VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORENga JAMES A. BAKER, Foreign Policy

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 01:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORE

Nga JAMES A. BAKER, Foreign Policy


E Shtunë, 07.02.2011, 10:37am (GMT+1)

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit i krahason zgjedhjet e Tiranës me ato presidenciale në SHBA. "Nuk ka patur asnjë shans negocimi ndërmjet George W. Bush dhe Al Gor në vitin 2000 në Florida dhe pa dyshim që nuk ka asnjë shans sot në Shqipëri"

Njëzet vjet më parë, pavarësisht shqetësimeve rreth sigurisë në vend, qëndroja mbi një platformë druri në mes të sheshit kryesor të Tiranës për t'i folur turmës euforike prej 300.000 njerëzish. Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur përgjatë rrugës që kisha bërë nga aeroporti. Si zyrtari i parë i Shteteve të Bashkuara që ka vizituar Shqipërinë, e cila deri në atë kohë kishte jetuar e izoluar për shkak të regjimit të egër komunist 50-vjeçar, mesazhi që i adresova turmës ishte shumë i thjeshtë: "Kini besim sepse demokracia funksionon", thashë unë. "Më në fund jeni të lirë të thoni me zë të lartë mendimet tuaja. Më në fund jeni të lirë t'i zgjidhni vetë liderët tuaj".

Sot, teksa reflektoj mbi atë vizitë të para njëzet viteve nuk mund të mos ndjej një admirim mjaft të thellë për popullin e Shqipërisë, por mendoj se fjalimit tim mund t'i kisha shtuar edhe një fjali tjetër". Po, demokracia funksionon, por funksionon më së miri kur qytetarët ruajnë të pacenuar respektin dhe zbatimin e ligjit dhe së drejtës që janë edhe shtyllat kryesore të një demokracie të rregullt. Kjo është diçka shumë e rëndësishme për t'u përmendur, duke patur parasysh ngërçin politik që ka vënë në rrezik perspektivën e vendit për të aderuar në Bashkimin Europian dhe institucionet botërore. Ndërkohë që, Shqipëria është bërë anëtare e plotë e NATO-s në vitin 2009 dhe është një kandidate shumë e rëndësishme në Bashkimin Europian, anëtarësimi i saj me të drejta të barabarta është vënë në rrezik nga raporte të shumta që flasin për mosfunksionim politik në vend.

Shembulli i fundit i ngërçit politik në Shqipëri janë zgjedhjet vendore të datës 8. Të dy kandidatët për kryetarin e Bashkisë së Tiranës kanë parë një rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Të dy kandidatët, të cilët përfaqësojnë edhe dy partitë politike më të mëdha në vend, janë dy nga figurat më të rëndësishme të politikës. Gara vuri kandidatin e Partisë Demokratike në pushtet, ish-ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha pwrballw liderit të Partisë opozitare Socialiste. Me pothuajse 250.000 fletë votimi, Rama pretendon se ka fituar garën me një diferencë prej 10 votash, ndërkohë që Basha pretendon se kryeson me 81 vota. Fituesi ende nuk është deklaruar zyrtarisht dhe një panel i respektuar gjykatësish ka shqyrtuar gjatë kësaj kohe një sërë argumentash se cilat fletë votimi duhet të numëroheshin dhe cilat duhet të shpallen të pavlefshme. Kontradiktat vijnë në fakt nga një sfond mosmarrëveshjesh politike, pasi partia opozitare ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, duke nxitur demonstrata masive në rrugë me pretendimin se zgjedhjet kanë qenë të parregullta.

Sigurisht, unë janë shumë i familjarizuar me këto lloj zgjedhjesh që përjetojnë rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Në vitin 2000, kam drejtuar grupin ligjor të ish-Presidentit George W. Bush në Florida gjatë rinumërimit të votave. Rezultati i rinumërimit do të përcaktonte edhe Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Në Florida ishin hedhur rreth 6 milionë fletë votimi. Sipas numërimit të parë, kandidatët kishin një diferencë prej 300 votash ndërmjet njëri-tjetrit.

Eksperienca ime në procesin e rinumërimit në Florida për zgjedhjet presidenciale më ka mësuar disa leksione të rëndësishme, të cilat mendoj se janë të zbatueshme në situatën aktuale që po përjeton Shqipëria.

Kur diferenca që ndan kandidatët është shumë e ngushtë mund të dalin argumente pafund rreth faktit nëse disa fletë votimi janë numëruar siç duhet. Numërimi i fletëve të votimit është një art, një shkencë më vetë do të thoja dhe kur rezultati i zgjedhjeve është aq i ngushtë saqë çdo fletë votimi mund të në rezultatin final, bëhet e qartë se gjykimi njerëzor ndikon në mënyrë të sikletshme në vetë procesin e numërimit.

Në këto raste, çdo palë mund të ndërtojë argumente bindëse se për cilat arsye fletët e votimit duhet të numërohen në mënyrën që i lejon ato të fitojnë. Duke qenë se dëshira për të fituar është e madhe, çdo palë arrin edhe vetë të besojë se argumentet e tyre janë të vetmet argumenta të rregullta. Nëse argumentet e njërës palë nuk pranohen, zakonisht ngrihet pretendimi se votat janë "vjedhur".

