DY SULME NË VERI TË KOSOVËS
E Mërkurë, 10.20.2010, 05:42pm (GMT+1)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë sulmuar me materiale ndezëse dy automjete në veri të Kosovës.
Sulmi i parë ka ndodhur në komunën e Zveçanit, kurse i dyti në veri të Mitrovicës. Nga të dyja sulmet janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale të pronës private, por nuk të lënduar. Të dyja makinat, që ishin cak i sulmeve, ishin në pronësi të qytetarëve serbë të Kosovës.
Për të dyja rastet Policia e Kosovës njofton se hetimet po vazhdojnë.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|