E Hënë, 05.20.2024, 10:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQYRTOHET KËRKESA PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE TOM DOSHI E MARK FRROKU

E Shtunë, 03.21.2015, 07:47pm (GMT+1)



Në Tiranë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet në parlamentin shqiptar u mblodh sot pasdite për të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur një ditë më parë ngë Prokuroria e Përgjithshme për t'i dhënë asaj autorizimin për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku

Kërkesa ndaj dy përfaqësuesve të parlamentit shqiptar pasoi hetimet e nisura pas deklarimeve publike të zotit Doshi se ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi, kishte patur një plan për vrasje dhe se pas këtij skenari qëndronte kryetari i parlamentit Ilir Meta.

Prokuroria e cila zhvilloi për më shumë se dy javë hetime intensive, deklaroi dje se "nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për org anizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentative", dhe se "në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami".

Durim Bami është personi i cili sipas deputetit Doshi ishte ngarkuar për të kryer vrasjen, por përpara prokurorëve ai e ka mohuar këtë. Nga ana tjetër, deputeti Frroku gjendet nën akuzë pasi megjithë njohjen me Durim Bamin ai e ka mohuar këtë si dhe faktin që të kishte dijeni për një plan të mundshëm për vrasjen e zotit Doshi.

Dy deputetët janë të dyshuar, sipas prokurorisë, "për konsumimin e elementëve të veprave penale: "Kallzimi i rremë", "Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë", dhe "Deklaratat e rreme përpara Prokurorit".

Gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, të dy deputetët për të cilët është kërkuar arrestimi, kanë dhënë shpjegimet e tyre. Deputeti Frroku ka depozitar me shkrim qëndrimin dhe pozicionin e tij ndaj kërkesës së prokurorisë, dhe ka qëndruar vetëm pak minuta. Ndërkohë që deputeti Doshi, ashtu sic edhe deklaroi pas largimit nga mbledhje, vlerëson se sipas tij bëhet fjalë për një "qëndrim politik" të prokurorisë. Zoti Doshi tha se akuzat e ngritura ndaj tij nuk qëndrojnë. "Unë akuzohem për "kallzim të rremë", ndërkohë që nuk kam bërë asnjë kallzim, pasi hetimi ka nisur me nismën e vetë prokurorisë. Akuzohem dhe për kanosje, ndërkohë që nuk shpjegohet se cilin kam kërcënuar", u shpreh zoti Doshi, sipas të cilit "ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë për shkak të Prokurorit të Përgjithshëm, i cili ka qenë në dijeni të ngjarjes që më 5 shtatorin e kaluar, por nuk bëri asgjë".

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet pritet të hartojë një raport mbi kërkesën e prokurorisë, dhe do të jetë parlamenti ai që do të duhet të votojë. Ka shumë mundësi që parlamnti të mblidhet në një seancë të posaçme vetëm për të votuar kërkesën për arrestim, ditën e hënë.

Veprimi i prokurorisë u mbështet të premten nga ambasada amerikane në Tiranë. Ndërsa opozita edhe sot e cilësoi të pabesueshëm procesin, përsa kohë kryetari i parlamentit Meta, sipas saj, nuk dha dorëheqjen nga posti. Opozita organizoi një tjetër protestë në Durrës, duke kërkuar largimin edhe të kryeministrit Rama. Megjithatë ajo do të votojë pro kërkesës për arrestim, ndonëse sic u shpreh sot para mbledhjes së Këshillit, anëtari demokrat Eduard Halimi e gjitha "është një përpjekje për të mbyllur një orë e më parë çështjen ndaj kryetarit të parlamentit".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA THOTË SE NË KËTË FAZË TË HETIMEVE NUK E MARRIM MË PYETJE KRYEPROKURORIN LLALLA (03.21.2015)
FORUMI I BRUKSELIT - RUSIA IA PËRMEND NATOs 24 MARSIN 1999 (03.21.2015)
KOSOVË - PËR TERRORIZËM PO HETOHEN 135 VETA, MBIKËQYREN EDHE RRJETET SOCIALE (03.21.2015)
SOCIALDEMOKRATI NIETAN - KUNDËR METËS ENDE NUK KA AKUZË, ËSHTË HERËT T'I KËRKOHET DORËHEQJA (03.21.2015)
TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI ME HAXHI KRASNIQIN - SOT KURORËZIMI YNË ME TITULLIN E PARË BOTËROR NË BOKSNdeshja transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni gjerman SAT1 (03.21.2015)
Zëri - ASOSACIONI I KOMUNAVE SERBE LEGJITIMON AUTONOMINË PËR VERIUN (03.21.2015)
TOM DOSHI - ILIR META PO PËRDOR PROKURORINË PËR TË REALIZUAR SKENARIN KUNDËR MEJEDoshi - Kam treguar të vërtetën përpara prokurorëve e përpara Zotit, dhe kjo e vërtetë do të zbardhet patjetër (03.21.2015)
ANKESË E LUGINËS SË PRESHEVËS - MUP-i UA MOHON PADREJTËSISHT TË DREJTËN E VENDBANIMIT SHQIPTARËVE (03.21.2015)
NGA E MËRKURA NIS REKRUTIMI I GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE SERBË (03.21.2015)
VJENË - BE DHE BALLKANI DISKUTOJNË VEPRIMET KUNDËR TERRORIZMIT Në konferencë ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi tha se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me përkushtim të palëkundur, për të luftuar këtë të keqe global (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]