DORIS PACK: PAPJEKURIA E RAMËS VONON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË
E Mërkurë, 03.03.2010, 01:05pm (GMT+1)
Voal-online -Brukseli nxit opozitën shqiptare të luajë një rol të plotë në procesin parlamentar. Eurodeputetja Doris Pack thotë se hyrja e socialistëve në Kuvend vetëm për mandatet, nuk është demokratike dhe se Edi Rama duhet t'i drejtohet prokurorisë për hapjen e kutive. Për zonjën Pack, opozita po tregon mungesë pjekurie dhe ky fakt do të ndikojë edhe në integrimin e Shqipërisë. Ndërsa zëvendëspresidenti i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Jelko Kacin, thotë se mesazhi i Ramës është i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar dhe që i drejtohet një audience të gabuar.
www.voal-online.ch
|