Një lexues i Kohës Ditore nga minierat e Trepçës njoftoi gazetën se këtu ka filluar një grevë.
"Përshendetje Koha deshta të ju njoftoi se ka filluare greva ne Trepç, ne mineren e Stantergut. dua te mbes anonim."
Zëdhënësi i Trepçës, Musa Mustafa ndërkaq i tha Koha.netit se
minatorët janë mbledhur në një zgafellë të minierës Stantërg nga kanë
kërkuar prej menaxhmentit sqarime për vendimin e djeshëm të Kuvendit të
Kosovës rreth fatit të Trepçës.
"Momentalisht në bisedë me xehetarët në zgafellë ndodhet komplet
menazhmenti i Trepçës dhe përfaqësuesit e Sindikatës. Ata po ua sqarojnë
atyre vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe arsyet e ndryshimit të
vendimit të parë të Qeverisës për statusin".
Ai tha se ata ende ndodhen poshtë në bisedë me xehetarët dhe se nuk
bëhet fjalë për grevë, por për bisedë sqaruese (foto nga arkivi).