E Shtunë, 04.27.2024, 06:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KTHEHET NË KOSOVË NJË GRUP I EMIGRUESVE
Autoritetet në Prishtinë thonë se emigruesit e paligjshëm do të kthehen, ndërsa e quajnë të papranueshëm faktin që Kosova është jashtë procesit të liberalizimit të vizave
E Martë, 02.24.2015, 02:58pm (GMT+1)



Dhjetëra qytetarë të Kosovës që kishin migruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kthehen të martën në Kosovë. Kthimi i tyre është pjesë e operacioneve të paralajmëruara nga vendet e ndryshme evropiane se nuk do të pranojnë kërkesat e qytetarëve të Kosovës për strehim dhe se të gjithë do të kthehen. Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni tha se përpjekja për të migruar në rrugë të paligjshme është ecje në rrugë pa krye.

"Por, e them me keqardhje dhe me dhimbje të madhe që secili prej tyre do të kthehet me i varfër sesa ka shkuar. Unë kam zhvilluar takime me ministrat e brendshëm të një numri vendesh të zonës Shëngen dhe pa përjashtim, secili nga ata e thekson bindshëm se asnjë kërkesë për strehim e bërë nga migruesit e paligjshëm nga Kosova, nuk do të pranohet", tha ministri Hyseni.

Me mijëra persona e kanë lëshuar Kosovën gjatë muajve të fundit dhe lëvizjet e tilla për shumëkënd janë shenjë e pakënaqësive në rritje me udhëheqjen politike të shtetit më të ri e më të varfër të Evropës. Migruesit nga Kosova po shfrytëzojnë territorin e Serbisë dhe lëvizjen e lirë për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian.

Ditët e fundit kanë shënuar një rënie të ikjeve pas masave që kanë marrë edhe vendet e Bashkimit Evropian për të penguar largimet. Gjermania ka dërguar njëzet oficerë policie në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, për të ndihmuar në kontrollin e kufirit që shfrytëzohet nga migruesit nga Kosova. Hungaria paralajmëroi ndërkaq se do të miratojë ligje që mundësojnë kthimin e menjëhershëm të atyre që kërkojnë strehim.

Ministri i brendshëm tha se gjatë ditëve të vazhdim do të diskutojë me kolegët e tij evropian mundësinë për të siguruar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha se është e padrejtë që Kosova të vazhdojë të mbahet e izoluar më tej. Ai tha qytetarët e Kosovës, të cilët ai i quajti si popullin me pro evropian, mund të lëvizin lirshëm vetëm është drejt lindjes...

"Ne nuk na vjen mirë, që i vetmi korridor në të cilin qytetarët e Kosovës mund të qarkullojnë lirshëm është drejt lindjes përgjithësisht. Kështu që ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që na takon ne të përmbushim kriteret për liberalizim, por në të njëjtën kohë duhet të jemi insistues dhe kërkues që Bashkimi Evropian përfundimisht ta shoh këtë çështje jo vetëm si çështje thjeshtë ligjore, legaliste, por të marr një qëndrim që është pak më kompleks dhe involvon edhe një dimension dhe një aspekt shumë politik dhe shumë human", tha ministri Hyseni.

Ai tha se liberalizimi i vizave do të mundësonte vënien nën kontroll migrimin e paligjshëm.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende askush nuk e di edhe sa kohë duhet pritur për këtë proces.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBËSHTETET PROJEKTREZOLUTA E LUNAÇEKUT - PARLAMENTI EVROPIAN DO T'IU KËRKOJË PESË VENDEVE TË MBETURA TA NJOHIN KOSOVËN (02.24.2015)
ELHAIDA DANI NË EUROSONG ME NJË KËNGË TË TJETËR (02.24.2015)
VAZHDON GJYKIMI I IVANOVIQIT DHE TË TJERËVE (02.24.2015)
GJYKATA SPECIALE I PËRPLAS KOSOVËN DHE BE-në NË 18 PIKA (02.24.2015)
THAÇI ZEMËROI BEOGRADIN - PARALAJMËROI PADINË NDAJ SERBISË PËR GJENOCID NË KOSOVËDeklaratat nxisin reagime edhe në Prishtinë (02.24.2015)
NË TIRANË SOT MINISTERIALI I SEECPMerr pjesë edhe presidenca letoneze e BE-së si dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin europian (02.24.2015)
PRESIDENTI NISHANI - PARLAMENTI TË HARTOJË NJË LIGJ TË PLOTË PËR HAPJEN E DOSJEVE TË ISH SHËRBIMEVE SEKRETE TË KOMUNIZMIT, SI DHE PËR PROCESIN E LUSTRACIONIT (02.24.2015)
PARLAMENTI EVROPIAN DISKUTOI PËR KOSOVËN - LUNAÇEK INSISTON TA NJOHIN EDHE 5 VENDET E MBETURA TË BE-së (02.23.2015)
Deutsche Welle - SERBIA SI VEND TRANZIT PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS (02.23.2015)
VETËVENDOSJE KRITIKON QEVERINË PËR GJENDJEN NË LUGINËN E PRESHEVËS (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]