E Hënë, 04.29.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Deutsche Welle, FRANZ-LOTHAR ALTMANN - JA SI TË ZGJIDHET KRYEPARLAMENTARI I RI I KOSOVËS (Intervistë)

E Martë, 10.28.2014, 02:51pm (GMT+1)



Gjendja politike në Kosovë mbetet ende e bllokuar. Analisti gjerma, Prof. Franz-Lothar Altmann shpjegon se kjo dëmton Kosovën në shkallë ndërkombëtare e jep shembullin gjerman të zgjedhjes së presidentit të Bundestagut.


DW: Aktualisht Kosova ka ngecur politikisht, pa kryetar parlamenti, pa qeveri të re disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, si e gjykoni këtë gjendje?

Altmann:
Duhet thënë se në shumë drejtime është një situatë e padurueshme më, e cila dëshmon papjekurinë politike të politikanëve, por ajo reflekton edhe papjekuri të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme kushtetuese.

DW: Nga çfarë duhet të heqë dorë secila palë që të zhbllokohet situata?

Altmann:
Mendoj se njëra mundësi për daljen nga situata do të ishte nëse "Blloku" do të hiqte dorë nga kërkesa për postin e kryetarit apo kryetares së parlamentit dhe të përqëndrohet me shumë në një qeveri funksionale, e cila do të konfirmohej edhe nga parlamenti.

DW: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por ende jo një zgjidhje, pasi PDK nuk mundi të zgjedhë dot kryetarin e parlamentit. Cila do të ishte në këtë moment zgjidhja më e mirë?

Altmann:
Ndoshta ndihmon edhe shembulli nga Gjermania, mënyra se si zgjidhet presidenti i Bundestagut në Gjermani. Tradicionalisht kreu i Bundestagut zgjidhet në Gjermani nga grupi më i fuqishëm parlamentar dhe si rregull merr vota në votimin e fshehtë edhe nga shumë deputetë të grupeve të tjera parlamentare. Por nuk mund të thuhet se është detyrimisht kështu! Nëse asnjë kandidat nuk arrin të marrë në raundin e parë shumicën absolute të deputetëve të Bundestagut, zhvillohet një raund i dytë, në rast nevoje me kandidatë të rinj. Por nëse edhe në këtë raund asnjë kandidat nuk arrin shumicën absolute, atëherë zhvillohet një raund i tretë me kandidatët që kanë arritur numrin më të lartë të votave, ku vendos shumica e thjeshtë e votave.

DW: Mundet që një qeveri teknike nga njëra anë t'i japë kohë politikës e nga ana tjetër të vazhdojë funksionimi i institucioneve, a mundet presidentja të luajë këtu një rol?

Altmann:
Nuk mendoj se një qeveri e ashtuquajtur qeveri e teknokratëve do të ishte rrugëdalja nga situata aktuale. Nga ana tjetër nuk besoj se presidentja aktuale mund të ndryshojë ndonjë gjë më shumë në këtë situatë.

DW: Sa do ta zgjidhnin situatën zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Altmann:
Është ende e paqartë nëse zgjedhjet e reja do të sillnin ndonjë ndryshim në konfiguracionin e votimit. Nëse sondazhet e parashohin një ndryshim të rezultateve nga zgjedhjet e fundit me mazhoranca të reja, atëherë kjo mund të ishte një rrugëdalje organizimi i zgjedhjeve të reja. Po dyshoj se kjo mund të arrihet. Në të vërtetë vetëm PDK-ja do të kishte interes për zgjedhje të reja, po qe se shpreson që të marrë më shumë vota.

DW: Paaftësia apo pamundësia për të krijuar qeverinë po e dëmton shumë imazhin e Kosovës që ka detyra të tjera më madhore përpara - rritjen e numrit të njohjeve, problemet shumë serioze ekonomike në vend, etj. Si mundet t'ia lejojnë politikanët e Kosovës këtë "luks" vetes?

Altmann:
Po, jam plotësisht darkod që imazhi i Kosovës po vuan shumë në gjendjen aktuale të krijuaur. Analizat për këtë gjendje kanë tendencën që t'i atestojnë Kosovës papjekuri si politike ashtu edhe demokratike. Vërtet që Kosovës nuk i bëjnë mirë vlerësime të tilla, ajo nuk mund t'ia lejojë vetes një luks të tillë.

DW: Të mos harrojmë që kjo situatë dëmton edhe dialogun Kosovë-Serbi..

Altmann:
Sigurisht që ky problem ekziston, sepse pala kosovare nuk ka një përfaqësim legjitim për të vazhduar dialogun me Serbinë.

DW: Bashkësia ndërkombëtare përsërit që nuk do të përzihet, ndërsa BE kritikon Kosovën në raportin e progresit për hapa mbrapa, por vetë nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë. Si mendoni ju, e ndihmon apo e dëmton më shumë Kosovën një qëndrim i tillë?

Altmann:
Jam i mendimit që bashkësia ndërkombëtare duhet ta shprehë më fort ndaj politikanëve kosovarë si pakënaqësinë e saj, ashtu edhe mostolerimin e një gjendjeje të tillë. Por duhet thënë se nga e BE-së nuk ka shumë mundësi të ndërhyrjes direkte, sepse kjo do të ishte goditje ndaj sovranitetit të Kosovës, i njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Por në mënyrë inderekte BE duhet të ushtrojë presion ndaj Prishtinës, si për shembull me instrumentin e bllokimit të mjeteve financiare, për sa kohë që nuk ekziston një qeveri funksionale, e cila do të garantonte përdorimin e rregullt të këtyre mjeteve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA DHE BROVINA - NUK KA MË TAKIME TEK PRESIDENTJA, NUK KA MË SEANCË TË KUVENDIT (10.28.2014)
KOSOVË - DIGJET ISH SPITALI USHTARAK I UÇK-së (10.28.2014)
RISHFAQEN MASKAT NË RRUGËN E KOMBIT - GRABISIN SHTETASIN E KOSOVËS (10.28.2014)
SHTATË IMAMËVE PARABURGIMI IU ZËVENDËSOHET ME ARREST SHTËPIAK (10.28.2014)
XHAMIA E MADHE E TIRANËS PRITET TË NDËRTOHET NË DY-TRE VITET E ARDHSHME (10.28.2014)
PRESIDENTI I PARTIZANIT TË BEOGRADIT SHOKON SERBINË - PSE U LEJUAN HULIGANËT NË STADIUM? (10.28.2014)
SHOQËRIA CIVILE KËRKON T'I JEPET VLAN-it E DREJTA PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE (10.28.2014)
ASHTON NUK IA KURSEN LËVDATAT NIKOLIQIT - 'GUXIMI JUAJ E KA BËRË BALLKANIN NJË VEND MË TË MIRË' (10.27.2014)
ALTIN GOXHAJ SHOQËROHET NË POLICI PËR PROTESTË TË JASHTËLIGJSHME (10.27.2014)
ZËRI I AMERIKËS - FLET ARBAN DOMI, DREJTORI I INSTITUTIT MË TË RËNDËSISHËM AMERIKAN QË PO MERRET ME VAKSINËN E EBOLËS (10.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]