VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË KUVEND SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ARDHMËRINË E SHQIPTARISË NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 05:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË KUVEND SHQIPTARO-AMERIKAN PËR ARDHMËRINË E SHQIPTARISË NË AMERIKË

Nga ARTUR VREKAJ


E Premte, 10.21.2011, 08:07am (GMT+1)

Të dashur bashkëkombas, shqiptarë të një gjaku të të gjitha trevave shqiptare në Ballkan në trojet tona të lashta që kurrë s'do t'i harrojmë, edhe pse fizikisht jetojmë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, mendja dhe zemra na rreh për atdheun tonë.

Edhe një vit na ndan nga shekulli i Pavarësisë së Shqipërisë. Njëqind e dy vjet më parë, me 29 tetor 1909 në gazetën "Dielli", në Boston të SHBA Faik Konica hodhi platformën e bashkimit të gjithë organizimeve shqiptare me synimin e madh të një federate në ndihmë të kombit shqiptar që ende lëngonte nën thundren e fqinjëve gllabërues. Dhe pikërisht Dokumenti Historik i 24 dhjetorit 1911 me firmat e Nolit, Konicës, Kristo Floqit, Paskal Aleksit, Elia Tromarës, Llambi Cikozit, Kristo Kirkës, Kostika Treskës dhe Koste Kottes bëri që "Vatra", kjo federatë panshqiptare të shndërrohet në një nga shtyllat kryesore në ndihme të Pavarësisë së Shqipërisë apo dhe lobimit në botë për njohjen e saj deri në Lidhjen e Kombeve.

Kudo ku ka shqiptare ne Amerike, kudo ku vlon kenga e shqiptarise edhe sot pas 102 vjetesh te thirrjes per Bashkim nga atdhetari Faik Konica qe eshte flamurmbajtesi e ideatori i pare i kushtrimit per bashkim te shqiptareve te Amerikes degjohet si atehere kembana e bashkimit te shqiptareve te Amerikes. Kurre ne historine e Diaspores shqiptare ne Amerike apo dhe te kombit shqiptar nuk ka patur kaq aksion kombetar sa ne prag te Pavaresise se Shqiperise, kurre nuk ka patur kaq kthjelltesi e vizion per ringjalljen e vetedijes kombetare per te ushqyer çdo shqiptar dhe per te kontribuar per te çimentuar themelet e kombit te shumevuajtur shqiptar.

Po sot pas 100 vjetesh te bashkimit te pare te shqiptareve ne Amerike? Sa i domosdoshem eshte bashkimi? Bashkimi tingellon aq bukur sa atehere me 24 dhjetor 1911 kur Noli e Konica u bene shenjtoret e bashkimit te shqiptareve te Amerikes nje veper qe ngjan per nga rendesia me Kuvendin e Lezhes, me Lidhjen e Prizrenit apo dhe Kuvendin per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.

Ende kombi shqiptar ne trojet etnike shqiptare ne Europe ka nevoje per ndihmen e Diaspores shqiptare ne Amerike, po pse jo dhe vete shqiptaret e Amerikes kane nevoje te integrohen me se shumti mes tyre per te vepruar me nje platforme te perbashket organizuese e vizionare per çka shtron koha sot pas me shume se nje shekull e ca ne Amerike. Jo per nje udheheqje formale por per nje ze te perbashket, per nje forum kombetar ku te vendoset se si mund te organizohemi me mire nga Detroit ne Dallas e nga New York ne California si dhe te perfaqesohemi me mire ne Amerike per te ruajtur keshtu e pasuruar vlerat kombetare. Edhe per arsyen se kemi mes nesh nje vale emigrantesh te pas 1990-es qe kane potenciale intelektuale e cila duhet vene ne sherbim te shqiptarise.

