E Martë, 05.14.2024, 04:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KINA PREMTON AUTOSTRADËN SHQIPËRI-MAQEDONI

E Mërkurë, 09.10.2014, 10:59am (GMT+1)


Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kinë, është shoqëruar me një premtim nga shteti kinez për Shqipërinë: Bashkëpunim më të ngushtë mes palëve. Gjatë takimit me homologun e tij kinez Li Keqiang, kryeministri mori garancinë e Pekinit për të ndërtuar një autostradë që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

"Kina dhe Shqipëria do të punojë për të bërë përparime në projekte të mëdha, duke nxitur ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë në mënyrë të veçantë",  tha Li.

Li Keqiang vlerësoi miqësinë tradicionale mes Shqipërisë dhe Kinës dhe e cilësoi vizitën e homologut shqiptar si një mundësi për përmirësimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe për të promovuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Më tej kryeministri kinez deklaroi se sektori i energjisë, bujqësisë dhe infrastrukturës do të jenë prioritetet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai tha se Kina është e gatshme të importojë produktet bujqësore dhe minerare nga Shqipëria për të mbështetur ndërmarrjet kineze, si dhe angazhimin në zhvillimin e infrastrukturës në Shqipëri.

Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se të dy vendet kanë gëzuar marrëdhënie të shëndosha, dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar miqësinë tradicionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën.  Ai përshëndeti investimet e sipërmarrësve të shumtë kinezë në Shqipëri, dhe premtoi lehtësimin e transaksioneve të tilla.

Energjia, nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit

Shqipëria dhe kompania shtetërore kineze kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për sektorin e energjisë.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili po shoqëron kryeministrin Rama në Kinë, ka firmosur bashkëpunimin me kompaninë energjetike "Power China", së bashku me drejtorin ekzekutiv të saj. Kjo kompani zotëron rreth 50% të tregut botëror të hidroenergjisë. Për nënshkrimin e memorandumit, mësohet se është është punuar rreth gjashtë muaj.

Rama merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror


Ndërkohë gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kinë, kryeministri Rama mori pjesë në sesionin mbi ekonominë me temë, "Suksesi i një ekonomie të re krijuese". Sesioni që u mbajt nga Forumi Ekonomik Botëror në Tianjin të Kinës lindore, kishte rreth 1900 pjesëmarrës nga 90 vende të ndryshme të botës.

 Vetë kryeministri Rama, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë sesion, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter. Kreu i qeverisë vlerësoi diskutimin e panelit të Forumit Ekonomik Botëror dhe bëri me dijë dy tematikat kryesore të tij, teknologjinë e re dhe arsimin.

"Paneli i parë i Forumit Ekonomik Botëror, një diskutim interesant mbi teknologjinë e re dhe arsimin për të gjithë", shkruan Rama në Twitter.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAS LUFTËS NË KOSOVË AFËR 800 VETËVRASJE (09.10.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VETËVENDOSJE I BASHKOHET KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA (09.10.2014)
SOT SHPALLET MARRËVESHJA LAN-VV (09.10.2014)
GAFA E PRESIDENTIT NISHANI - E QUAN PRESHEVËN 'SERBIA E JUGUT' (09.09.2014)
VISAR YMERI - KEMI MARRËVESHJE, PRITET NËNSHKRIMI (Intervistë) (09.09.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - DORËHIQET ARDIAN CIVICI (09.09.2014)
ANALFABETIZMI, KOSOVA E PARA NË EVROPË - MBI 40 PËR QIND E POPULLSISË SË RRITUR JANË ANALFABETË (09.09.2014)
LAN DHE VV ARRIJNË MARRËVESHJEN PËR KOALICIONIN QEVERISËS (09.09.2014)
SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga KosovaSHTETET E BASHKUARA - THIRRJE PËR TË LËVIZUR ME SHPEJTËSI DREJT QEVERISË SË RE (09.09.2014)
RAMA - NGJARJET NË BANKËN E SHQIPËRISË NUK E KANË CËNUAR STABILITETIN FINANCIAR (09.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]