E Hënë, 05.06.2024, 08:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Pas videos në Fiks Fare kryeministri shkarkon ministrin
E Enjte, 03.05.2009, 08:23am (GMT+1)

Ministri i Kulturës Ylli Pango, është shfaqur dje në një pozitë aspak të favorshme për pozicionin që mban si ministër i Kulturës. Një kronikë televizive në emisionin investigativ "Fiks Fare" tregon Ylli Pangon që i kërkon gazetares së maskuar si një vajzë që kërkon punë "të zhvishet, për të parë nëse i plotëson parametrat". Ngjarjet zhvillohen në shtëpinë e ministrit të Kulturës, ku i kishte lënë takim gazetares për t'i "parë dokumentacionin". Vendi i punës që kërkonte vajza nuk ishte si juriste në Institutin e tij të Studimeve Sociale.

Ndërkohë, për këtë veprim, ministri i Kulturës, Ylli Pango, është liruar nga detyra deri në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Berisha i ka telefonuar Pangos për këtë çështje duke i quajtur imorale veprimet e tij.

 

 

Berisha: Episodi në media, i papranueshëm për moralin e qeverisë

 

Mbrëmë, zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani, ka sqaruar vendimin e kryeministrit, Sali Berisha, për shkarkimin e Pangos.

"Kryeministri Berisha ka komunikuar me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Z. Pango lidhur me këtë çështje i tha kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias.

Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit", - thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

 

Telefonata e parë

 

Ylli Pango - Po.

Fiksi - Alo?

Ylli Pango - Ç'kemi?

Fiksi - Mirëmbrëma, profesor Ylli.

Ylli Pango - Mirëmbrëma.

Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen te QTU dhe nuk mund të flisja.

Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).

Ylli Pango - Meqenëse për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?

Fiksi - OK, por rreth çfarë ore?

Ylli Pango - Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të të tregojë rrugën shoferi ty ose të të sjellë nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish te ministria, le të themi, rreth orës 5-5.30. Nga 5.30 te ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty te Tirana e Re.

Fiksi - Te Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...

Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.

Fiksi - Hë se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.

Ylli Pango - Lëre makinën tënde, me makinën e tij që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton, edhe njëherë, kur të vish do të të presë shoferi me makinën time.

Fiksi - Shoferi juaj?

Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi, ti me makinën tënde, vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq.

Fiksi - OK. Do ndalem njëherë te ministria apo të vazhdoj?

Ylli Pango - Te ministria, te ministria.

Fiksi - Dokumentet i pe?

Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa idera që lidhen edhe me... prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjëra për punën, gjithmonë që po të jesh dakord ti shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?

Fiksi - OK, OK. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...

Ylli Pango - Po e pashë pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke kështu, mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte, e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në ministri, a e kupton?

Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë? Në lokal do ulemi...

Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj në institut punët që janë atje për t'u bërë dhe kaq. Do rrimë një çikë vetëm dhe ik pastaj.

Fiksi - OK. Në orën 5.30?

Ylli Pango - Në 5.30 jam në ministri, si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu nuk e gjen dot se ku është instituti. A më kupton se, pse do të vijë shoferi? Që të të tregojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash, ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem më kupton?

Fiksi - OK, ma shpjego, se po vij më mirë, se e kupton... të vij...

Ylli Pango - Mirë, dil tek kjo.... që të bëj një kalim andej unë që sot të ta tregoj si vend ku është dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "ProCredit"?

Fiksi - "ProCredit" ku i bie?

Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë që të nxjerr te... si quhej?

Fiksi - Te "Koha Jonë"?

Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët që të çon te Tirana e Re.

Fiksi - Po, po tek Tirana e Re

Ylli Pango - Te sheshi, sa fillon sheshi d.m.th.

Fiksi - E kam idenë, "ProCredit Bank" te LSI, aty.

Ylli Pango - Aty LSI, bravo, aty afër LSI. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?

Fiksi - Po për 20 min them nga Vora.

Ylli Pango - OK, OK. Hajt pra, ciao.

