E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRONIKA GJASHTËMUJORE E KRIZËS POLITIKE NË KOSOVË - SOT BËHEN 5 MUAJ NGA SEANCA E 17 KORRIKUT

E Hënë, 11.17.2014, 09:37am (GMT+1)



PRISHTINË - Prej 6 muajsh Kosova është ende pa Kuvend funksional, që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Po kalon edhe muaji i gjashtë pa krijimin e institucioneve të votës së lirë, ndërsa nesër bëhen plot katër muaj nga nisja dhe mbetja e papërfunduar e seancës konstituive të Kuvendit të ndërprerë dy herë.

Zgjedhjet e Kosovës, të pestat në liri e të dytat në pavarësi, u vlerësuan ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, por zhvillimet paszgjedhore, që janë edhe një test tjetër i demokracisë, nuk kanë arritur nivelin e këtij vlerësimi.
"Jam tepër e frustruar me ritmin tepër të ngadalshëm të formimit të Qeverisë dhe të Kuvendit. Do të mund të thuhej si me ritmin e shkrirjes së akullnajave", është shprehur ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në një tryezë në 6 nëntor.
"Nuk e di pse parlamenti nuk është mbledhur sot, por di që e kanë propozimin për kryeparlamentar", është shprehur në një tryezë tjetër në Prishtinë, në 13 nëntor, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.

Vonesa kishte edhe në thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila nisi dhe u ndërpre herën e parë në 17 korrik, rreth 40 ditë pas zgjedhjeve. Pastaj kaluan edhe dy muaj deri te vazhdimi dhe ndërprerja e dytë në 18 shtator e seancës konstituive, rivazhdimi i së cilës u thirr pastaj për 2 tetor me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e Kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, por u shty dhe nuk u caktua më asnjë datë zyrtare për rivazhdimin.

Gjatë këtyre zhvillimeve, votimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa kandidatit të koalicionit paszgjedhor për kryetar Kuvendi, pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesja, u anulua nga Gjykata Kushtetuese edhe për faktin se, sipas Aktgjykimit të saj, të drejtën për propozim e ka vetëm koalicioni fitues i zgjedhjeve, i PDK-së, kandidati i së cilës, Arsim Bajrami, në votim nuk arriti numrin e duhur për t'u zgjedhur kryeparlamentar.

Në 7 nëntor, ditën e gjashtëmujorit të vetëshpërndarjes së Kuvendit të legjislaturës së kaluar, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma deklaroi se heq dorë nga posti i kryeparlamentarit që e synonte edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses dhe paralajmëronte se do votojë kandidatin e koalicionit parazgjedhor, PDK-së.

Pas këtij deklarimi, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës tashmë nuk ka problemin e numrave të nevojshëm, por vazhdimi i seancës konstituive nuk u thirr dhe kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, vazhdon me qëndrimin se nuk do ta thërrasë pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse të partive parlamentare, përfshirë PDK-në, partinë fituese të zgjedhjeve dhe partitë e koalicionit paszgjedhor.
"Është tepruar që nuk po vazhdon seanca. Nuk ndihem mirë që s'kam mundësi ta thërras. Po shihet atmosfera e liderëve që nuk po merren vesh mes tyre, dhe pa një marrëveshje mes tyre nuk po ka zgjidhje", ka deklaruar dje Brovina, duke shpresuar që javën e ardhshme do të ketë lëvizje pozitive, dhe se "do të qetësohet kjo atmosferë e këtyre debateve të stërzgjatura".

Kryeministri kosovar, i nominuar edhe për një mandat të tretë, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, në një intervistë televizive në 8 nëntor, është shprehur optimist dhe i bindur se definitivisht Kosova do t'i ketë institucionet e reja të ndërtuara gjatë këtij viti.

