E Hënë, 04.29.2024, 01:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SKANDAL, SEKRETARI I KOKËDHIMËS OFRON PUNË, SI KËMBIM KËRKON SEKS ME 14 VJEÇARE - NEWS24 VIDEO EKSKLUZIVE SONTE NË ORËN 19

E Shtunë, 08.16.2014, 05:21pm (GMT+1)



SARANDË - Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec.

Gazetari i emisionit "Ajsberg' në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec.

Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

"Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua", janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

"Unë, ti dhe vajza do t'i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim".

Agron Cane është cmendur pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare "9-tetori", madje mundohet të hiqet si profesionist në ceshtje seksi. Cane shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë-ngadalë.

"Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks", këshillon Agron Cane.

"E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është", shton me tej Cane.

Agroni thotë se vajza nuk do pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14-vjeçares do t'i pjellë kokoshi duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitojë pasi ai të zgjidhet kryebashkiak i Sarandës.

"Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen", shprehet Agron Cane.

Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.

Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë E. G., t'i telefonoj 14-vjeçares të vij në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisi për aktin final.

"Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim", thotë Agron Cane.

Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është manjak seksual.

"Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi", rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë.
zedhenesei i minitrise se brendhsme
REAGON MPB: NGJARJA NEN HETIM, ASKUSH NUK ESHTE I PANDESHKUESHEM
Pas denoncimit të bërë nga Neës24 të skandalit ku sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, Agron Cane, i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjeçare për favore seksuale, ka reaguar Ministria e Brendshme. Në një deklaratë Këshilltari për Mediat i kësaj ministrie, Florion Serjani therksoi se pas denoncimit  te rastit, kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe është arrestuar 60-vjeçari Cane.

"Po vijojmë punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Është marrë denoncimi nga shtetasja E.G. Ministri Tahiri i ka telefonuar gazetarit Artur Çani për të dorëzuar materialet që disponon. Në këto momente materialet i disponon gazetari dhe nuk i janë vënë në dispozicion policisë"- u shpreh Serjani.

Më tej ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta përdorë rastin për interesa politike. "Opozita lëshohet me tërbim dhe orvatet ta politizojë me shpifje dhe fyerje. Policia është gjetur menjëherë pranë viktimës së abuzimit. Askush nuk e ka kërcënuar gazetarin dhe as ka bërë më të voglin presion mbi të, gjë që e konfirmon edhe vet gazetari. Për Ministrinë e Brendshme të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit"- thekson Këshilltar për Mediat i MB.

Ai u shpreh se 60 vjeçari Agron Cane është shoqëruar dhe arrestuar pa hezitim.

TAHIRI TELEFONON ARTUR CANIN
Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se "˜do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane'.

PRANGOSET AGRON CANE
Pas publikimit te lajmit, policia arrestoi rreth ores 12:00 sekretarin e Kokëdhimës, Agron Cane.
Ministria e Brendshme njofton
Ditën e djeshme, datë 15.08.2014"Ž, rreth orës 19:30, Komisariati i Policisë Sarandë është vënë në dijeni të një veprimtarie të paligjshme nga ana e shtetasit A.C.

Gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit.

Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj.

Agron Cane ne takimet e Kokedhimes

cane me kokedhimen




 Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon, për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Deri në këto momente, materiali që disponon gazetari Artur Çani, nuk i është vënë ende në dispozicion Policisë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj".

ARTUR CANI: SI U INFORMOVA PËR SKANDALIN
ARTUR CANI  
Gazetari Artur Cani në studion e News24 në Gjirokastër tregon se u informua fillimisht nga gazetari i Sarandës, Telnis Skuqi mbi një ngjarje të rëndë që po ndodhte në Sarandë.
Cani tregon se Agron Cane takimet me gruan i ka pasur në zyrë, më pas e ka kërkuar dhe në kafene. Gazetari shpjegon se gruaja është një njeri me shumë halle ndaj për të mbrojtur zonjën e ka denoncuar ngjarjen në policinë e Sarandës. Policia e Sarandës ka marrë në pyetje gruan gjatë mbrëmjes së të premtes me qëllim të mbledhe fakte.
Artur Cani bën me dije se deputeti Koco Kokëdhima është drejtuar drejt Sarandës për të të takuar gruan me inicialet E.G.
Gazetari shprehet se ne oret e vona te nates ka pasur nje telefonate nga ana e ministrit Tahiri. sipas tij, ministri kerkoi te informohet rreh ketij skandali. 'Kuptohet, ministri nuk ishte ne situate komode ne kete rast, por patem nje komunikim normal e te qete", u shpreh Artur Cani.