Fiksi - OK, kur të jem aty pastaj do të të bëj telefon.

 

Telefonata e dytë

 

Ylli Pango - Ke ardhur?

Fiksi - Alo, prof. Ylli, më fal se të mora për të të njoftuar se, ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë, nuk e di se sa mund të vonohem.

Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm te kjo, por dëgjo...

Fiksi - Po pra.

Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëherë këtë po ta them në telefon unë, që mos të ashtu... te vish me nge. D.m.th., LSI është kur vjen nga Tirana për të shkuar te Tirana e Re. Është në krah të majtë apo jo, është kështu?

Fiksi - Po, po.

Ylli Pango - Kur vjen te rruga e gjatë që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh te sheshi i madh në krah të djathtë është "ProCredit Bank". E ke të shënuar " ProCredit Bank", duket ajo.

Fiksi - Po, po e kam parasysh.

Ylli Pango - E ke parasysh, kalon këto mobilieri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe para se të dalësh te sheshi i madh krah për krah është banka "ProCredit". Përballë asaj është pallati 10-katesh jeshil. Te ky pallati është instituti në kat të 6 dhe ka tabelën te dera "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar te dera me tabelë të kuqe, të madhe. D.m.th., pallati jeshil është përballë bankës në krahun tjetër të rrugës, e ke parasysh?

Fiksi - Po, po, e kam parasysh.

Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5.30 atje direkt dhe e gjen d.m.th.

Fiksi - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare te ministria?

Ylli Pango - Jo, po në qoftë se e ke kështu ti kontrolloje një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? D.m.th., bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj, po nuk e ke gjetur, më thuaj nuk e kam gjetur dhe vij e të marr edhe te ministria po të duash. Është shumë kollaj.

Fiksi - OK, se unë mendova që, meqë do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 te ministria

Ylli Pango - Epo te ministria e ke një çikë zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete, e ke parasysh? Në ministri ti do vish, nuk ka problem, kjo është sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra, se unë kam tjetër ide, ta thashë, prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam idera edhe tek instituti brenda, se janë dy gjëra ministria dhe instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote të tjerë më kupton?

Fiksi - E kuptoj

Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që nuk ka... kjo është thjesht për të.... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?

Fiksi - OK. D.m.th., gjithsesi mos të të bëj telefon, sepse unë jam nisur në Tiranë, ora është 7.30, e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem, mos të të bëj telefon?

Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu, bëj, ta llogaris çfarë të të them unë ty, gjithsesi unë vendin ta thashë se ku është.

Fiksi - OK, por thjesht që mos të të prish punë, se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?

Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam te rrugica te "Kapriço". Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di, ti je duke ecur tani?

Fiksi - Po pra, jam bllokuar në trafik.

Ylli Pango - Ku në trafik? Në ç'vend është kjo...?

Fiksi - Është aty te kjo autostrada që ka filluar... po bëhen punime.

Ylli Pango - Mirë, gjithsesi, kur të vish, më bëj një telefon, se unë edhe mund të lëviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë, ta lëmë në orarin e nesërm. Dakord?

Fiksi - Ora është 7.30, mendoj që maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty.

Ylli Pango - Po nejse, ti kurdo që të vish më bëj një telefonatë. OK?

Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet, se nuk e di për çështjen e punës besoj që...

Ylli Pango - Pse? Pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?

Fiksi - Po e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune dhe... u bë edhe shumë që jam pa punë edhe...

Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu?

Fiksi - Ka 8 muaj.

Ylli Pango - Po jo mo jo, se nëse ti i plotëson kriteret, është normale, ajo nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem, nuk e kam për kështu.

Fiksi - Nuk e di, nëse e keni parë CV, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret.

Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t'i shikojmë me detaje pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës njëherë është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...

 

Bisedat e gazetares se "Fiks Fare" me ministrin Ylli Pango

 

Gazetarja e "Fiks Fare" shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë

 

Ministri Ylli Pango e pret personalisht në zyrë

 

Ylli Pango - Ç'kemi? Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës... Gjuhë të huaj ke?

