E Djelë, 05.19.2024, 06:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
"Efekti Hillary" - Hillary Clinton, Modeli i Diplomacisë së Shekullit XXI

E Hënë, 01.11.2010, 07:09pm (GMT+1)


 

 

Hillary Clinton është modeli i diplomacisë në Shekullin XXI. Në një shkrim që botohet sot tek The Washington Post, nënvizohet fakti se 'Efekti Hillary' ka bërë të rritet numri i grave ambasadore në SHBA.

 

Voal-online - Prania e Zonjes Clinton në krye diplomacisë ka shkaktuar një efekt tepër pozitiv për të nxjerrë në pah rolin e grave edhe në ato vende, ku gruaja nuk gëzon ato të drejta si në SHBA. Artikullshkruesja Mary Jordan shkruan se për herë të parë Ambasada e Omanit në Avenjunë Masaçuset në Washington D.C. përfaqësohet nga e para grua ambasadore nga  një vend arab, nga zonja Hunaina Sultan Al-Mughairy, e cila e ulur në tavolinën e saj është duke i hedhur vështrimin e fundit fjalimit rreth rritjes së keqkuptimit për kombin e saj Mysliman."

Po kështu, vazhdon më tutje Jordan, disa blloqe më tutje, India përfaqësohet pas 50 vitesh për herë të parë me një grua, Zonjën Meera Shankar. Afër Ambasadës së Indisë, në një "rezidencë njëshekullore që ka edhe sallën e ballove, ndodhet Ambasada e Kolumbisë, e cila përfaqësohet nga Carolina Barco,  e vetmja grua ambasadore nga shtetet e Amerikës Latine" e cila në Kapitol Hill flet lirisht për tregtinë e lirë, kulturën dhe ushqimin e vendit të vet.

Më tutje në shkrimin e Mary Jordan botuar sot në The Washington Post nënvizohet fakti se për momentin janë 25 gra ambasadore që përfaqësojnë vendet e tyre në Washington D.C., numri më i lartë deri më sot, sipas Departamentit të Shtetit.

Gratë Ambasadore mbeten përsëri një minoritet, kur dihet se në Washington ka 182 ambasadorë të ekredituar, por fakti që sot gratë ambasadore në Washington D.,C kanë arritur numrin më të lartë është një sukses që  ka të bëjë me rolin e Zonjës Clinton.

"Rritja e numrit të diplomateve gra, ve re autorja e shkrimit" lidhet me atë "që disa e quajnë efekti Hillari" ("Hillary effect.")

"Zonja Hillary Clinton është kaq e pranishme si Sekretare e Shtetit, thotë  Amelia Matos Sumbana, e cila sapo ka mbërritur në Washington si ambasadore që përfaqëson Mozambikun. "Ajo ua bën të lehtë vendimin presidentëve që të emërojnë një grua në Washington."

"Tre nga katër sekretarët e shtetit që kanë pritur ambasadorët e huaj kanë qenë gra", shkruan Mary Jordan.

 Madeleine Albright ishte e para grua sekretare e shtetit e SHBA, që u emërua më 1997, pastaj  Condoleezza Rice shërbeu në këtë post prej 2005 deri më 2009.

Clinton, e cila ka filluar vitin e dytë si kryediplomate e SHBA-ve, është tepër e njohur jashtë, që kur ishte First Lady dhe gjatë kohës kur kandidoi për presidente. Po ashtu ajo njihet si kampione për mbrojtjen e të drejtave të grave, thekson Jordan.

"Imazhi i diplomacisë të SHBA ka qenë dominuar kohët e fundit prej fotografive të grave dhe kjo ka bërë që edhe jashtë të pranohet roli i gruas në fushën e diplomacisë."

Claudia Fritsche, ambasadorja e Lihtenshteinit, ku gratë kanë fituar votën vetëm më 1984 thotë se  Albright-Rice-Clinton ka pasur një efekt në të gjithë botën, duke frymëzuar, motivuar dhe natyrisht inkurajuar."

Kur Albright  fliste me ministrat e jashtëm të botës ata i tregonin asaj se qeveritë e tyre kanë filluar të mendojnë se edhe  "Ne kemi nevojë për një Madeleine."

Elida Buçpapaj

http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2010/01/10/AR2010011002731.html?hpid=artslot

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRMBYTJET VUNË NË PROVË ZONAT VERIORE (01.11.2010)
Në Florida temperaturat më të ulëta të 112 viteve të fundit (01.11.2010)
Shkodër: Situata mbetet serioze, Buna afër nivelit kritik (01.11.2010)
Ministria e Energjitikës mbi vërshimet në Shqipëri: Situata drejt normalizmit të mëtejshëm (01.10.2010)
Shkodër: Vazhdon evakuimiNga Menada Zaimi (01.10.2010)
Situata në ditën e nëntë në Shkodër mbetet problematike (01.10.2010)
Fotoreportazh i BBC nga ditët e përmbytjeve (01.10.2010)
Shtendosje e vogël e situatës në Shqipëri (01.10.2010)
Foto të Ditës nga Albumi Zyrtar i Shtëpisë së Bardhë (01.10.2010)
Solidaritet me të prekurit nga përmbytjet (01.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]