E Hënë, 05.20.2024, 07:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - TEMPERATURAT E ULËTA DHE BORA E PANDËRPRERË SHKAKTOJNË PROBLEME TË QARKULLIMIT DHE TË MUNGESËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE

E Premte, 01.02.2015, 11:06am (GMT+1)



TIRANE Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore të vendit. Korrespondentët informojnë se përveç vështirësive në qarkullimin e automjeteve, banorët po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

Ja gjendja aktuale në të gjitha qarqet e vendit:

Në qarkun e Dibrës shumë zona vijojnë të jenë të bllokuara prej disa ditësh, për shkak të reshjeve të dëborës, ndërsa aksi rrugor Qafë Bualli-Peshkopi kalohet me vështirësi me zinxhirë. Komuna Trebisht, Ostren, Lura dhe Kalaja e Dodës janë pothuajse të izoluara, pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.
Ndërkohë në disa lagje të Pukës dhe në shumë fshatra mungon energjia elektrike. Akset rrugore Qafë Qelë-Pukë-Qafë Mali dhe Qafë Mali- Bajram Curri mund të kalohen vetëm me zinxhirë.
Probleme me energjinë ka edhe në shumicën e fshatrave të Librazhdit, për shkak të dëmtimit të linjave të transmetimit. Aksi Librazhd-Stërblevë është i pakalueshëm, ndërsa komunat Zavalinë, Labinot Mal janë të bllokuara.
Ndërkohë, disa fshatra në Korçë vuajnë prej ditësh mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të transmetimit. Pa energji janë fshatrat Pojan, Zvezde, Shëngjergj, Pendavinj dhe Rrëmbec. Edhe në Gramsh, dëbora ka bllokuar komunat Sult, Kushovë dhe Kukur.

ARRSH: JA GJENDJA E KALUESHMËRISË SË RRUGËVE

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Sipas ARRSH-së, në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

Deri në orën 09:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë: Ne akset Trau Dajt Qafë Mollë Bizë, Trau Dajt Antena, Qafë Priskë Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet spërkatja me kripe. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Durrës: Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Qarku Elbasan Aksi  Librazhd Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan Gjinar ka prani ngricash në rrugë. Rekomandohen zinxhirët për shkak të ngricave në aksin Elbasan-Gjinar, dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat: Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.     Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të dendur të makinave.

Qarku Vlorë:   Në Qafën e Llogorasë ka 30 cm borë. Po vazhdon pastrimi i rrugës dhe  hedhja e kripës. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Gjirokastër: Ka ngrica vetëm në aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripë Rekomandohet kalimi me zinxhirë.

Qarku Korçë:  Në aksin Pogradec-Q Thanë.  Vazhdon puna për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj. Njoftohemi se Aksi Qafe Thane Lin është i pastruar, në asfalt.      Kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë në aksin e Dardhës.

Qarku Kukës:  Eshtë bërë pastrimi i rrugëve dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Kalimi në rrugën e kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës Morine pa zinxhirë. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në disa segmente: 1.Kukës-Krume 2. Kukës-Draj,Rec. 3.Domaj Bushtricë 4.Kukës-Qafë Shllakë. 5.Kukës Shishtavec(ura e Zapod) të Tropojës dhe Kukësit, për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Qarku Dibër:   Vazhdon hedhja e kripës, shkak të temperaturave shumë të ulëta gjatë natës.          Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafe Bualli-Krastë,  Muhurr-Qafe Draj dhe në segmentin Sllove-Kalaja e Dodës.

Qarku Shkodër: Ka temperatura të ulëta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë.

Aksi Qafë Mali-Flet, bllokohet herë pas here si pasojë e erës së fortë që e kthen borën në rrugë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend dhe bëjnë herë pas here hapjen e rrugës. Qarkullimi në akset e Malësisë së Madhe dhe në aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Qarku Fier: Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier Lushnjë.

Qarku Lezhë:  Pothuaj gjithë akset qarkullohen pa zinxhirë. Rruga e Kombit është e hapur, Tuneli Kalimash-Kukës Morinë pa zinxhirë. Rekomandohet kalimi me zinxhirë për akset Rrëshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit. bw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
INVESTITORËT IKIN NGA KOSOVA (01.02.2015)
GJURIQ - SERBIA DO TA VAZHDOJË ME TË GJITHA MJETET LUFTËN KUNDËR PAVARËSISË SË KOSOVËS, POR EDHE DIALOGUN NË BRUKSEL (01.02.2015)
2014 ISHTE NJË VIT ME KRIZA PËR UNIVERSITETIN E PRISHTINËS (01.01.2015)
SHQIPTARËT E UKRAINËS IU UROJNË BASHKËKOMBËSVE TË TYRE VITIN E RI 2015 (01.01.2015)
NË DITËN E PARË TË VITIT 2015 JU FTOJMË TË LEXOJMË 10 URDHËRESAT E ZOTIT (01.01.2015)
KOSOVA SHËNOI HARESHËM VITIN E RI 2015 (01.01.2015)
NË PRISHTINË FOSHNJA E PARË E LINDUR MË 2015 ËSHTË VAJZË, NË TIRANË ËSHTË DJALËNë Prishtinë lindja e parë ishte në sekondat e para të Vitit të Ri, në Tiranë lindja e parë ishte në 00:01 (01.01.2015)
SHQIPËRIA LEJON QË ANIJA E DËMTUAR GREKE TË TËRHIQET NË ITALI (12.31.2014)
KOSOVË - 2014, VIT I KRIZËS SË VAZHDUESHME INSTITUCIONALE, I EMIGRIMEVE MASIVE, I DËSHTIMEVE TË BUJSHME (12.31.2014)
NË 12 E 30 RAMA ORGANIZON TAKIM MEDIATIK ME SHQIPTARËT - MË PYESNI, UNË JU PËRGJIGJEM DREJTPËRDREJT NË TV E RRJETET SOCIALE (12.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]