DIDI: TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT
didi per ngjarjen e Sarandes
Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi komentoi skandalin në Sarandë të zbuluar nga gazetari i News24, Artur Cani. Didi garantoi se ligji do të veproje dhe kundrejt sekretarit të deputetit, sepse theksoi ai, "˜të gjithë janë të barabartë para ligjit.
"U vura në dijeni për ngjarjen pak kohë më parë. Do veprojmë si për cdo shtetas tjetër sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit".

PD: SKANDALI KOKËDHIMA, TË NDALET PRESIONI NDAJ VIKTIMAVE DHE MANIPULIMI I RRETHANAVE
Pas bërjes publik të skandalit në Sarandë, Partia Dëmokratike ka reaguar duke e cilësuar këtë me termin "˜skandali Kokëdhima". Në një dekalaratë për shtyp, deputeti i PD, Arben Ristani Kokëdhima është përfshirë në këtë skandal, ndërsa gruaja dhe vajza po marrin kërcënime. PD bën thirrje që Policia e Shtetit të marrë menjëherë në mbrojtje viktimat.

Deklaratë e deputetit Arben Ristani

News 24, ka lajmëruar transmetimin në 19.00 të videos ku njeriu i Koço Kokëdhimës kërkon favore seksuale në këmbim të punësimit.
Partia Demokratike denoncon skandalin që po ndodh, pas lajmërimit të transmetimit sonte në orën 19.00, nga News 24, të një video, ku sipas këtij televizioni, sekretari i deputetit Koco Kokëdhima, është kapur në flagrancë duke kërkuar favore seksuale, për emërimin e një gruaje në punë.
Po ndërkohë që pritet transmetimi i kësaj vidoeje, një skandal edhe më i madh po ndodh, ku gjithë strukturat e qeverisë janë angazhuar me presione dhe mjete të tjera për të bërë të mundur manipulimin e rrethanave.
Ministri i Brendshëm ka telefonuar autorin e emisionit Artur Cani.
Policia ka shoqëruar në orët e vona të natës gruan dhe vajzën e saj, për të cilën, njeriu i Kokëdhimës, ka kërkuar favor seksual.
Po ashtu, sipas burimeve tona, deputeti Kokëdhima është përfshirë menjëherë në këtë histori, duke kërkuar që ai vetë të flasë me viktimat e poshtërimit njerëzor, nga njeriu i tij i besuar.
Gruaja që ka kërkuar punë, dhe vajza e saj, marrin vazhdimisht kërcënime në telefon.
Ne i kërkojmë Policisë së Shtetit të reagojë menjëherë, të marrë në mbrojtje viktimat, të ndalojë presionin dhe torturën ndaj tyre.
I kërkojmë Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin, dhe të mos bëhet palë me perversët seksualë që dhunojnë qytetarët.
I kërkojmë Prokurorisë së Shtetit, të ndërhyjë menjëherë dhe të ndalojë këtë maskaradë që po ndodh ditën për diell, ku beu pervers i Sarandës dhe i Jugut, krahu i djathtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, me manjakët e tij, kërkon të mbyllë çështjen.
Presionet e deputetëve socialistë, të Ministrit të Brendshëm dhe strukturave të policisë ndaj minorenëve dhe prindërve të tyre janë një e keqe shumë e madhe që duhet të ndalet sa më parë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULEJMAN REXHEPI - SHQIPTARËT MYSLIMANË NË MAQEDONI JANË KEQPËRDORUR (08.16.2014)
BREGDETI JUGOR DO TË RREGULLOHET ME KONKURS NDËRKOMBËTAR (08.16.2014)
CIA - SERBIA KA PROBLEME ME KOSOVËN DHE BOSNJËN (08.16.2014)
MAQEDONI - U ARRESTUA NJË I AKUZUAR PËR KRIM TË ORGANIZUAR (08.16.2014)
INCIDENT NË VERIUN E MITROVICËS (08.16.2014)
HASHIM THAÇI PO BËN PRESION NDAJ GJYKATËS KUSHTETUESE (08.15.2014)
HALIL MATOSHI - BARRIKADAT NË MITROICË MË TË RREZIKSHME SE EKSTREMIZMI FETAR (08.15.2014)
ERMELINDA MEKSI KËRKOI SHKARKIMIN - KËSHILLI MBIKQYRËS MBRON FULLANIN (08.15.2014)
Deutshe Welle - VJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË FLET PËR MËNYRËN SI MENAXHOHET INSTITUCIONI (08.15.2014)
PETICIONI NDAJ FULLANIT, SMS KËRCËNUESE NDAJ AJTANGA LUBONJËS - POLICIA IDENTIFIKON AUTORIN (08.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]