VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALANGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 11:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 11.16.2010, 08:29am (GMT+1)



Ka mjaftuar vetëm një deklarim i numrit dy të EULEX-it në Kosovë që ndaj tij të nisë një fushatë demonizuese dhe akuzash, ndërsa është kërcënuar gazetarja Sebahate Shala, pas publikimit të artikullit të saj në agjencinë e lajmeve "Kosovapress" me titull: "Sparkes: Limaj dhe Syla nuk do duhej të ishin në listën e PDK-së."

Demonizimi i Nr.2 të EULEX-it dhe kërcënimi i gazetares Shala ka ardhur vetëm pas shqiptimit të një deklarate nga ana diplomatit britanik dhe botimit të artikullit ku ajo riprodhon atë çfarë tha z.Sparks. Gazetares Sebahate Shala e gjithë kjo histori i ka kushtuar vendin e punës, "për shkak të mosmarrëveshjes që ajo pati me drejtuesin e agjencisë", "nënçmimin dhe mosrespektin ndaj saj", dhe ajo "është detyruar që të lëshojë punën, me vetëdëshirë". Nuk ka ironi më të madhe.

Andy Sparkes, zëvendësshefi i EULEX-it, në një deklarim publik, duke iu referuar emrave të Fatmir Limajt dhe Azem Sylës në listën e PDK-së, ka shprehur mendimin e tij se përfshirja në listat e deputetëve e figurave politike që janë subjekte të hetimeve rrezikon jo besimin, por edhe reputacionin e shtetit të Kosovës. Vetëm kaq ka thënë Spark, ndësa Sebahate Shala ka publikuar vetëm se çfarë ka thënë Numri 2 i EULEX-it. Deri këtu shkon puna.

"Mbi të gjitha secili duhet t'i pranojë parimet e përgjithshme se çdokush është i pafajshëm, derisa nuk vërtetohet fajësia. Sidoqoftë, personalisht mendoj se do të ishte e ndershme dhe më mirë për reputacionin e Kosovës, nëse njerëzit të cilët janë nën hetime dhe janë subjekt i procedurave gjyqësore, të mos futeshin në garë si përfaqësues të popullit, derisa të pastrohet emri i tyre", tha Sparks.

Pas kësaj Sparks e kanë akuzuar se po ndyn  imazhin e shtetit demokratik të Kosovës, kur ai as nuk ka shpifur dhe as nuk ka akuzuar kënd. Sigurisht Sparksin nuk e kërcënojnë dot, se nuk ua mban, Sebahate Shalën - po, e kërcënojnë dhe e bëjnë që të largohet nga puna me dëshirën e saj.

Në fakt Sparksin e demonizojnë, mediat a kontrolluara dhe gazetarë me hipoteka, që në fakt ushtrojnë rolin e xhandarit të fjalës së lirë, e cila në Kosovë vuan nga censura, autocensura dhe kontrolli. Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të Organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova është radhitur në vendin e 92-të, një vend jo i lakmueshëm që lë shumë për të dëshiruar.

Kur demonizohet Ambasadori Andy Sparkes, që përfaqëson Britaninë e Madhe, njërin nga shtetet kryesore që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, i cili është shtetas i Mbretërisë të Bashkuar, me statusin e një zyrtari të lartë të EULEX-it dhe gëzon imunitet diplomatik, mendoni se çfarë ndodh me njerëz të thjeshtë apo me gazetarët si Sebahate Shala, të cilët kanë si mbrojtje vetëm Zotin në qiell, ndërsa në tokë nuk i mbron askush.

Gazetarët po ashtu nuk i mbrojnë dot as Shoqatat e gazetarëve në Kosovë, si Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, AGPK, ashtu dhe  Unioni i Gazetarëve të Kosovës , UGK, organizata që  në rastin konkret kanë dënuar kërcënimet që ka marrë gazetarja Sebahate Shala, por reagimet e tyre duken  më tepër si rutinë dhe janë të pafuqishme.

Sa për imazhin e Kosovës nuk e dëmton natyrisht as Sparks dhe as Sebahate Shala, por ajo pjesë e kontrolluar e shtypit në Kosovë që sot akuzon dhe e demonizon Sparksin dhe e bën Sebahate Shalën ta lëshojë me "dëshirën e saj" vendin e punës.

Në fund të këtij shkrimi do të më duhet të sjell mesazhin që shqiptoi sot disidentja Aung San Su Ki, Nobelistja birmaneze e Paqes, e cila e fitoi lirinë pas shtatë vjetësh arresti shtëpiak se "Baza e demokracisë është liria e fjalës." Edhe për ta shprehur, edhe për ta shkruar.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 15 Nëntor)

http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=88168

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


 

 

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PREKË CALI - NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2010)
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYERNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (11.14.2010)
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUANNGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.13.2010)
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SËNga Elida BUÇPAPAJ (11.12.2010)
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit ShqiptarNGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2010)
DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL ME RUSINËNga FRANK SHKRELI (11.09.2010)
HEQJA E VIZAVE PËR SHQIPËRINË - MË MIRË VONË SE KURRËNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, City University of New York (11.09.2010)
NJË START I RI PËR LDK-NËTriumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa MustafënNga Elida BUÇPAPAJ (11.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]