Kur zgjedhjet përjetojnë rezultate shumë të ngushta, është e kotë të sugjerosh se të dy palët duhet të tentojnë të negociojnë zgjidhjen dhe kontradiktat e tyre nëpërmjet dialogut. Nuk ka patur asnjë shans negocimi ndërmjet George W. Bush dhe Al Gorës në vitin 2000 në Florida dhe pa dyshim që nuk ka asnjë shans sot në Shqipëri. Një kandidat do të fitojë dhe tjetri do të humbë.

Por nga ana tjetër nuk është as e drejtë që të hedhësh poshtë rezultatin dhe të kërkosh zgjedhje të reja. Nuk ka kuptim që t'i thuash zgjedhësve se vota e tyre është shumë e rëndësishme, përveç rasteve kur rezultati është shumë i ngushtë dhe mund të përcaktojë humbjen apo fitoren e njërës palë.

E vetmja mënyrë për të zgjidhur çështje si zgjedhjet e Floridës në vitin 2000 dhe zgjedhjeve të Tiranës sot, është që të ndiqet një proces i rregull dhe i besueshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet ligjit dhe provave, për të shpallur më pas fituesin e vetëm. Gjëja më e rëndësishme në raste të këtilla është që kandidatët të përgatiten të pranojnë me përulje rezultatin e procesit.

Për zgjedhjet në Florida ne përdorëm sistemin gjyqësor amerikan, Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Roli i saj ishte të dëgjonte argumentet e secilës palë dhe të merrte një vendim, i cili domosdoshmërisht do të zhgënjente pritshmëritë e njërit prej kandidatëve. Shtetet e Bashkuara qenë me fat për faktin se Gore dhe Bush ishin dy kandidatë të përgatitur për të vendosur interesin kombëtar mbi ambiciet e tyre personale.

Në fund, ashtu siç e dimë të gjithë, Gjykata e Larta mori vendim në favor të Bushit. Gore mund të vendoste që ta refuzonte vendimin e Gjykatës dhe ta fuste qeverinë amerikane në kaos, por nuk e bëri. Në të kundërt, fjalimi fisnik i Al Gorës ku shprehte miratimin e tij ndaj rezultatit përfundimtar dhe përshëndeste fitoren e Bushit, ishte një model i jashtëzakonshëm për këto lloj situatash. Të dy burrat e kishin të qartë se historia do t'i gjykonte shumë ashpër nëse do të kishin vendosur interesat e tyre personale mbi interesin e përgjithshëm të popullit amerikan, duke rënë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Në fund rezultoi se sistemi amerikan funksiononte. Po, është e vërtetë se rezultati ishte jashtëzakonisht i ngushtë dhe se emocionet e të dyja palëve ishin shumë të larta, por nuk pati as trazira dhe as tanke nëpër rrugë, përveç disa protestave të vogla paqësore. Rezultati? Amerika përjetoi përsëri një transferim paqësor të pushtetit.

Shqipëria është me fat pasi ka të njëjtat shtylla të forta ligjore. Kolegji i saj Zgjedhor është i gatshëm të dëgjojë argumentat dhe të shqyrtojë apelimet e ndryshme për vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë të rregullt ligjore. Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve të lartë të vendit. Anëtarët e zgjedhur rastësisht të Kolegjit Zgjedhor janë emëruar në gjyqësorin e vendit në kohë të ndryshme nga qeveritë e të dy partive politike të mëdha.

Më 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi se kandidati Basha kishte fituar me 93 vota në avantazh edhe pse Partia Socialiste e ka apeluar këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor, i cili tashmë duhet të marrë një vendim për zgjedhjet vendore në Tiranë për herë të tretë. Ndërkohë që, opozita mund të mos kënaqet asnjëherë plotësisht me rezultatin, ashtu si shumë demokratë në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ende të shprehin inat rreth fitores së ish-Presidentit Bush në vitin 2000, ajo që duhet të presin të shikojmë tani është a do ta pranojë kjo forcë politike vendimin e marrë nga procesi ligjor i vendit?

Duke patur në mendje përqafimin mallëngjyes të lirisë dhe demokracisë për të cilin kam qenë dëshmitar njëzet vite më parë, jam i bindur se ky është lloji i lidershipit që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOKOL SOKOLI, TOMË NDOJA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI"Një kujtesë kundër Harresës"Nga FRANK SHKRELI (06.30.2011)
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2011)
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.29.2011)
AMERIKË, ZGJOHUNga ROGER COHEN, New York Times (06.28.2011)
MIRË SE VJEN NË TROPOJË- Shënime për veprën kolanë « Tropoja, Malësia e Mirë » (Dardania Alpine, Pult, Altun, Malësia e Gjakovës –Nga ISA HALILAJ, Mësues i Merituar, Historian (06.28.2011)
SIRIA DHE FQINJËT E SAJNga Dr. ALBAN DACI (06.28.2011)
MBI NJË MILIARD EURO NË VIT SJELLIN MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË "MAQEDONI"!Nga ERMIRA MEHMETI (*) (06.27.2011)
VEHBI SKËNDERI, NJË MIK E POET I NJË NDJESHMËRIE TË PAZAKONTËSIZIFIANI I POEZISË SË FEMRËS DHE DRINIT TË DRITËSNga Dr. KOÇI PETRITI (06.25.2011)
DEKLARATA E SHTËPISË SË BARDHË NË LIDHJE ME SIGURINË NË BALLKANIN PERËNDIMORNga FRANK SHKRELI (06.25.2011)
ARSHI PIPA, MËSUES, MIK DHE PËRSËRI MËSUESNga AMIK KASORUHO (06.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]