E Mërkurë, 05.15.2024, 09:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU

E Enjte, 04.02.2015, 06:17pm (GMT+1)



Policia në Tiranë arrestoi sot deputetin Mark Frroku një orë pasi parlamenti miratoi kërkesën e prokurorisë. Edhe pse ishte në arrest shtëpie për një akuzë tjetër, forcat e rendit e prangosën deputetin Frroku dhe e përcollën në drejtorinë e policisë së kryeqytetit.

Organi i akuzës i kërkoi leje parlamentit për herë të dytë brenda javës për të arrestuar deputetin Frroku së pari për dëshmi të rreme dhe sot për akuzat drejtësisë belge për një vrasje atje vite më parë. Në çastin e arrestimit, policia i bashkangjiti letrave të mëparshme edhe një padi të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Autorizimi i prokurorisë mori në parlament 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Pozita dhe opozita votuan njëlloj për rastin, duke dëshmuar vullnetin për te dekriminalizuar parlamentin. Përfaqësues nga opozita dhe shumica pohuan se thjesht ata po i hapnin rrugën drejtësisë që të ndriçojë të vërtetën, pa hyrë në detaje rreth ngjarjes.

Pasi mori leje të hynte në seancën e parlamentit, deputeti Frroku deklaroi para ligjvënësve se nuk ka kryer asnjë krim në jetën e tij. Ai tha se kishte alibi të plotë, se në kohën e asaj vrasje gjendej në Shqipëri dhe se ndaj tij nuk kishte asnjë vendim gjyqësor asnjë gjykatë në Shqipëri, Belgjikë apo asnjë shtet tjetër.

Deputeti Mark Frroku u përmend nga mediat belge fillimisht si i dyshuar për një vrasje, që lidhej me prostitucionin, ku doli se ai përdori disa identitete si shtetas i Kosovës. Drejtësia belge i kërkoi policisë shqiptare të kryente verifikime për të, por kaluan muaj dhe kërkesat nga Brukseli nuk morën përgjigje nga Tirana.

Akuza e parë ndaj tij për dëshmi të rreme në procesin e deputetit Tom Doshi ishte më e thjeshtë se sa akuzat që pasuan menjëherë për vrasje në Belgjikë dhe për pastrim parash. Nga arresti në banesë ai tani do të nisë sërish takimet me gjyqtarët për një masë tjetër arresti, duke lënë mënjanë angazhimet e politikës, për t'u sqaruar organeve të drejtësisë angazhimet e emigrimit. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET DHE NUK GJYKOHET (04.02.2015)
100 DITË DËSHTIMESH TË QEVERISË MUSTAFA (04.01.2015)
FIER - LOJTARËT SERBË LARGOHEN PËR SHKAK TË INCIDENTIT ME FLAMUR (04.01.2015)
GJYKATA LË TË LIRË ARTAN BAJRAKTARIN (04.01.2015)
TIRANË - GJATË DIKATURËS NË SHQIPËRI U ZHDUKËN RRETH 6 MIJË PERSONA (04.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]