TREGTONTE TRITOL NË MËNYRË TË PALIGJSHME - ARRESTOHET
E Djelë, 12.14.2014, 11:11am (GMT+1)
TROPOJE Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi u kap në flagrancë me një sasi lëndësh plasëse. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasit Abedin Osmanaj iu gjetën 120 kallëpë tritol, 100 kapsolla dhe 150 metër fitil, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
33-vjeçari Osmanaj u arrestua nga policia ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e tregtimit të paligjshëm të lëndëve plasëse.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe shtetasin Myftar Vata, i cili dyshohet se bashkëpunonte me Osmanajn për tregimin e lëndëve plasëse.
www.voal-online.ch
|