E Enjte, 05.02.2024, 05:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPERTËT - FALË POLITIKËS SË MBRAPSHTË TË QEVERISË, PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË INVESTIMET E HUAJA NË KOSOVË U PËRGJYSMUAN

E Shtunë, 02.21.2015, 02:41pm (GMT+1)



Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në vitin 2008, investimet e huaja në shtetin më të ri në Evropë, filluan për çdo vit të zvogëlohen.

Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, investimet e huaja ishin solide dhe udhëheqësit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, por edhe ekspertë të ekonomisë, atëbotë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, e konsideronin moszgjidhjen e statusit.

Por zgjidhja e statusit të Kosovës ka zhgënjyer investitorët ndërkombëtarë që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë, thotë Bujar Dugolli, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë deri në janar të vitit 2008, kur, siç thotë ai, investimet e huaja kanë qenë në nivel të duhur.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Dugolli tregon se para zgjidhjes së statusit të Kosovës, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, kishin ndërtuar ligje dhe projekte të shumta që nxisnin investimet e huaja.

Mirëpo, Qeveria e re, pas pavarësisë, thotë Dugolli, nuk ka pasur qasje reale dhe nuk e ka ndjekur praktikën që ishte ndërtuar më herët sa i përket promovimit të investimit të huaja.

"Nuk ka pasur një qasje reale, pozitive apo mikpritëse në raport me investitorët e huaj pas shpalljes së pavarësisë dhe institucionet kompetente kanë qenë neglizhente. Dhe, të gjitha statistikat tregojnë se deri në vitin 2007 ka pasur ardhje të investitorëve të huaj dhe politikat kanë qenë më reale deri në pavarësinë e Kosovës", thotë Dugolli.

Sidoqoftë, në vitin 2008, investimet e huajakanë qenë 355 milionë euro, kurse shtatë vjet më vonë, investimet janë përgjysmuar.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës thuhet se bilanci i investimeve të huaja direkte në nëntëmujorin e vitit të kaluar, ka qenë 121. 7 milionë euro.

Por, Bujar Dugolli tregon se para shpalljes së pavarësisë, ka pasur një bashkëpunim më të madh me donatorët dhe me faktorin ndërkombëtar në Kosovë. Sipas tij, në atë periudhë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte hapur zyrë për promovimin e investimeve të huaja në vende të ndryshme të Evropës, por edhe në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zyre këto që janë mbyllur nga ministritë pas pavarësisë së Kosovës.

"Donatorë ndërkombëtarë e ndihmonin promovimin e investimeve, sillnin investime të huaja në Kosovë. Edhe ajo e keqja që ndodhi që pasi u ndërruan strukturat udhëheqëse qeveritare, ministra të caktuar lëre që nuk e mbështetën funksionimin e këtyre zyrave që u bënë nga fondet ndërkombëtare, por i injoruan dhe as që i pritën në takime më. Dhe, kjo solli atë zhgënjimin e investitorëve të huaj dhe fajtore për të gjitha këto, janë institucionet e Kosovës", deklaron Dugolli.

Pritjet se pavarësia do të rrisë interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën, kanë qenë të gabuara, thotë Berat Rukiqi, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ai, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, megjithatë shprehet se edhe kriza globale ndërkombëtare mund të ketë ndikuar në uljen e investimeve të huaja.

"Unë besoj se ne kemi krijuar pritje të gabuara edhe atëherë se pavarësia është çelësi kryesor edhe për investimet e huaja, për shkak se investitorët e shohin ambientin biznesor në tërësi".

"Në realitet, shtetësia e Kosovës ka pasur ndikimin e vet, në mënyrë që të rritet shkalla e sigurisë politike. Por, megjithatë shumë sfida kanë mbetur pas pavarësisë, përfshirë këtu sfidën më të madhe në tërheqjen e investimeve - sundimin e ligjit",
thekson Rukiqi.

Ndryshe, nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, investimet dhe donacionet e huaja vazhdimisht janë konsideruar si "shpëtimtare" për ndërtimin dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË - IKJA E MJEKËVE NGA KOSOVA, SHQETËSUESE (02.21.2015)
JACOBSON - GJYKATA SPECIALE DO TË MERRET ME 10 RASTE, NUK DO TË GJYKOHET LUFTA E UÇK-së (02.21.2015)
LËVIZJA VETËVENDOSJE ZGJEDH SOT E NESËR VISAR YMERIN PËR KRYETAR (02.21.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - NGA VITI 2010 KANË 'VDEKUR' MBI 15 MIJË BIZNESE NË KOSOVË  Kjo ka nxjerrë në rrugë mbi 31 200 punëtorë (02.20.2015)
AUSTRIA - E GATSHME PËR KTHIMIN E AZILKËRKUESVE NGA KOSOVA (02.20.2015)
Deutsche Welle - KOSOVA E GATSHME TË PRESË KTHIMIN E EMIGRANTËVE (02.20.2015)
BRUKSEL - U NDA NGA JETA IDRIZ BASHA, VEPRIMTAR I SHQUAR KOMBËTAR DHE ANTIKOMUNIST (02.20.2015)
ABDIXHIKU - IBRAHIM RUGOVA ËSHTË FIGURË BOTËRORE, KRYESIA E OVL ËSHTË E MJERË (02.20.2015)
GJYKATA SPECIALE DO TË JETË KREJTËSISHT E KARAKTERIT NDËRKOMBËTAR (02.20.2015)
LISTA SERBE KUSHTËZON RIKTHIMIN NË QEVERI ME POSTIN E ZËVENDËSSHEFIT TË AKI-së (02.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]