Fiksi - Po, anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten.

Ylli Pango - Atëherë, do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?

Fiksi - Këtu.

Ylli Pango - Me kë rri?

Fiksi - Vetëm.

Ylli Pango - Sa e ke numrin?

Fiksi - 069 ...

Ylli Pango (lexon numrin që i dha gazetarja dhe e regjistron në celular.)

Ylli Pango - E ke telefonin me vete? (I bën zile në celular gazetares me celularin e tij)

Fiksi - Normal.

Ylli Pango - Ai është numri im.

Fiksi - OK.

Pasi ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar.

Fillimisht, komunikon me ministrin në celular.

Fiksi - Unë jam, me aq sa ma shpjeguat, këtu te një klub 24 orësh. Është këtu përballë shtëpisë tuaj. OK, unë jam këtu jashtë.

Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private.

Ministri i hap derën e shtëpisë.

Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni, mirë?

Ylli Pango - Si jeni, mirë? Je me njeri?

Fiksi - Jo.

Ylli Pango - Të pret njeri?

Fiksi - Jo.

Ylli Pango - Hajde, ngjitu më lart. Po ç'kemi ndonjë gjë?

Fiksi - Asgjë, të përditshmet.

Ylli Pango - Eeeee, pra. Po çfarë ke bërë?

Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.

Ylli Pango - Hiqe xhupin.

Fiksi - Kjo është zyra juaj?

Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.

Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....

Ylli Pango - Jo përkundrazi, nuk më keni bezdisur, më keni dhënë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?

Fiksi - Jo, jo.

Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin apo nuk ke njeri?

Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.

Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?

Fiksi - Po nuk e di të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm te .....

Ylli Pango - Çfarë bëje aty?

Fiksi - Te ..... kam punuar si...

Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty?

Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollën.

Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa t'u bë?

Fiksi - Vjet.

Ylli Pango - Që vjet, d.m.th., nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?

Fiksi - Jo. Thjeshtë mendova një herë të trokas, se mbase... Nuk e kisha idenë, nëse kishit nevojë për të punësuar.

Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet, kur femra është e guximshme, edhe i lindin idera, të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka. (qesh). Si më shikon...

Fiksi - Shtëpia shumë gjigante.

Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla që do të t'i tregoj. Ç'kemi tjetër?

Fiksi - Asgjë.

Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.

Fiksi - Uuuuuuuuuu.

Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë. (Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën.)

Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu, të lutem.

Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.

Fiksi - Jo nuk është... të lutem.

Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër. (qesh)

Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem.

Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?

Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qenë.

Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse unë nuk të prek.

Fiksi - Po më vini në siklet.

Ylli Pango - Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky që ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh, nëse ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira, sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jesh e guximshme mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj, më thuaj, unë nuk është se ashtu.

Fiksi - E guximshme në ç'sens?

Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj, se aty mund të dalësh me rroba banje.

Fiksi - Të dal me rroba banje?

Ylli Pango - Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal, siç del në plazh. E dyta, mund të dalësh me rrobe që të paraqitesh me kostum kombëtar. D.m.th., janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet, Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty, është se do të të fus tek agjencia e turizmit që kam vend për goca që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. Nëse ti që tani rezervohesh dhe thua: "aaaaa, mos,".... të lutem, më lër mbaroj.

Fiksi - Jo unë....

Ylli Pango - Dëgjo diçka, mbaje mend, siç hyre, do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë ja, them që të shikoj një herë si fillim se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, që kur ke ardhur në Tiranë, e ke kapur jetën. Kështu që si fillim hiq vetëm këtë këmishën që të të shikoj si lëkurë deri ku ke rënë.

Fiksi - Të lutëm, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem më vjen shumë rëndë, të lutem shumë.

Ylli Pango - Asnjëherë prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s'më vjen fare asnjë kështu....

Fiksi - Të lutem.

Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.

Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.

Ylli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën).

Fiksi - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.

Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?

