E Premte, 04.26.2024, 10:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BORXHI I KOSOVËS - AFËR 600 MILIONË EURO

E Hënë, 02.23.2015, 02:43pm (GMT+1)



Shuma e borxhit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e Bruto Produktit Vendor.

Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qëndrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Pavarësisht kësaj, ekspertët për çështje ekonomike, vlerësojnë se vlera e borxhit nuk është në nivel të lartë; madje konsiderojnë se autoritetet kompetente në Prishtinë, nuk kanë qenë të afta të marrin borxhe.

Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se borxhi i përgjithshëm është simbolik dhe ekzekutivi sipas tij, duhet të jetë më i "guximshëm" për të marrë borxhe.

"Duke marrë parasysh se Kosova ka një borxh kaq të vogël, tregon se Qeveria e Kosovës ka qenë jo e aftë, të hyjë në marrëdhënie kontraktuale. Unë e arsyetoj shkallën e borxhit deri në limitet e caktuara, sepse borxhet mundësojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në përgjithësi", thekson Ramosaj.

Në raportet e institucioneve kompetente për këtë çështje, thuhet se përkundër ngritjes së lehtë, Kosova ka nivel më të ulët të borxhit të përgjithshëm të qeverisë krahasuar me vendet e rajonit.

Kurse, në Ligjin për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Edhe profesori tjetër në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, thotë se niveli i borxhit nuk është i lartë dhe nuk rrezikon stabilitetin buxhetor.

Pavarësisht kësaj, Gashi thekson se autoritetet kompetente duhet që të analizojnë mirë para se të vendosin të marrin hua dhe njëherësh sipas tij, borxhi të shpenzohet vetëm për projekte kapitale.

"Unë mendoj se ne duhet të krijojmë politika që në borxhe publike të futemi vetëm për projekte kapitale dhe projekte që gjenerojnë të ardhura për shtetin në aspektin afatgjatë, sikur ta zëmë të marrim borxhe për ndërtimin e termocentraleve dhe hidrocentraleve të reja, autostradave e të tjera, por jo të marrim borxhe për konsum apo shpenzime administrative (shërbime dhe mallra)", tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e borxhit vazhdon të jetë ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuadër të Bankës Botërore, kurse një pjesë e konsiderueshme është borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINË - NESËR RIATDHESOHEN 80 VETA (02.23.2015)
Koha Ditore - ISH POLICË TË SERBISË KËRKOJNË TË BËHEN POLICË TË KOSOVËS (02.23.2015)
Daily Mail - SHQIPTARËT PRIJNË PËR KRIMINALITET NË BRITANI (02.23.2015)
MALI I ZI - SHQIPTARËT KUNDËRSHTOJNË PLANET PËR NGRITJEN E HIDROCENTRALIT NË VUTHAJ (02.23.2015)
RITA ORA BËN PARAQITJE TEJET TË SHKËLQYER NË NATËN E ÇMIMEVE OSKAR (02.23.2015)
OSKAR 2015 - TRIUMFON FILMI 'BRIDMAN' ME KATËR ÇMIMEAKTORJA MË E MIRË JULIANNE MOORE, AKTORI MË I MIRË EDDIE REDMAYNE (02.23.2015)
TË RINJTË E KOSOVËS - TË GATSHËM PËR TË PUNUAR PUNË SEZONALE (02.22.2015)
DEVIJIMI I LUMIT VJOSA NË GREQI - NGËRÇI I RI ME SHQIPËRINË (02.22.2015)
KRASNIQI FAJËSON 'TË FORTIT E SHTETIT' PËR SKANDALIN ME DEVOLLËT (02.22.2015)
MUSTAFA - DYERT E EVROPËS TË HAPEN SA MË SHPEJT, SEPSE ËSHTË RREZIK QË NJERËZIT T'IA MËSYJNË LINDJES (02.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]