E Djelë, 05.19.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MINISTRI I JASHTËM GJERMAN THIRRJE SERBISË TË HEQË DORË NGA KOSOVA
E Enjte, 08.26.2010, 07:36pm (GMT+1)

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë po i bën thirrje Serbisë të heqë dorë nga pretendimi ndaj Kosovës dhe të përqëndrohet tek përpjekjet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ministri gjerman Guido Westerwelle i tha zyrtarëve serbë gjatë një vizite sot në Beograd, se pavarësia e Kosovës, e cila tashmë është njohur nga 69 vende të botës, është një realitet i pamohueshëm. Ai tha po ashtu se zyrarët e BE-së janë të gatshëm të ndërmjetësojnë bisedimet e drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori vendimin se deklarimi i pavarësisë nga Kosova në vitin 2008 NUK përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Pas këtij vendimi, Serbia dërgoi një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku dënon pavarësinë e Kosovës.

Ministri gjerman Westerwelle e kritikoi sot Beogradin që ja ka çuar ankesën organizatës botërore, në vend që t'ja çojë Parlamentit Evropian. Ndërkohë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një nga organizatat studimore kryesore po i bën thirrje Prishtinë dhe Beogradit të shfrytëzojnë momentin për bisedime të reja për arritjen e një kompromisi.

(http://www.voanews.com/albanian)

--

Harta e Evropës Juglindore është kompletuar


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, i bëri thirrje Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

"Pavarësia e Kosovës është realitet", tha Westerwelle në Beograd, duke u bërë thirrje liderëve serbë që ta tërheqin rezolutën kundër Kosovës, që e kanë paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Në vend të rezolutës, Serbia duhet të hapë bisedime me Kosovën, tha Westerwelle, duke theksuar se "pajtimi është e vetmja mënyrë që dikush të kuptojë realitetin".

"Pajtimi mund të ketë sukses vetëm nëse ju përballeni me realitetin, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Harta e Evropës juglindore është kompletuar", tha kryediplomati gjerman.

Westerwelle tha se "pas mendimit të GJND-së, të gjitha diskutimet duhet të kishin përfunduar".

"Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është i dykuptimtë. Brukseli është vendi për zgjidhjen e çështjeve, e jo Nju-Jorku".

"Ata që duan t'i bashkëngjiten Evropës duhet të kenë politika të baraspeshuara", theksoi Westerwelle, duke iu referuar Kosovës.

"Nga pikëpamja jonë, dikush mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian vetëm nëse ai synon bashkëpunimin dhe është i gatshëm t'i zgjidhë vështirësitë me fqinjët në mënyrë bashkëpunuese", tha ai.

"Na duhet dialog për çështjet praktike. Do të vijë dita kur përfaqësuesit e Bashkimin Evropian, Kosovës dhe Serbisë, do të ulen në tavolinën e njëjtë. Tash kjo ndoshta duket utopi", shtoi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Të premten, ministri Guido Westerwelle do të qëndrojë në Kosovë, në ndalesën e fundit të turneut të tij në rajon.

(http://www.evropaelire.org)

--

 

Westerwelle në Beograd: BE-ja konsideron se shanset për tryezë bisedimesh janë në Bruksel e jo në Nju Jork

 

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë po zhvillon një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor - Pas Beogradit kreu i diplomacisë gjermane viziton Prishtinën

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle deklaroi sot në Beograd se Bashkimi Evropian mbështet bisedimet e drejtpërdrejta në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ato duhet të zhvillohen në Bruksel e jo në Nju Jork. "Dialogu për çështjet praktike dhe kushte më të mira jetese është i domosdoshëm. Bashkimi Evropian i konsideron se shanset për një tryezë bisedimesh janë në Bruksel e jo në Nju Jork", tha Westerwelle para studentëve të Universitetit të Beogradit.

Megjithatë Westerwelle shtoi se pajtimi mund të arrihet vetëm, nëse Beogradi ballafaqohet me realitetin. Ai i kujtoi të pranishmit se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se harta gjeografike e Evropës Juglindore është vizatuar dhe e përfunduar. Westerwelle në Beograd u takua edhe me presidentin Boris Tadiç, kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç.

 

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç pas takimit me Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle falenderoi për mbështetjen që jep Gjermania në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Kjo mbështetje është kyçe thotë Jeremiç, se pa këtë mëbshtjetje nuk mund të arrihet ky qëllim. Jermiç theksoi se ka diskutuar për të gjitha çështjet edhe për ato për të cilat nuk kanë rënë dakord. "Mund të them edhe pse nuk ekziston unanimiet i plotë ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë kur është fjala për Ballkanin Perëndimor do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë ngushtë për sendërtimin e konsensusit në të gjitha çështjet më të rëndësishme."

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle theksoi gjithasht mbsëhtetjen e Gjermanisë për rrugën e Serbisë drejt BE-së por theksoi se duhen respektuar edhe kriteret. Këtu bëjnë pjesë edhe marrëdhëniet e mira me fqinjët, të cilat janë shumë të rëndësishme për Gjermaninë", tha Westerwelle. rreth statusit ka ende çësthje për të cilat duhet të bisedojmë dhe këtu në mes nesh ka dallime, të cilat nuk dëshirojmë t'i fhsehim. Ministri i jashtëm gjerman në këtë rast iu shmang përsëritjes se pavarësia e Kosovës është realitet dhe deklarata e tij ishte në ton diplomatik. Pyetjes se çfarë humbet Serbia nëqoftëse vazhdon të ndjekë të njëjtën politikë ndaj Kosovës Westerwelle iu përjgigj. "Të gjithë ne e kuptojmë se anëtarësia e vendeve të Ballkanit perëndimor në Evropë është shumë e rëndësishme. BE hap shanse për zhvillim ekonomik dhe ky është një synim, për të cilin ia vlen të punon me intensitet. Për këtë nevojitet fleksibilitet dhe jo konfrontim.

Ministri Jeremiç në fund iu përgjigj hapur pyetjes, nëse Serbia do të heqë dorë nga rezoluta për Kosovën në Asmblenë e Përgjithshme të OKB-së: "Serbia nuk do ta tërheqë rezolutën, të cilën e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ne jemi të gatshëm për bisedime konstruktive në të gjitha çështjet edhe në atë të rezolutës. Ajo që është e sigurtë është se Serbia nuk mund ta mbështesë vendimin që ndoshta nuk do ta vinte në diskutim pavarësinë e Kosovës.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJU JORKU NË 100 VJETORIN E NËNË TEREZËS (08.26.2010)
NËNË TEREZA, DRITË E MADHE (08.26.2010)
NËNA TEREZE, BOTA IA KREMTON NJËQINDVJETORIN E LINDJES (08.25.2010)
NJË ZYRTAR I LARTË SHQIPTAR AKUZOHET PËR KRIM TË ORGANIZUAR NË NJU JORK (08.25.2010)
GJERMANIA DO TË BËJË ÇDO GJË QË TË MOS E LEJOJË REZOLUTËN SERBE (08.25.2010)
PRESIDENTI DHE KRYEMINISTRI DO TË LOBOJNË NË NJU JORK (08.24.2010)
GJERMANIA KËRKON HEQJEN E REZOLUTËS (08.24.2010)
MISS UNIVERSI: FITON JIMENA ANAVARRETE (08.24.2010)
HYSENI: PRISHTINA PO PUNON ME ALEATËT KUNDËR REZOLUTËS SERBE NË OKB (08.23.2010)
BERLINI: TË PËRMIRËSOHEN RAPORTET KOSOVË-SERBI (08.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]