Me shume se kurre sot ne shqiptareve qe merguam pas 1990-es ketu ne Amerike lipset te therresim nje Kuvend Shqiptar te te gjitha shoqatave, organizatave, institucioneve fetare si dhe veprimtareve aktive te komuniteteve shqiptare me qellim qe te bashkepunojme ne mbeshtetje te misionit te bashkimit si komb per me shume hapesire shqiptare ne komunitetet shqiptare, per te mbeshtetur shkollimin ne gjuhen shqipe me tekste zyrtare si dhe me ndihma financiare per ta bere sa me masiv per t'i mbajtur keshtu te fresketa Identitetin kombetar dhe rrenjet me vendlindjen.

Kuptimplote eshte fakti qe shqiptaret e Amerikes po organizohen kudo qe jane, po bashkohen ne mes tyre pa dallim krahine, qyteti, moshe, gjinie dhe ideje vetem e vetem qe te kontribojne ne mbajtjen gjalle te shqiptarise, te identitetit tone kombetar shqiptar, te gjuhes e kultures sone te pasur e te te gjitha traditave zakonore shqiptare por edhe per ndergjegjesimin e brezit me te ri se ne jemi komb vital qe trashegojme nga te paret tane nje histori kombetare qe shquhet ne shekuj per heroizem e mbijetese te pashoqe.

Kishat shqiptare po afrojne gjithnje e me shume shqiptare me veprimtari massive me temen kombetare siç jane Festivalet Shqiptare ku njerezit vijne e gezojne pa dallim feje. Ato kane hapur dyert falas per femijet shqiptare qe duan te mesojne shqip ku vertete eshte e veshtire te sigurosh ambjente publike per te zhvilluar mesim ne fundjave.

Shqiptaret e Amerikes jane te ndjeshem per çka ndodh rreth çeshtjes kombetare a fatit te shqiptareve ne Ballkan. Te mos harrojme se edhe sot pas afer njeqind vjetesh Pavaresi te Shqiperise antishqiptarizmi eshte me i gjalle, me i sofistikuar dhe me i financuar. Daullet antishqiptare te fqinjeve bien kudo brenda Shqiperise dhe Kosoves, ne Greqi, Serbi, Maqedoni, Mal te Zi, ne Bruksel e deri ne seline e Kombeve e Bashkuara! Si edhe njeqind vjet te shkuara po ajo pangopesi per te shkulur nga trupi i Shqiperise nje cope toke a nje cope minoritet edhe atje ku nuk ka patur kurre fare serbi, greku, maqedonsi apo bullgari.

Nje komunitet shqiptaro-amerikan i bashkuar eshte vlere kombetare edhe per vete fatin e Shqiperise, te Kosoves dhe te shqiptareve te Maqedonise, Greqise dhe te Malit te Zi. Pra, eshte nje kerkese shekullore per te qene ne krah te nevojave qe ka kombi shqiptar per ta ruajtur Identitetin dhe trashegimine kulturore dhe mostjetersimin e shqiptarise!

Koha eshte ne favor te faktorit shqiptar. Mijevjeçari i trete shenoi ne harten politike te botes KOSOVEN, shtetin e dyte ne Ballkan te banuar nga shqiptaret. Kjo ndodhi edhe pse kombi yne shqiptar u rreshtua perkrah kombit amerikan qe me shembjen e komunizmit dhe nuk i humbi shpresat per liri e pavaresi por e mbajti te gjalle endrren per jete te lire ne trojet e tyre, ne shtepite e tyre, ne zemrat e tyre duke e trasheguar djal pas djali, brez pas brezi si nje amanet qe as dheu se treti kurre.

Kjo ndodhi se shqiptaret e Amerikes per 100 e ca vjet nuk fjeten gjume por lobuan me Joseph Dioguardin ne Kongresin Amerikan, me pune, me perkrahje financiare si dhe me pjesemarrje direkte ne fushen e betejes per liri e pavaresi te Kosoves. Dhe Amerika na u gjend serish me Clinton, Allbright, Walker, Clark e shume te tjere ne permbyllje te shekullit qe e copetoi Shqiperine Etnike.

