ZËRI I AMERIKËS - BEOGRAD, PEZULLOHET NDESHJA SERBI-SHQIPËRI
E Martë, 10.14.2014, 11:26pm (GMT+1)
Ndeshja e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikatoret e Kampionatit Evropian 2016 u pezullua pas përleshjeve që shpërthyen në stadium me përfshirjen e lojtarëve dhe tifozëve për shkak të një flamuri shqiptar që u lëshua mbi stadium me mjet të telekomanduar.
Arbitri anglez Martin Atkinson e ndërpreu ndeshjen në minutën e 41-të, kur njëri nga lojtarët e Serbisë e rrëmbeu flamurin dhe lojtarët e Shqipërisë u përpoqën ta mbrojnë atë. Disa tifozë serbë hynë në fushë dhe u përleshën me lojtarët shqiptarë, ndërkohë që rezultati ishte 0-0.
Më vonë ndeshja u pezullua "për shkak të një çrregullimi në fushë", siç u cilësua nga enti administrues i futbollit europian, UEFA.
Tifozët shqiptarë ishin ndaluar të hynin në stadiumin Partizani të Beogradit.
Tifozët në Prishtinë duke parë ndeshjen në një ekran të madh
www.voal-online.ch
|