Fiksi - Joooo të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem, të lutem.

Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu (për të zbërthyer bluzën).

Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll.

Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës.)

Fiksi - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën?

Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra, se nuk po të prek.

Fiksi - (e shtyn)

Ylli Pango - Shih...

Fiksi - A mund të qetësohem pak?

Ylli Pango - Po qetësohu ti, qetësohu.

Fiksi - A mund të qetësohem, të lutem. Po më vjen shumë rëndë...

Ylli Pango - Po nuk u mësove me mua ti, i bie që...

Fiksi - Si do mësohem, të më shikosh para...?

Ylli Pango - Po, po.

Fiksi - Të më shikoni ju nudo para dhe pastaj?

Ylli Pango - Jo nudo, jo.

Fiksi - OK me të brendshme.

Ylli Pango - Avash mos bërtit, se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit, se nuk do të vras. Me dal me rroba banje shiko si bën, imagjino...

Fiksi - Jo unë tronditem. Nëse ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse e pranoj këtë lloj pune, OK! Por në këto kushte, ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.

Ylli Pango - Hë moj qetësohu, se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo, në agjencinë e turizmit e kam menduar që ka një vend për një vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani në atë agjenci që varet nga unë, se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar, si malet, detet e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?

Fiksi - Mirë, shumë mirë.

Ylli Pango - OK. Kam marrë edhe një tekst aty, që po munde ta përkthesh, ta marrësh me vete. Tekst anglishteje, është një nga fjalimet e mia që do ta mbaj kur të shkoj atje. Nëse ti i jep këto prova dhe i plotëson, ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë, kur të kem panaire jashtë në të gjitha bashkë me grupin do të të marr edhe ty. Në Evropë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ato lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kapin për fyti që sot. E bën, mirë, nuk e bën, ma thuaj, se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.

Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?

Ylli Pango - Aha, duhet të mendohesh? Po mirë mendohu, si të duash! Pastaj, çfarë prisje? Çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.

Fiksi - Ka këtë pjesën që unë nuk e kisha menduar që unë mund të dal edhe me rroba banje.

Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë, ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne, publicitare. Këto janë në përgjithësi, ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë...

Fiksi - Nuk e di, nëse do më lini të paktën të lëndohem deri nesër...

Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rri 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do, më bëj telefon.

Fiksi - OK, do komunikojmë në telefon.

Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?

Fiksi - Po.

Ylli Pango - OK, në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri?

Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.

Ylli Pango - Tani, sonte?

Fiksi - Po.

Ylli Pango - Çudi.

Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjesht dorëzim dokumenti dhe kaq, prandaj.

Ylli Pango - Dakord, herën tjetër rrimë më gjatë, dakord?

Fiksi - Do shikohemi në ministri herën tjetër?

Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo si punë. Pastaj....

Ato mi solle mua dokumentet?

Fiksi - Po. Janë thjesht një curriculum, lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës, t'i sjell.

Ylli Pango - Kur t'i marrësh, m'i bëj gati edhe ato dhe m'i sjell, mirë?

Fiksi - OK, natën e mirë.

Ylli Pango - Natën e mirë. Ciao.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan (03.04.2009)
U nda nga jeta regjisori Viktor Gjika (03.04.2009)
Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s (03.04.2009)
Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan (03.04.2009)
Prishtina shmang UNMIK-un (03.03.2009)
Komandanti i KFOR-it thotë se reduktimet e misionit të NATO-s do të bëhen në të gjithë Kosovën (03.03.2009)
Nju Jork Tajms: Obama-Moskës: Ne nuk i vendosim raketat, ju mos e lejoni Iranin të prodhojë armë bërthamore (03.03.2009)
Një fitore tjetër e krimit - Euleksi zbrapset përballë sfidës së Beogradit (03.02.2009)
Përsëri Beogradi ia kundërvë Kosovës së pavarur dhe sovrane serbët e veriut të vendit (03.02.2009)
SHBA do të japin 900 milionë për rindërtimin e Gazës (03.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]