Ne jemi krenare sepse kemi sot ne Amerike ne radhet tona shqiptare te Batalionit Atlantiku qe luftuan e dhane jeten per lirine e pavaresine e Kosoves qe pergezohen e nderohen ne ceremonialet festive edhe nga personalitete amerikane si William Walker qe i identifikojne si njerez te vertete, luftetare te lirise e te perparimit demokratik e shoqeror.

Ne kemi sot mbi 300 heronj shqiptaro-amerikane qe dhane jeten ne luften per regjime demokratike ne Vietnam, Kore, Kosove dhe Irak pse u betuan per ligjet e tokes amerikane ne sherbim te paqes se kombeve e te popujve.

Ne jemi me fat qe ne Amerike kemi gazeten ILLYRIA si nje tribune dhe shkolle e vertete qe na meson historine e kombit shqiptar por edhe mban gjalle shpirtin e kombit shqiptar tej e perketej Atlantikut. Kuvendi i 20 vjetorit te ILLYRIA dhe vendosjes se maredhenieve diplomatike me Ameriken ne Pranvere 2011 ishte nje ngjarje historike per vete perfaqesimin e larte te shqiptareve te Amerikes si dhe pjesemarrjen e ligjvenesve amerikane qe kane ndihmuar nga afer ceshtjen shqiptare ne Ballkan si dhe komunitetin shqiptar ne Amerike.

Ka nje aksion kombetar me nje program te qarte per njohje te plote te kauzes kombetare shqiptare nga tere shoqeria dhe institucionet amerikane e me se shumti nga organizata si Liga shqiptaro-Amerikane e Joseph Dioguardi, Vatra e shume te tjera qe fale veprimtarise kombetare e kane ne rend te dites promovimin e te vertetes se kombit shqiptar. Jane me dhjetera shoqatat shqiptaro-amerikane me baze qyteti apo shteti apo dhe me termin " kombetare " por me dege ne qytete qe aktiviteti i te cilave eshte i vaket. Ndaj lind nevoja e nje ribashkimi e nje zeri te perbashket ne formen e nje kuvendi mbarekombetar per prioritetet e Diaspores shqiptare ne Amerike.

Por me shume duhet te punohet per identifikimin e shqiptaro=amerikaneve ne Amerike si nenshtetas amerikane me kombesi shqiptare. Me shume duhet te ndergjegjesohemi per nje dialog me frytdhenes me institucionet dhe te zgjedhurit ne qeverite lokale, qendrore dhe federale per te patur zerin tone ose per te mbeshtetur ata kandidate qe mbeshtesin e ndihmojne zgjidhjen e problemeve tona per nje integrim sa me te lehte ne Amerike por edhe per nje lobim me te fuqishem ne Kongresin apo Senatin Amerikan.

Jane me dhjetera mijera shembuj te jeteve shqiptare ne Amerike qe sakrifikojne jeten e tyre per te punuar jashte mundesive te tyre , jashte profesioneve te tyre per nje jete sa me te mire te familjeve te tyre e me se shumti per ardhmerine e femijeve te tyre duke mos lene pasdore mesimin e gjuhes shqipe si te vetmen ure komunikimi me prinderit ketu ne Amerike por edhe me te afemit ne Shqiperi ,Kosove Maqedoni, Mal te Zi apo gjetke ne bote.

Ka hyre ne tradite qe mese nje shekull sot perkujtimi i Pavaresise dhe i ngjarjeve te tjera ne luften e kombit shqiptar per liri e perparim shoqeror. Ka lene gjurme te pashlyeshme perkujtimi i figurave me te ndritura te kombit shqiptar qe nga Skenderbeu, Ismail Qemali, vellezerit Frasheri, Fan Noli e Konica, etj e se fundi Nene Tereza, Adem Jashari etj figura qe tashme njihen edhe nga kombe te tjera pse kane lene vepra qe kapin permasa deri edhe boterore.

Shqiptaret e Amerikes sot po behen gjithnje e me shume perçues te vlerave e aftesive me te mira intelektuale te komuniteteve te tyre ku jetojne kur diplomohen ne universitete amerikane me fame boterore si Harvard, Yale, Princeton, Holy Cross, WPI, MIT, etj duke u bere shembulli me i mire per te lartesuar komunitetet shqiptare e per t'i identifikuar ato si adhurues te dijes e luftetare te paepur per perparim edhe si komb qe me heret se te mergonin ketu ne Amerike.

