E Djelë, 05.19.2024, 04:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NDIKIMI I KRIZËS POLITIKE TË KOSOVËS NË PROCESET E SERBISË

E Mërkurë, 08.13.2014, 07:11pm (GMT+1)

Komisioni Evropian pret që "kapitulli për Kosovën" të mos e bllokojë rrugën e Serbisë drejt BE. Bashkimi Evropian është i kënaqur me përparimet e Serbisë. Kur do të hapet "kapitulli i Kosovës"?

"Serbia është e fokusuar tek axhenda evropiane, po përparon mirë dhe po tregon një nivel të lartë gatishmërie", thonë në Komesarietin e BE për Zgjerimin. Beogradi e ka hapur (disa edhe i ka përfunduar) deri tani procesin e shqyrëtimit (screening) të 18 kapitujve të domosdoshëm në procesin e integrimeve, që është më shumë se gjysma (gjithësejt 35). Në Komisionin Evropian presin që deri në mars të vitit të ardhshëm (2015) të përfundojë procesi i shqyrëtimit i të gjithë kapitujve.

Cili kapitull do tw hapet i pari?

"KE mendon se ndër të parët duhet të hapen kapitujt 23 i 24 (për sundimin e ligjit dhe liritë e njeriut). Por edhe kapitulli 35 (që ka të bëjë me çështjen e Kosovës)", shpjegon për Deutsche Wellen, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin e BE, Peter Stano.

Dialogu (nuk) është ndërprerë.

Dialogu (nuk) është ndërprerë.

"Hapja e kapitujve 23 i 24 varet nga shpejtësia e planeve aksionale të Beogradit, të cilat duhet t'i dërgohen Këshillit të BE dhe vendeve anëtare të BE për miratim. Ndërsa tek kapitulli 35, vendet anëtare të BE duan të shohin përparime në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu me Prishtinën, të arritura në Bruksel. Shqyrëtimi i këtij kapitulli është stopuar për shkak të ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që kushtëzohet edhe me krizën politike në Kosovë. Serbia nuk është përgjegjëse në këtë rast", shpjegon Stano.

Roli i Gjermanisë

Në qarqet diplomatike në Bruksel thonë se ekziston edhe një skenar, sipas së cilit, Gjermania do të dëshironte që së pari të hapet kapitulli 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve me Kosovën. Por vendimi se cili kapitull duhet të hapet i pari merret me konsenzusin e të gjitha vendeve anëtare. Sipas këtyre burimeve, shumica është kundër ngadalësimit të përparimit të Serbisë, për shkak të krizës politike në Kosovë dhe "mungesës së partnerit" për vazhdimin e dialogut. Por diplomatët presin zbatimin e denjë të Marrëveshjes së Brukselit.

Skenari tjetër i mundshëm

Në një skenar tjetër thuhet se ndër të parët mund të hapet kapitulli 32 (kontrolli finansiar), sepse këtu nuk ka kushtëzime. Kryesia greke e BE-së ka kërkuar në qershor që Serbia të paraqesë planet e saj për bisedime në këtë sektor. Teorikisht ekziston edhe mundësia që ky kapitull të hapet deri në fund të vitit, gjë që shpreson edhe qeveria në Beograd. Megjithatë në KE presin që kapitulli i parë i negociatave me Serbinë të hapet në pranverën evitit të ardhshëm.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - PRITEN SË PAKU EDHE 20 ARRESTIME (08.13.2014)
GJERMANIA NUK LËSHON PE - KOSOVA DO TË JETË NË OKB (08.13.2014)
ISHUJT SOLOMONE E NJOHIN KOSOVËN (08.13.2014)
OLIVER IVANOVIC DHE KATËR TË TJERË AKUZOHEN PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE (08.12.2014)
SHQIPËRIA NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË RINISË (08.12.2014)
JAHJAGA - INTEGRIMET, RRUGA E VETME E KOSOVËS (08.12.2014)
KOSOVË, TË DYSHUARIT PËR TERRORIZËM - PARA GJYKATËS (08.12.2014)
JULIAN DEDA FIRMOS PETICIONIN PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - FIRMOS EDHE TI (08.12.2014)
DRITËRO AGOLLI - VJEDHJA E BANKËS SI NË ROMANE, GUVERNATORI PO SHKEL BANKËN, TË MARRË FAJIN (08.12.2014)
PARATË E VJEDHURA NË BANKËN E SHQIPËRISË 'ZËVENDËSOHESHIN' ME LETRA (08.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]