POLICIA E SHTETIT I PARALAJMËRON QYTETARËT - MOS UDHËTONI NË JUG, RREZIK NGA PËRMBYTJET!
E Djelë, 02.01.2015, 05:08pm (GMT+1)
Voal-online.ch - BERAT, FIER, VLORË, GJIROKASTËR - Policia e shtetit iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos shkojnë në Jug, pasi situata atje është tejet problematike. Në çdo moment pritet bllokimi i rrugëve nacionale, pas atyre rurale, për shkak të vërshimit të disa lumenjve si Osumit, Vjosës e Semanit.
Në ndihmë të banorëve në këto zona të përmbytura nga lumenjtë dhe përrenjtë janë përfshirë të gjitha forcat e Lüevizshme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit, si dhe janë vënë në gatishmëri të plotë efektivat e Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.
www.voal-online.ch
|