Ne shqiptaro-amerikanet kemi perfaqesuesit tane shqiptare ne qeverite lokale te qyteteve por edhe ne shtete e deri ne Kongresin Amerikan dhe ne te ardhmen ne shpresojme e besojme se shkalla e perfaqesimit te komuniteteve shqiptare do te rritet patjeter dhe do te na ndihmoje me shume qe shoqeria amerikane te vleresoje e respektoje kontributet tona pse ne jemi pjese e kesaj shoqerie dhe po e fitojme me dinjitet vendin e perfaqesimit per kontributin qe japim.

Ne kemi sot me shume se kurre ndonjehere e me shume do te kemi ne te ardhmen sipermarrje vullnetare apo dhe biznese private qe po japin kontributin e tyre ne mediat televizive e radiofonike apo dhe ne ata te shkruar qe i bejne jehone veprimtarisw atdhetare e kulturore, arritjeve ne fushen e dijes, artit, muzikes, shkences etj nga autore shqiptare deri edhe ne Hollivud i cili flet shqip.

Per sa me siper, edhe per nje ndergjegjesim me te madh te brezave me te rinj sidomos gjeneratave studentore per ta mbajtur gjalle shqiptarine ne Amerike shqiptareve te Amerikes u duhet thirrja e nje Kuvendi Shqiptaro-Amerikan me te gjitha shoqatat, organizatat shqiptaro-amerikane, institucionet fetare si dhe veprimtaret me aktive me objekt dhenien e nje pulsi te ri dhe nje vizioni te ri, te misionit tone te perbashket te bashkimit, ruajtjes e pasurimit te identitetit pse jo dhe bashkepunimit me te ngushte e mireorganizimit te veprimtarive te perbashketa per tu afruar me shume me njeri tjetrin pse jo dhe per te mesuar me shume nga njeri-tjetri .

Komunitetet shqiptare nuk duhet te rrojne veçmas. Ato duhet te synojne bashkepunimin me njeri-tjetrin. Mungesa e nje platforme te perbashket organizuese per konsolidimin e bashkimit te bashkimit te shqiptareve e nje tryeze te perbashket i le shteg parcelizimit dhe puna organizuese ne nivele lokale nuk do jape frytet e veta. Prandaj, bashkepunimi i shqiptaro-amerikaneve me njeri-tjetrin ne shtete e qytete te ndryshme duhet t'i jape tonin veprimtarive kombetare me nje perfaqesim me te mire te te gjitha komuniteteve shqiptare ne Amerike. Nuk jane vetem mbremjet festive ato qe duhet te na kenaqin. Por me shume ne duhet te promovojme Shqiperine, Kosoven, Shqiptaret e Maqedonise, te Malit te Zi, Camerine dhe shqiptaret e Greqise permes veprimtarive dygjuheshe me nje audience me te gjere edhe me te zgjedhur ne kolegjet me me ze te Amerikes apo ne qendrat administrative ku shqiptaret jetojne e punojne.

Zhvillimi i programeve mesimore per mesimin e gjuhes shqipe eshte nje kerkese e kohes qe duhet te gjeje me shume ndihme e mbeshtetje nga te gjithe shqiptaret. Ka disa programe mesimore ne Boston, Filadelfia, Worcester, New York, New Jersey, Ohio, Florida, Konektikat, Michigan etj por ende ne Amerike ne nuk kemi nje Bord Pedagogjik te Mesuesve shqiptaro-amerikane per ta profesionalizuar mesimin e Gjuhes Shqipe, te Historise si dhe te kultures kombetare me nje program e strategji kombetare per Diasporen ne teresi per ta pershtatur edhe per femijet qe lindin ketu ne Amerike. Ne kemi ne Amerike me qindra pedagoge dhe mesues me grada te merituara shkencore deri edhe shkencetare te vertete ne shkencat ekzakte dhe ato shoqerore.

