E Hënë, 07.22.2019, 12:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 


E Shtunë, 01.15.2011, 03:20pm (GMT+1)

Midis të gjitha citateve të mbajtura mend dhe midis të gjitha të tjerave të kërkuara në internet për zgjedhjet, fitues ka dalë një citat i Stalinit: "Mjafton që njerëzit ta dinë se u mbajt një palë zgjedhje. Njerëzit që i hedhin në kuti votat e tyre, nuk vendosin asgjë. Njerëzit që i numërojnë votat, vendosin gjithçka."

Ashtu siç ishte i kursyer në tiparet fizike, diktatori, si të gjithë të atij llojit të tij, nga më antikët deri tek më vonët, ishte i kursyer edhe në porositë e tij, sa edhe i ngjeshur e i qartë njëherësh. Ndonëse ndër më jetëgjatët në një diktaturë që, falë tij, u bë edhe një ndër superfuqitë më ekspansioniste e më mizore të të gjitha kohërave, Stalini botoi vetëm nja 17 vepra të shkurtëra. Ndryshe nga stalinoidët e mëpasmë, ai iu binte mjaft shkurt raporteve të tij në aq shumë kongrese të mbajtura prej tij, fjalitë e tij ishin kryesisht të thjeshta, kryesisht të drejtpërdrejta. Edhe në komunikimet e tij me bashkëpunëtorët, përkrahës apo kundërshtarë, të gjithë të përkohshëm - siç i ka pasur ai dhe siç i kanë të gjithë stalinoidët, thonë se Stalini kishte një kollitje aq të saktë, sa nuk ishte nevoja që ata të përpunoheshin se çfarë duhej të flisnin e çfarë duhej të mendonin. Alfabeti mors i kollitjeve të duhanpirësit me llullë (kamish) dëshifrohej menjëherë, pa më të voglin dëshifrim.

Edhe citati i shpallur fitues në mënyrë paraprake ndaj zgjedhjeve të nesërme, është krejt në natyrën e porosive të Stalinit. Zgjedhjet bëhen vetëm për hir të mbajtjes së tyre, sa për të thënë se u mbajtën. Ata që shkojnë në kutitë e votimeve, thjesht kryejnë një ritual, nga ata të shumtë që kryejnë me dhe pa nevojë. Ata që i numërojnë votat, janë gjithçka. Nuk e kisha ndeshur këtë citat të diktatorit para zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Dhe tash më vjen të kërkoj ndjesë që kam këmbëngulur në shkrimet e mia se pjesëmarrja masive jo vetëm e nderon Kosovën, e përmirëson imazhin e saj, por edhe e vështirëson korruptimin e votës dhe të vetë zgjedhjeve.

Kollitjet e "xhaxhit" në zgjedhjet e 12 dhjetorit i kanë zëvendësuar sms-të. Ato nuk kanë ardhur nga selitë e partive, sa kanë ardhur nga telefonat celularë (mobilë) të kandidatëve për deputetë. Makutëria ka qenë e tillë sa nuk është nginjur vetëm me kalimin e pragut zgjedhor të kandidatit, por edhe kalimin e numrit të votave të rivalëve në krye të partisë. Shpjeguar thjeshtë, meqë këtu po flasim edhe për gjenialitetin e dhënies së porosisë pa sofistikime, pa hermetizime, por shkoqur e qëruar, vjedhjet kanë ndodhur brenda një trupi partiak, pra nga njëri xhep i së njëjtës xhaketë, tek xhepi tjetër, pak më lart apo pak më poshtë në të njëjtën xhaketë. Si në një enë komunikuese, votat e së njëjtës parti kanë fluturuar nga ky kandidat tek një kandidat tjetër i asaj partie.

Dukuria është "kufizuar", thënë kështu, vetëm në dy partitë më të mëdha. Kjo mënyrë e transferimit të votave, e quajtur trafikim me gjuhën e sotme, është një mjet i zhvendosjes së figurave në kreun e një partie të caktuar, rrjedhimisht edhe i zhvendosjes së tyre në institucionet shtetërore. Dhe nuk është një mjet i ri, është tërësisht i vjetër, i trashëguar nga kohët e federatës. Dhe dy partitë e mëdha, gjatë partneritetit trevjeçar qeverisës ia kanë ngjitur këtë ves njëra-tjetrës në mënyrë të kënaqshme.

A do të funksionojnë nesër kollitjet e Stalinit në zgjedhjet e përsëritura në Deçan, Drenas dhe Skënderaj? Janë pikërisht tri komunat simbole të luftës çlirimtare të Kosovës. Një politikan nga partitë e vogla këto ditë thoshte se dukuria ishte e përhapur gjithandej, por ajo u denoncua vetëm nga "tri komunat heroike", të cilat nuk e duruan shtrembërimin e votës së sovranit më 12 dhjetor nga partiakët nëpërmjet militantëve të tyre në komisionet zgjedhore, pra nga vendimtarët, nga "njerëzit që numërojnë votat", siç thoshte Stalini në citatin e zgjedhur prej meje.

Kollitjet e Stalinit, si gjithçka e keqe dhe e ligë e kësaj bote klonohen lehtësisht në impulse telefonash celularë, ashtu si Stalini klonohet në njerëz të etur për pushtet, në njerëz të shnatyruar në atë masë si politikanë sa të përdorin çdo mjet për t'i nxjerrë nga loja rivalët e tyre, rrezikuesit e tyre më të afërt të kapjes së majave të pushtetit, të zaptimit, të privatizimit të posteve të pushtetit.

Unë ruaj shpresën se vërtet nesër "tri komunat heroike", siç i quajti me shumë të drejtë dhe me shumë meritë politikani i cituar edhe më lart, do ta shpëtojnë për mrekulli imazhin e tyre në zgjedhje, duke dhënë një pamje krejt tjetër nga ajo e 12 dhjetorit. Edhe një herë tjetër ato do ta shpëtonin kështu edhe imazhin e krejt Kosovës, çka sot është më e domosdoshme se kurrë ndonjëherë.

(Botuar në Bota Sot më 8 janar 2011)

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
TË DUAN, PA TË QORTOJNË(Letër e mbyllur partive)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
BULLGARI: KUVENDI POPULLOR MIRATOI DEKLARATËN PËR TËRHEQJEN E AMBASADORËVE ME DOSJE NË ISH SIGURIMIN E SHTETIT - ISH DERZHAVNA SIGURNOSTNga BEQIR SINA, New York (01.14.2011)
PRESIDENTI BARACK OBAMA NË SHËRBIMIN PËRKUJTIMOR PËR VIKTIMAT NË ARIZONANga FRANK SHKRELI (01.13.2011)
NJË TRAKTAT SHQIPËRI-KOSOVËNga SHABAN MURATI (01.12.2011)
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËNNGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËSNGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.12.2011)
PRESIDENTI OBAMA DHE ROLI (I ZVOGËLUAR) I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI (01.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]