E Enjte, 05.16.2024, 04:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NGECJE NË PROCESIN E NJOHJEVE
E Shtunë, 09.18.2010, 02:34pm (GMT+1)

Edhe pse zyrtarët e institucioneve të Kosovës kishin parashikuar se pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së dhe pas mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua rezoluta e Serbisë dhe BE-së për Kosovën, do të ketë një valë të njohjeve për pavarësinë e Kosovën, kjo nuk doli të jetë ashtu, thonë përfaqësuesit e Klubit për Politikë të Jashtme.

Por, në Mistrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, vazhdojnë të përsërisin se janë duke punuar sa më shumë dhe numri i njohjeve për vendin pritet të rritet.

Qerim Qerimi këshilltar në Ministrinë e Jashtme thotë se ministri i Hyseni ka marrë premtime nga shumë shtete që së shpejti do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

"Prej indikacioneve, ose shenjave që kemi, e që mbështeten në mënyrë të konsiderueshme mbi deklarata e vetë përfaqësuesve të vendeve që nuk e kanë njohur ende, ne presim se do të ketë njohje, por nuk do të mund të themi publikisht dhe jo, e pakta, përpara sesa vendimet të komunikohen nga vetë shtetet që vendosin ta njohin Republikën e Kosovës", bën të ditur Qerimi.

Megjithatë, Qerimi nuk dëshiron të flasë shumë rreth premtimeve që janë dhënë nga vetë ministri i Jashtëm Hyseni se pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së, do të rritet numri i njohjeve për Kosovën.

Por, ai pohon se ministri ka deklaruar atë çka i është premtuar nga përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur deri tash Kosovën.

"Ministri ka marrë një numër premtimesh nga përfaqësuesit e shteteve të ndryshme se pas shpalljes së mendimit këshillëdhënës të GJND-së, do të vendosin për shqyrtim njohjen e Republikës e Kosovës. Dhe, çfardo deklarimi që është bërë sa i përket njohjeve në periudhën e pasmendimit të GJND-së, i referohet këtij fakti, do të thotë deklaratave të përfaqësuesve të vetë shteteve, të cilët kanë deklaruar se do ta vendosin për shqyrtim njohjen pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë", shprehet Qerimi.

Ndryshe, gati dy muaj që nga dhënia e mendimit të GJND-së, i cili sqaroi se pavarësia e Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, por edhe pas miratimit të rezolutës së Serbisë dhe BE-së për Kosovën, në OKB, numri i njohjeve vazhdon të mbetet në 70.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Honduarsi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit për Politikë të Jashtme konsiderojnë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk janë duke punuar seriozisht për çështjen e njohjeve.

Arritja e njohjeve të reja për vendin, duhet të jetë një nga prioritete kryesore për institucionet e vendit, thotë Ardian Arifaj nga KPJ-ja.

Sipas tij, premtimet se pas GJND-së Kosova do të fitojë një numër të madh njohjesh, siç duket, doli të mos jenë të sakta.

"Thjesht, këto i shohim si qasje jo serioze ndaj një çështjeje shumë serioze për Kosovën. Për fat të keq kemi një qasje joserioze dhe po ashtu edhe deklarata jo serioze, të cilat siç po shihet nuk po përmbushen".

"Pra, nuk kanë qenë deklarata të bazuara në fakte, në të dhëna të besuara kredibile, po informata jo të sakta të paqëndrueshme, të cilat më shumë i kanë përdorur për një marketing politik brenda Kosovës, sesa për të treguar një realitet ose një sukses të Kosovës", thotë Arifaj.

Arifaj konsideron se institucionet kosovare, nuk duhet të presin vetëm nga miqtë e tyre që të lobojnë, por një gjë e tillë, sipas tij, duhet të bëhet nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme, ambasadorët dhe krerët e shtetit.

"Nuk mjafton që vetëm ata që po i quajmë miq të Kosovës të lobojnë për Kosovën. Është esenciale që vet përfaqësuesit e Kosovës të provojnë të kontaktojnë me vendet që nuk na kanë njohur, edhe t'i bindin me argumente të qarta pse ata duhet ta njohin Kosovën".

" Njohja nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk na kanë njohur, duhet të jetë një ndër prioritetet e Qeverisë, apo krejt lidershipit politik të Kosovës", thekson Arifaj.

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, do të udhëtojnë përsëri këtë fundjavë në Nju Jork.

Siç bëhet e ditur nga Kabineti i kryeministrit, pritet që në kuadër të aktiviteteve të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi të takohen me shumë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët ndodhen në Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRETENI: KORRUPSIONI LUFTOHET ME HAPA KONKRETË (09.18.2010)
RTK: NË DIALOGUN PRISHTINË-BEOGRAD NUK DO TË DISKUTOHET PËR STATUSIN (09.18.2010)
POLONIA LIRON LIDERIN ÇEÇEN ZAKAJEV (09.18.2010)
ARRESTOHET PERSONI I GJASHTË PËR KËRCËNIMIN NDAJ PAPA BENEDIKTIT NË LONDËR (09.17.2010)
NJOFTIM NGA "VATRA": DARKË PËR NDER TË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË PROF. DR. SALI BERISHA DHE DELEGACIONIT TË KOSOVËS ME NË KRYE PRESIDENTIN SEJDIU (09.17.2010)
VRESHTARËT NDËRPRESIN PROTESTËN (09.17.2010)
NË KUFIRIN KOSOVË- SERBI BARRIERAT TREGTARE JANË NJË ÇËSHTJE PRAKTIKE (09.17.2010)
KËRCËNIM NDAJ PAPA BENEDIKTIT, PESË TË ARRESTUAR (09.17.2010)
NATO: TË RISHQYRTOHET PËRMASA E TËRHEQJES NGA KOSOVA (09.17.2010)
Sejdiu dhe Thaçi do të udhëtojnë në Nju Jork (09.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]