Nuk gjen hapesire ne asnje vend te botes per shqiptarine sa ne Amerike. Dhe eshte pergjegjesi qytetare e kombetare per t'u angazhuar nga akademiket dhe gjithe intelektualet per t'u bashkuar ne nje ze sot per nje ardhmeri vizionare te shqiptarise. Kjo eshte nje ftese vellazerore per te gjitha ato ekipe organizuese dhe te gjithe ata shqiptare qe me te vertete mendojne se kane nje ide dhe nje projekt ne te mire te perbashkimit si komb, pse koha sot kerkon rruge e forma me bashkekohore, organizuese, me efikase, me komunikuese, pse ne i kemi mundesite edhe te organizohemi me mire pa mbetur keshtu te parcelizuar per te patur nje ze ne misionin tone te perbashket te organizimeve tona per Nje Komb, Nje Gjuhe Shqipe, Nje Flamur kombetar.

Me shume se kurre ekipet drejtuese te komuniteteve ne New York, Boston, Detroit, Filadelfia, Dallas, Washington, Ohio, Worcester e gjetke ne Amerike duhet te bashkepunojne per te qene ne nje ze e me nje vizion te qarte per ardhmerine e shqiptarise ne Amerike por edhe ndihmesen lobuese per kombin shqiptar dhe shqiptaret ne Shqiperi, Kosove, Greqi, Maqedoni, Mal te Zi e Serbi per ta afruar endrren shekullore te shteteve shqiptare ne familjen europiane.

Te nderuar akademike, intelektuale, dhe ju qe mbushni auditoret amerikane te kolegjeve qe e keni me pasion shqiptarine jepni kontributin tuaj me mendimin tuaj te hapur, te çilter ne cdo komunitet lidhur me kete ide dhe nese do ta bejme realitet te percaktojme tematiken, vendin dhe kohen me te pershatshme per te kuvenduar se bashku si vellai me vellane per çdo aspekt te organizimit e te bashkepunimit tone vellazeror. Thirrja e nje Kuvendi mbareshqiptar ne Amerike do te jete eksperienca me e mire e ketij mijevjeçari te ri per ne shqiptaret e Amerikes ne vigjilje te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.

Ky Kuvend mbareshqiptar do te jete me te vertete nje tribune e mendimit bashkekohor, nje shkolle bashkepunimi per me shume drite per ardhmerine e shqiptareve te bashkuar per te ruajtur vlerat kombetare, nje dritare me shume per nje vizion te ri per te konkluduar ne metoda e forma te reja apo edhe te pergjithesojme me te miren e derisotme bazuar ne pervojat me te mira organizuese qe kemi mes nesh.

ARTUR VREKAJ, SHBA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACINga ELIDA BUÇPAPAJ (10.20.2011)
LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PROF. DR. BAMIR TOPI -SHQIPËRIA DUHET TË NDAHET NGA E KALUARA KOMUNISTE - Nga ILIR HYSA, New York (10.18.2011)
SHKOLLAT SHQIPE NË GREQI SI SHKOLLA DYGJUHËSHE - NEVOJË E DITËSNga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.17.2011)
VATRA PANSHQIPTARE MBUSH 100 VJETNga FRANK SHKRELI (10.17.2011)
SHTOHEN FAQEZINJTË, DERGJEN KUQEZINJTË!Nga REDAN BUSHATI *  (10.15.2011)
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIRNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.14.2011)
SHTËPIA E SHENJTË ME SHPIRTIN E DJALLITMendime për ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht dhe jo vetëmNga BAKI YMERI* (10.14.2011)
NJË PRESIDENT NGA DIASPORA SHQIPTARENga ARTUR VREKAJ, SHBA (10.14.2011)
NË KUJTIM TË DOM SIMON FILIPAJNga FRANK SHKRELI (10.14.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"SIMBOLIKA" UTOPISTE E BASHKIMIT TË SHQIPËRISË SË BAMIR TOPIT ME KOSOVËN!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (10.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]