"Ajo që është e rëndesishme është fakti se partitë e mbledhura rreth Bllokut, kanë pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kanë filluar të reflektojnë, të respektojnë Kushtetutën dhe ky është një sinjal pozitiv pas 5 muajve të bllokadës", tha Thaçi, duke shtuar se, "ajo çka kërkohet është arritja e marrëveshjes politike për hapat e mëtejshëm".

Në 14 nëntor, ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve të partive të koalicionit paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma dhe subjektit të marrëveshjes së parimeve të 10 shtatorit, VV-së, të cilët do vazhdojnë takimet fillimjavën e ardhshme në angazhimet e mëtejshme të përbashkëta drejt krjimit të institucioneve, në një situatë ngërçi politik në Kosovë. Çështje e dikutimeve është edhe ndarja e posteve, në situatën kur sipas Kushtetueses nuk kanë të drejtën të propozojnë kryeparlamentarin, ndërsa postin e kryeministrit, për të cilin me marrëveshjen e 10 qershorit koalicioni paszgjedhor kishte nominuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë e pretendon LDK-ja për liderin e saj, Isa Mustafa.

Sipas "Marrëveshjes mbi Parimet ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvisjes Vetëvendosje" të 10 shtatorit, pjesë e qeverisë do të jetë edhe VV, lideri i së cilës, Albin Kurti, dje në Mitrovicë në takim me qytetarët paralajmëronte se, "nëse vazhdimi i seancës konstituive nuk thirret nga Flora Brovina as tashmë, ose nëse Presidentja e Kosovës për herën e dytë nuk e nominon kandidatin e shumicës parlamentare për Kryeministër, atëherë protestat dhe demonstratat janë të domosdoshme dhe të paevitueshme".

Edhe ky paralajmërim u shtohet zhvillimeve të mundshme, paqartësive, vonesave dhe pritjeve të gjata drejt krijimit të institucioneve të zgjedhjeve në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takime të ndara të premten me liderët e partive më të mëdha të koalicioneve parazgjedhore e paszgjedhore ka kërkuar nga ata "edhe nga të gjithë liderët e tjerë partiakë, të tregojnë pjekuri politike dhe, duke lënë anash mospajtimet ndërmjet tyre dhe interesat e ngushta, të veprojnë shpejt për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re". "Liderët e partive politike parlamentare duhet të veprojnë shpejt për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit" dhe "dialogu politik është i rëndësishëm për forcimin e demokracisë së brendshme dhe ai duhet të zhvillohet, pavarësisht mospajtimeve, në interes të qytetarëve dhe të avancimit të proceseve të përgjithshme në vend", ishin mesazhet e Presidentes së Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LORIK CANA ME FLAMURIN E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË ITALI (11.17.2014)
UDHËTIMI I NËNPRESIDENTIT BIDEN NË UKRAINË DHE TURQI (11.17.2014)
LDK E VENDOSUR NË ROLIN E SAJ PRIJËS PËR T'IA DHËNË KOSOVËS QEVERISJEN E RE - PA PDK-në (11.16.2014)
UNDP dhe USAID - 72 PËR QIND E QYTETARËVE TË KOSOVËS JANË SHUMË TË PAKËNAQUR ME QEVERISJEN (11.16.2014)
PARIS - VULINI VURI KURORË TE VARRI I ESAT PASHËS (11.16.2014)
EKSPERTËT - KRIZA POLITIKE NË KOSOVË PO E FUQIZON KORRUPSIONIN (11.16.2014)
FATMIR LIMAJ - KOSOVA DO TË QEVERISET NGA VLAN (11.16.2014)
WASHINGTON - SHËRBESA MYSLIMANE NË KATEDRALEN KOMBËTARE (11.16.2014)
CLINTON I THOTË CLARKUT - BËHU PRESIDENT I KOSOVËS! (11.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA - KOMBET E VOGLA TË MOS FRIKËSOHEN NGA KOMBET E MËDHAOBAMA - AGRESIONI RUS NË UKRAINË ËSHTË KËRCËNIM EDHE PËR BOTËN (11.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]