VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Ditëlindja e Evropës së Bashkuar është më 9 maj 1950
E Shtunë, 05.09.2009, 10:49am (GMT+1)

Voal-online - Data 9 maj 1950 njihet si ditëlindja e Evropës së Bashkuar. Kështu është vendosur në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive evropiane në Milano më 1985. Në këtë takim 9 maji u shpall Dita e Evropës. Pse pikërisht kjo datë? Zanafillën e kësaj përgjigjeje e gjejmë në periudhën menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishin vitet kur fillonte Lufta e Ftohtë në një botë të raskapitur tashmë nga dy luftëra shkatërrimtare, në një botë të ndarë në dy blloqe ideologjikisht të kundërta dhe me rrezikun e rrëshqitjes në një tjetër konflikt planetar. Pikërisht në këtë moment ministri i Jashtëm francez Robert Schuman paraqet propozimin për të krijuar një Europë të organizuar. Propozimi, i njohur si "deklarata Schuman", është pranuar si hapi i parë drejt integrimit evropian. Evropa e Bashkuar, pra, lindi në frymën e kërkimit të paqes dhe të bashkëjetesës së qetë midis shteteve. Pra, lind me optikën e mbajtjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit e të integrimit midis forcave që e përbëjnë. Rreshtat e parë të deklaratës japin idenë e qëllimeve ambicioze të saj.
"Paqja botërore nuk mund të shpëtohet pa iniciativa krijuese në lartësinë e rreziqeve që na kërcënojnë." "Duke i bërë të përbashkëta disa prodhime bazë dhe duke institucionalizuar një Autoritet të Lartë vendimet e të cilit të jenë të detyrueshme për Francën, Gjermaninë dhe për vendet e tjera që do të aderojnë, do të kemi realizuar themelet e para konkrete të një federate evropiane të pazëvendësueshme në mbrojtje të paqes." Kështu propozohej krijimi i një Institucioni evropian mbinacional, të cilit t'i besohet administrimi i dy lëndëve të para të cilat në atë kohë i ishin premisë e çdo force ushtarake, qymyri dhe çeliku. Për të kuptuar sot rolin revolucionar të këtij gjesti do të mjaftonte sot të përfytyronim një iniciativë të ngjashme midis Izraelit dhe palestinezëve, midis serbëve dhe boshnjakëve, midis popullsive tuci e hutu... Këto vlera u realizuan falë zhvillimit ekonomik e social dhe ekuilibrit të kontekstit ambiental e të rajoneve të ndryshme, të vetmit faktorë që mund të garantojnë një nivel të cilësisë së jetesës të shpërndarë barabar mes qytetarëve. Europa, si bashkësi e popujve të vetëdijshëm, me kultura të ngjashme apo përplotësuese, ekziston prej shekujsh, por pa rregulla dhe pa institucione. Vetëdija për këto vlera të përbashkëta themelore nuk kishte mjaftuar kurrë për të shmangur tragjeditë të cilat kishin përgjakur tokat e saj. Sot, ndërkaq, çdo vend që vendos në mënyrë demokratike të anëtarësohet në Bashkimin Evropian përshtat vlerat e paqes dhe të solidaritetit mbi të cilat lartësohet ndërtesa e përbashkët.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Shqipëria do t'i ndihmojë çiltërsisht fqinjët për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO (05.09.2009)
Editorial: Veprimi ndaj Agim Çekut e denoncon Serbinë (05.08.2009)
"Denoncimi" i Aleancës së NATO-s Nga Arbër Ahmetaj (05.06.2009)
Editorial: Politika duhet të jetë më e bashkuar se kurrë (05.03.2009)
Shqiptarët do të votojnë horizontet, jo muret (05.01.2009)
Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptarNga Ismail KADARE (04.25.2009)
Rreth vizitës në Kosovë të Tadiçit Nga Elida Buçpapaj (04.20.2009)
10 VJET PA KATANËN   Nga Elida Buçpapaj (04.11.2009)
Hetim ndërtimeve të tranzicionit (04.09.2009)
Editorial Prej sot flamuri shqiptar iu prin flamujve të NATOs (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]