E Premte, 05.03.2024, 04:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Radio Evropa e Lirë - TË ZGJEDHUR NË KOSOVË, TË EMËRUAR NË SERBI

E Martë, 01.06.2015, 04:36pm (GMT+1)



Qeveria e Republikës së Kosovës e ka njoftuar edhe zyrtarisht "Bashkimin Evropian në lidhje me vazhdimin e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë dhe shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit për normalizim, me rastin e vendimit për vazhdimin e strukturave paralele në komunën e Shtërpcës, duke emëruar kryetarin ilegal të komunës së Shtërpcës, i cili njëherësh është dhe kryetar i zgjedhur i kësaj komune [Bratisllav Nikolliq]".

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës "konsideron se këto veprime të Serbisë janë thelbësisht dekstruktive dhe kanë për qëllim përmbysjen e arritjeve të shumta nga procesi i dialogu të Brukselit".

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë, Beogradi zyrtar ka emëruar kryetarë komunash në Kosovë dhe përbërjen e kuvendeve komunale, me vendime të posaçme të qeverisë së Serbisë, duke mundësuar kështu funksionimin e strukturave paralele serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 19 prill të vitit 2013.

Teksti i Marrëveshjes"‹"‹

Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, përveç rastit të komunës së Shtërpcës, citohet të ketë numëruar edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku, siç thuhet, ende funksionojnë strukturat paralele.

Ajo ka përmendur emërimin e Aleksandar Spiriq në vitin 2014 në krye të "trupit të përkohshëm të kuvendit komunal të Mitrovicës", ndërkohë që Spiriq pas zgjedhjeve lokale të Republikës së Kosovës, në nëntor të 2013-ës, kryen detyrën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, Spiriq pohon se nuk ka dy funksione, sepse sipas tij, kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut nuk është duke funksionuar më kapacitet të plotë.

"Qëndrimi ynë është parimor,ne respektojmë të gjitha marrëveshjet dhe zbatimin e tyre për sa i përket Brukselit, kurse për sa i takon vetë organeve dhe komunave të bazuara në kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë, ato garantohen me rezolutën 1244 [OKB] dhe për to nuk është biseduar gjëkundi", ka thënë Spiriq.

Ai ka shtuar se të gjitha institucionet, ato të qeverisë së Serbisë dhe komuna e Mitrovicës së veriut, funksionojnë bashkërisht, "në interes të qytetarëve që jetojnë në Mitrovicë".

Të ngjashme janë edhe rastet me kryetarët e zgjedhur të komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët qeveria serbe i ka emëruar me vendim të posaçëm në krye të strukturave paralele serbe.

Duke i cilësuar këto veprime të Serbisë si "akte dëshpërimi", qeveria e Kosoës ka vlerësuar se përmes tyre "po tentohet të pengohet legjitimiteti demokratik dhe puna e kryetarëve komunal të zgjedhur në mënyrë të rregullt në bazë të Kushtetues dhe ligjeve të Republikës së Kosovës".

Millovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, bëhet fjalë për "mos-respektim të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës", e kjo situatë, sipas tij, do të zgjasë për aq sa nuk përfundon procesi i formimit të Bashkësisë së Komunave serbe.

"Nga njëra anë keni vetë-qeverisje lokale të formuara pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovës, kurse në anën tjetër nuk keni formim të Bashkësisë së Komunave serbe, e cila është dashur të mbledh rreth vetës njerëzit që punonin në institucionet serbe në veri".

"Duke pasur parasysh mos-formimin e Bashkësisë, atëherë askush nuk mund të presë që ata njerëz të mbeten pa punë. Kur të jetë formuar Bashkësia, atëherë do të krijohen kushtet që të eliminohet, ajo që ju e quani paralelizëm", ka thënë Drecun për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, thuhet se "nëse kryetari i komunës emërohet (zgjedhet) edhe përfaqësues i një organi tjetër të emëruar nga një shtet tjetër atëherë konsiderohet ndërhyrje në sistemin kushtetues të vetëqeverisjes lokale".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - KOSOVA I ANKOHET BRUKSELITQeveria e Kosovës i kërkoi Bashkimit Evropian të ndërhyjë për të penguar emërimet e bartësve të strukturave paralele serbe nga Beogradi në komunat e Kosovës (01.06.2015)
I THONË SE ËSHTË SHTET I DËSHTUAR MAFIOZ - KOUCHNER E MBRON KOSOVËN (01.06.2015)
KOSOVË - UJËVARA E MIRUSHËS NGRIN, KTHEHET NË NJË PISTË AKULLI (01.06.2015)
KONFRONTIMI ME SHKAQET E TATËPJETËS SË KOSOVËSNga SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI (01.05.2015)
VIDEO TE URGJENCA - DY ARRESTIME TË TJERAPolicia njoftoi sot se janë vënë në pranga dy të rinj, shokë të vajzës 17 vjecare e cila është ngacmuar seksualisht ndërsa ishte pa ndjenja në Urgjencën e Qendrës spitalor në Tiranë. Në kërkim dh (01.05.2015)
PRISHTINA E BEOGRADI E RINISIN DIALLOGUN ME TEMA TË NXEHTA (01.05.2015)
PRITJET NË MERDARE DERI NË TRI ORË, NË DHEUN E BARDHË DERI 2 ORË (01.05.2015)
QARKULLIM I VËSHTIRËSUAR NËPËR RRUGËT E KOSOVËS (01.05.2015)
LETONIA KËRKON NORMALIZIMIN E GJITHANSHËM TË MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI (01.05.2015)
TREGU SHQIPTAR E SHPËRBLEN SERBINË ME 1 MILIARD EURO NË VITBiznesmenët e lidhur me politikën dhe qeverinë importojnë mallra të dyshimta nga Serbia (01.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]