E Shtunë, 04.27.2024, 01:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KONFERENCA E BERLINIT - RAST DHE QORTIM PËR BALLKANIN

E Premte, 08.29.2014, 07:30pm (GMT+1)



Bashkimi Evropian u ka rikonfirmuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se rruga për në BE kalon përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kështu vlerësojnë analistët politikë pas përfundimeve të konferencës për vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Berlin, nën organizimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Analisti Shpend Kursani ka thënë për Radion Evropa e Lirë se konferenca e Berlinit shpërfaqi brengën e Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian me nivelin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit.

"Nga kjo konferencë edhe njëherë u shfaq interesimi i Bashkimit Evropian që këto vende të hyjnë në BE, mirëpo u tha qartë që pa u luftuar dukuritë siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, Bashkimi Evropian vetëm se mund të harrohet", ka theksuar Kursani.

Konferenca e Berlinit, sipas Shpend Kursanit, i ka "legjitimuar" në njëfarë mënyre disa nga liderët e vendeve Ballkanike edhe si përgjegjës për gjendjen e krijuar në vendet e tyre.

"Me këtë takim, Bashkimi Evropian dhe Gjermania i kanë legjitimuar liderët e këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët pikërisht janë përgjegjës për nivelin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse sidomos Gjermania e ka të qartë se këta liderë të gjithë janë milionerë dhe persona shumë të pasur në vendet e varfëra të Ballkanit Perëndimor", ka thënë Kursani.

Ndërkohë, analisti Shenoll Muharremi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Konferenca ishte një hap pozitiv, pasi që rikonfirmon të ardhmen dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Kurse sa i përket Kosovës, ai ka shprehur dyshime rreth projekteve të cilat kryeministri në largim, Hashim Thaçi i ka prezantuar duke kërkuar mbështetjen e BE-së.

"Projektet që specifikisht Kosova i ka propozuar, kanë qenë të çuditshme, ngase BE-ja nuk do t'i financojë ato rrugë që i ka prezantuar z.Hashim Thaçi. Për mendimin tim, Gjermania në këtë rast i ka mbledhur vendet e Ballkanit Perëndimor jo vetëm për t'u siguruar të ardhmen e tyre evropiane por edhe për të kërkuar tregje për kompanitë gjermane që të investojnë".

"Ndërsa për të qenë atraktive Kosova për bizneset gjermane duhet të bëjë shumë më shumë, duke u nisur pikë së pari në çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjykatat funksionale e të ngjashme", ka thënë Muharremi.

Kosova, sikurse edhe vendet tjera të rajonit duhet të krijojnë ambient të sigurt për investitorët e jashtëm, para se të kërkojnë mbështetje të projekteve të caktuara, ka theksuar Shenoll Muharremi.

"Nga aspekti praktik i përfitimit të bizneseve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, nuk shoh kurrfarë progresi. Kjo për shkak që Kosova, por edhe vendet tjera të Ballkanit kanë shkuar me ide e projekte utopike në të cilat nuk besoj që as BE-ja e as Gjermania janë të interesuar t'i investojnë mjetet në autostrada", është shprehur Muharremi.

Në këtë Konferencë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, u kanë bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, që fuqishëm të lëvizin përpara me reforma të thella ekonomike dhe politike, me të cilat do të shtoheshin gjasat e tyre për pranim në BE.

Në takimin njëditësh në Berlin, morën pjesë zyrtarët e lartë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe Sllovenia e Kroacia, që tashmë janë anëtare të BE-së.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë me këtë rast se shtetet e Ballkanit mbajnë barrën kryesore dhe varësisht nga efikasiteti i reformave strukturore përmbajtjesore, e sidomos atyre në fushën e sundimit të rëndit dhe ligjit, do të përcaktohet edhe dinamika e anëtarësimit në BE.

Mirëpo, ka shtuar ai, është e qartë se reformat e tilla do të jenë shumë të vështira në rast se BE-ja nuk e mban derën e hapur dhe nuk ofron ndihmën e nevojshme qoftë teknike apo financiare për t'i përshpejtuar këto reforma.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË I VRARË DHE DY TË PLAGOSUR NË KOSHTOVË TË MITROVICËS - AUTORËSIA, ENIGMATIKE (08.29.2014)
FMN - VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, INCIDENT I RËNDË, TË ZBATOHET LIGJI EDHE PËR DREJTORIN DHE BORDIN (08.29.2014)
DËSHMIA - SHPËRTHIMI NË VLORË SI NË BAGDAD, VAJZA BËRTISTE, ASKUSH NUK E NDIHMONTE! (08.29.2014)
ARDIAN GJINI - GJYQTARËT E KUSHTETUESES JANË FUNDËRRINA, LAN DO TË GJEJË MUNDËSI TË DALË NGA NGËRÇI I KRIJUAR PREJ TYRE (08.29.2014)
OKB - KËSHILLI I SIGURIMIT DEBATON PËR KOSOVËN (08.29.2014)
KOSOVË - DY INTERPRETIMET E AKTGJYKIMIT PËR KRYETARIN E KUVENDIT (08.29.2014)
Frankfurter Allgemeine Zeitung - PARTNERITET I PRIVILEGJUAR, JO ANËTARËSIM PËR SHTETET E BALLKANIT (08.29.2014)
ANGELA MERKEL - PROCESI I ANËTARËSIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR TË PËRSHPEJTOHETMerkel u rikujtoi Serbisë dhe Kosovës që duhet të përmbushin marrëveshjet e arritura që të mos rrezikojnë perspektivën e pranimit në BE (08.29.2014)
AMBASADA E SHBA - TË RESPEKTOHEN VENDIMET E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.29.2014)
BUSHATI - BALLKANI NË BE, MË SHUMË SIGURI DHE BURIME TË DIVERSIFIKUARA (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]