E Enjte, 04.09.2020, 11:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!

Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë


E Martë, 11.15.2011, 05:58pm (GMT+1)

Të përndjekurit politike dhe familjet fisnike shqiptare, që kaluan një genocid të paparë nën diktaturën komuniste, në këtë periudhë tranzicioni konstatojnë me keqardhje se klasa politike shqiptare, ideologë të diktaturës, akoma vazhdojnë të përçmojnë, me një nihilizëm historik të trashëguar nga diktatura, vlerat e kombit dhe të lirisë së shumëpritur nga shoqëria shqiptare.

Këto ditë e veja Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorja e tij në krimet që i janë bërë shoqërisë shqiptare, deklaronte se në 100 vjetorin e pavarësisë duhen shënuar dhe të mirat, sipas saj, të viteve të socializmit, dhe të mos anashkalohet kjo periudhë.... Ia kujtojme kesaj diktatoreje: periudha për të cilën flet ti eshte periudha me e zeze ne historine kombit shqiptare.. Jua kujtojme juve diktatore se akoma dhe pse kanë kaluar me shume se 20 vite pluralizem ne familjet fisnike shqiptare s'kemi gjetur akoma eshtrat e mijera prinderve tane, nenave, vellezerve, dhe motrave tona qe i vrau regjim yt dhe i tët shoqi....

Vetem ne Shqiperine e ashtuquajtur demokratike diktatore dhe bashkepuntore te diktatures komuniste vazhdojne te perkëdhelen nga shtypi e media dhe te jene prezente me deklaratat e tyre fyese e denigruese per shoqerine shqiptare...

Ne sinkron me te vene e diktatorit dhe Akademiku i diktatures komuniste Arben Puto, botoi nje liber te tij ne te cilin Pater Gjergj Fishten, gjigandin e shqiptarizmes e etikon "kuisling". Ia kujtojme ketij akademiku se ju nuk mund te perçmoni kete shqiptar te madh... E bete prove gjate 45 viteve diktature dhe kurre nuk mund te asimilonit... se vepra e Ate Fishtes per Shqiperine eshte nje mal qe nuk mund te shembet me librat tuaja aq perçmuese dhe shpifëse.

Kuisling - Kryetari i Kongresit te Manastirit qe na la kete alfabet qe e shkruajme dhe lexojme sot... Kuisling njeriu qe si askush tjeter mbrojti çeshtjen kombetare neper bote. Ia kujtojme akademikut te diktatures se vetem fjala e tij ne Lidhjen e Kombeve e lexuar nga imzot Bumci s'ka nevoje per komente... Kuisling - poeti kombetar i 64000 vargjeve .. Kuisling - njeriu qe ka pasurine me te madhe leksikore ne vepren e tij pas Shekspirit, Kuisling- Akademiku i 7 vendeve te Europes, ketu perfshihet dhe Turqia...

Aq sa mund te kuptohet Greqia pa Homerin, Italia pa Danten, Franca pa Balzakun, Britania pa Shekspirin, Gjermania pa eposin e Nibelungeve, aq mund te kuptohet Shqiperia pa Fishten...

Fishta ka vdekur më 1940 e Akademiku na e ben Kuisling... Kuptohet urrejtja e ketyre ideologeve te diktatures dhe pse jane ne fund te jetes se tyre nuk mund te rrine pa shpifur dhe fyer vlerat e Kombit...

Nje aleance e quajtur Aleanca Kuq e zi sot na doli me nje deklarate ne mbrojtje te nje monumenti te Pavaresise i ndertuar ne kohen e diktatures me shume ne sherbim te ideologjise se diktatures se sa te pavaresise.. Dhe kjo aleance vazhdon qe te mbrojë pa asnje baze shkencore apo ligjore veprat e artit ideologjik te diktatures.. Ia kujtojm kesaj aleanca se eshte koha qe te zhveshim nga ideologjite e diktatures dhe veprat e artit.. Ato kerkon t'i mbroje vetem Nexhmija, udheheqësja e juaj shpitrterore.

Shqiperia mban ne ndergjegjen e saj disa nga gjerat me dramatike per nje komb. Njera pjese e kombit te saj u perndoq ne menyren me te pameshire, u perndoq per bindjet e saj, per pasurine e saj, per rangun dhe intelegjencen, per kodet e saj etike e kombetare, u perndoq per tre breza. Vetem se ishte e tille. Kur nje njeri nuk do te ballafaqohet me ndergjegjen e vet per te bere pastrimin e se keqes, ai njeri do te vazhdoje te jete traumatik: te nesermen, kushedi, mund ta kete me te erret se te djeshmen.

Heshtja dhe perçmimi ndaj vlerave te Kombit e Lirise eshte veprim kriminal qe i behet historise kombetare.

Ne ftojme intelektualet, median qe te distancohen nga keto veprime qe perçmojne vlerat e kombit siç eshte Fishta i madh..

Eshte koha per te reflektuar, per t'i denuar keta ideologë dhe keta individe apo organizate qe mbas 20 vitesh kerkojne me çdo mjet per te rehabilituar ideologjine e diktatures nepermjet librave apo deklaratave qe cenojne te drejtat e lirite e atyre shqiptareve qe provuan kohën mizore të diktatures me kriminale ne Europe.... Mos na i trazoni plaget, ju Shkallabaje te diktatures!

Shoqeria shqiptare nuk ju ka borxhe.... mos na cenoni ne dinjitetin kombetar, se kombi nuk ju fal më!

Heshtja eshte veprim kriminal ndaj te perndjekurve politike per jetet e humbura per mijera vite e vuajtje nga diktatura dhe krimi komunist.

BESIM NDREGJONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJNga XHELAL ZEJNELI (11.14.2011)
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKKISHA ORTODOKSE SERBE, FATEKQËSIA SHEKULLORE E BALLKANIT!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.05.2011)
GREQIA - SHERRI I EVROPËS - NË PRAG TË NJË KATASTROFENga FRANK SHKRELI (11.04.2011)
DIKTATORËT KANË VDEKJEN QË MERITOJNËNga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times (11.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]