E Hënë, 05.20.2024, 10:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
OBAMA PARAQET BUXHETIN 3 800 MILIARDË DOLLARË
E Martë, 02.02.2010, 05:28pm (GMT+1)

 

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka paraqitur buxhetin e tij për vitin e ardhshëm fiskal, në shumë prej 3,800 miliardë dollarësh. Buxheti, për të cilin tash duhet të diskutohet në Kongres, parasheh shpenzim më të madh për 1,660 miliardë dollarë më tepër, sesa që janë të ardhurat nga taksat.



Presidenti Barak Obama e ka shpallur planin për buxhet në shumë prej 3,800 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm fiskal, sipas të cilit, borxhi kombëtar do të rritet me shpenzime që kanë për qëllim daljen e ekonomisë nga kriza dhe zgjidhjen e çështjes së papunësisë së lartë.

Buxheti Obama për vitin fiskal 2011, që tash duhet të shqyrtohet në Kongres, parasheh shpenzimin e 1,660 miliardë dollarëve më tepër, sesa që janë të ardhurat nga taksat.

Për krahasim, propozim-buxheti për këtë vit është 3,800 miliardë dollarë, ai i vitit të kaluar i ishte 3,700, ndërsa buxheti i fundit i Xhorxh Bushit ishte 3,500 miliardë dollarë.

Lidhur me buxhetin e tij, presidenti Obama tha:

"Është buxhet që reflekton sfidat serioze, me të cilat ballafaqohet vendi. Ne jemi në luftë, ekonomia jonë i humbi 7 milionë vende të punës gjatë dy vjetëve të fundit dhe qeveria jonë është thellë në borxhe, pas asaj që mund të përshkruhet vetëm si shpenzim i pamatur dhe i tepruar", tha Barak Obama.

Për borxhin e lartë kombëtar, Obama e fajësoi paraardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe përbërjen e kaluar të Kongresit, për të cilën tha se ka autorizuar shpenzime të reja pa treguar se si do të bëhet pagesa.

"Gjatë kursit të 10 vjetëve të kaluar, administrata e mëparshme dhe Kongresi i mëparshëm, kanë krijuar një program të ri të shtrenjtë të barnave, kanë miratuar uljen masive të taksave për të pasurit dhe kanë krijuar dy luftëra pa paguar për asnjërën prej tyre. E gjithë kjo ishte ngarkuar nga recesioni dhe rritja e çmimit të kujdesit shëndetësor", tha Obama.

Plani Obama i ndan 100 miliardë për ta luftuar shkallën më të lartë se 10 për qind të papunësisë.

Të hollat do të shkojnë për stimulime tatimore për bizneset që marrin punëtorë, për investime në energjinë me teknologji të gjelbër, për të ndikuar në rritjen e vendeve të reja të punës dhe për projekte masive për përmirësime të rrugëve dhe urave në Shtetet e Bashkuara, në të cilat do të punësohen mijëra vetë.

Presidenti amerikan tha se sikur miliona familje të Amerikës, Uashingtoni po ashtu duhet ta shtrëngojë rripin për të reflektuar realitetin ekonomik.

"Është koha që Uashingtoni t'i mbajë standardet e njëjta, të cilat i mbajnë familjet dhe bizneset. Është koha ta shpëtojmë atë që mundemi, ta shpenzojmë atë që duhet dhe edhe një herë të jetojmë sipas mënyrës sonë", tha Barak Obama.

Por, nuk do të ketë shtrëngim të rripit në Departamentin e Shtetit dhe në atë të Mbrojtjes.

Obama kërkoi 192 miliardë dollarë për shpenzime të luftës, pjesa më e madhe e të cilave do të shfrytëzohet për ushtri dhe për çështje civile në Afganistan.

Buxheti i Departamentit të Mbrojtjes është rritur për 3.4% ose për 18 miliardë në krahasim me vitin e kaluar.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANSA: Skënder Hyseni me Obamën në Lutjen e Mëngjesit (02.02.2010)
Obama: Deri më 2020 nuk do të ketë vajtje tjetër në Hënë (02.01.2010)
Kosovë: Shkurtohet në 10 mijë numri i trupave të KFOR-it (01.31.2010)
Mbyllet Forumi i Davosit, konsideruar një edicion i toneve të ulëta (01.31.2010)
NUK E KISHA DËGJUAR KURRË MË PARËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.31.2010)
Miss Virgjinia Caressa Cameron kurorëzuar Miss Amerika (01.31.2010)
Hillary Clinton në Pallatin Elizé, në një skenë alla Hirushe (01.30.2010)
Kryeministri Sali Berisha priti drejtues të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë për Pavarësinë e Kroacisë (01.29.2010)
Bernd Fisher: Marrëdhëniet mes PD dhe PS më të vështira se kurrë më parë (01.29.2010)
Tony Blair dëshmon për luftën në IrakNga Charles Recknagel (01.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]