SOT NË PROTESTA GJILANI, KAMENICA E SUHAREKA
E Premte, 01.23.2015, 10:32am (GMT+1)
Gjilani Kamenica dhe Suhareka do të protestojnë sot për të kërkuar shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe mbrojtjen e "Trepçës", raporton KTV.
Ndërkaq, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës ndonëse të rinj në moshë janë duke bojkotuar sot orën e dytë të mësimit në shenjë mobilizimi për protestën e së shtunës, përcjell Koha.net.
Protesta dje ka pasur në Deçan e Malishevë.
Nysrete Kumnova nga "Thirrjet e nënave" merrte pjesë në protestën e Deçanit, ku ka thënë se me deklaratat e Jabllanoviqit, nuk janë fyer vetëm nënat e të të pagjeturve.
www.voal-online.ch
|