aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cashi janë në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare"  dhe se "procedurat e mirëpërcaktuara në këto akte garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare në ruajtje dhe në administrim". Por pikërisht këtu duket se ka caluar gjithshka. Për katër vjet evidencat e Bankës nuk kanë të mundur të konstatojnë paratë e munguara, e po ashtu askush nuk ka mundur të dallojë punonjësin Bitrja që vazhdimisht vidhte para, ndonëse në deklaratën e saj  Banka shprehet se edhe "infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet".

Sipas deklaratës së mbrëmshme, vjedhja nuk ka ndodhur në depot e thesarit, por "në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in". Banka gjithashtu duket se kërkon të ngushtojë dhe mbyllë rrethin e përgjegjësisë të një numër i kufizuar punonjësish të saj ndërsa sqaron se "në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre".

Guvernatori Ardian Fullani është thirrur sot në një seancë të posacme në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ndërsa mbi ngjarjen ka nisur dhe një hetim i prokurorisë, i cili deri më tani duket se ka qenë i kufizuar dhe i përqëndruar vetëm te dy punonjësit e arrestuar, ndërsa edhe për vlerësimin e vlerave të vjedhura është pritur një raport i hartuar po nga vetë Banka. Punonjësi Bitraj ka deklaruar se i ka shpenzuar paratë e vjedhura në lojra fati. Një variant që dhe për prokurorët duket se nuk është shumë bindës. Ata kanë urdhëruar verifikimin e pasurive të punonjësve të arrestuar dhe të afërmve të tyre si dhe kontrolle në Bankat e nivelit të dytë për të parë nëse ka patur transaksione financiare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - GJETJET E WILLIAMSON, BARRË E RËNDË PËR KOSOVËN (07.29.2014)
VJEDHJA NË BANKËN QENDRORE - GUVERNATORI THIRRET NË KUVEND (07.29.2014)
JAMES HOOPER - RAPORTI I Z WILLIAMSON KA TË BËJË ME TË ARDHMEN E KOSOVËS (Intervistë)Hooper - Ky rast nuk e errëson imazhin e UÇK, por ka të bëjë me disa që e përdorën pozitën e tyre për të fituar pushtet politik pas luftës& (07.29.2014)
CLINT WILLIAMSON PARALAJMËROI AKTAKUZA KUNDËR FIGURAVE QENDRORE TË UÇK (07.29.2014)
BRUKSEL - WILLIAMSON SOT PARAQET RAPORTIN PËR TRAFIKIMIN E ORGANEVE NË KOSOVË (07.29.2014)
RAPORTI I DASH - NË KOSOVË GJATË VITIT 2013 KISHTE MË PAK TOLERANCË FETARE (07.29.2014)
RAPORTI I DASH - QEVERIA SHQIPTARE PAK PËRPARIME NË KTHIMIN E PRONAVE GRUPEVE FETARE (07.29.2014)
FENOMEN I RRALLË NË SHQIPËRI - NDRIÇOHET QIELLI NATËN (07.28.2014)
FITËR BAJRAMI NË SHQIPËRI, KOSOVË E MAQEDONI (07.28.2014)
KREMTJA E FITËR BAJRAMIT - MESAZHE PËR PAQE E TOLERANCË (07.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]