E Shtunë, 05.18.2024, 02:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

Amerika e befasuar dhe thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i Spanjës


E Premte, 03.20.2009, 08:32pm (GMT+1)

Radio Evropa e Lirë - Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova. Spanja ndërkaq ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të respektohet vendimi për tërheqje.

Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova.

"Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me këtë vendim të Spanjës", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Wood.
Ai në vazhdim tha se në vitin 1999, aleatët e NATO-s "u pajtuan në parimin së bashku brenda, së bashku jashtë", prandaj "ne jemi të befasuar nga ky vendim".
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen "assesi" me pikëpamjen e Spanjës, se misioni në Kosovë është esencialisht i përfunduar.
Spanja ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që ta respektojnë vendimin e këtij vendi për tërheqjen e trupave nga Kosova, pasi Uashingtoni ka shprehur zhgënjim me këtë zhvillim.

"Ne respektojmë pozicionin e vendeve të tjera, por njëherësh kërkojmë për respekt të pozicionit tonë", kanë thënë burime nga zyra e kryeministrit të Spanjës, Luis Rodriguez Zapatero.
Duke folur sot në Bruksel, kryeministri Zapatero, këmbënguli se trupat e Spanjës po tërhiqen nga Kosova, për shkak se siguria është përmirësuar dhe se roli i Spanjës më nuk ka kuptim, për arsye se ky vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Para një viti, Kosova njëanshëm e shpalli pavarësinë dhe siç është mirë e njohur, Spanja nuk e njehë këtë", u tha ai reporterëve sot në Bruksel. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FMN ia kushtëzon ndihmat Serbisë me njohjen e pavarësisë së Kosovës (03.20.2009)
Presidenti Obama iu dërgon mesazh iranianëve për Vitin e Ri persian (03.20.2009)
Veprimi i Spanjës i njëanshëm, i pakohshëm dhe i pabashkërenduar ne NATOn (03.20.2009)
Spanja i tërheq trupat nga Kosova (03.19.2009)
I mbijetuar nga atentati gjyqtari Ardian Nuni kërkon strehim në SHBA (03.19.2009)
Pas aksidentit me ski vdes aktorja Natasha Riçardson (03.19.2009)
Departamenti i Shtetit arrin në përfundimin se ambasada e SHBAsë në Tiranë nuk ka kryer shkelje (03.19.2009)
Gjenerali McColl rikonfirmon përkrahjen e NATOs për Forcën e Sigurisë së Kosovës (03.18.2009)
Promovohet vepra dyvëllimëshe e Vilson Blloshmit (03.18.2009)
Oli Ren: Bashkimi Evropian të mos e shtyjë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit (03.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]