E Premte, 05.03.2024, 11:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
E MAJTA PO SULMON FIGURAT E SHQUARA TE NACIONALIZMIT ME TRILLIMET E ENVER HOXHES
SULM I SHFRENUAR NDAJ FIGUAVE TE SHQUARA TE NACIONALIZMIT
Nga MURAT BASHA

E Martë, 07.17.2012, 11:01am (GMT+1)


 Kohët e fundit, si vazhdimësi e   atavizmave të trashëguara nga paraardhësit e tyre biologjik dhe ideologjik,   disa "historianë" që janë pjesë e së majtës ideologjike dhe politike, kanë   rinisur një fushatë të shfrenuar shpifjesh dhe denigrimi kundër figurave   madhore të së djathtës historike shqiptare dhe veçanërisht ndaj Mbretit Zog  I.
      Ky sulm i shfrenuar ndaj figurave   të shquara, të cilët jetësuan në shtet modern Pavarësinë e shpallur në vitin   1912 nga Ismail Qemali, buron si nga shterpësia intelektuale, ashtu edhe   mllefi që kanë karshi këtyre figurave madhore. Ky mllef dhe nervozizëm që ata   shprehin dukshëm, është i lidhur ngushtë me indoktrinimin e tyre dhe   inferioritetin që ndjejnë, kur diferenca ndërmjet atyre që ndërtuan shtetin e   parë shqiptar dhe veprës së baballarëve të tyre, të cilët ushtruan gjenocid   për 50 vjet mbi shqiptarët, po del në dritën e diellit ditë pas dite. 
    Trillimet e Enver Hoxhës dhe   lakenjve të tij, që po artikulohen sot nga pasardhësit e atij regjimi, nuk   mund t'i qëndrojnë edhe për shumë kohë fakteve historike, që flenë akoma në   Arkivin Qendror të Shtetit e që në mënyrë të përmbledhur, janë si më   poshtë: Mbreti Zog I nuk e pranoi   ultimatumin e Italisë, ndonëse ai ultimatum i garantonte atij gjithçka,   përfshi edhe Fronin. Përkundrazi, ai, me refuzimin e atij ultimatumi, de   facto i shpalli luftë Italisë. Largimi i tij dhe i qeverisë në emigracion,   u bë me vendim të Parlamentit Shqiptar dhe kishte për qëllim ruajtjen e   vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar, por edhe përpjekjet diplomatike në   interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve pranë kancelarive të fuqive të mëdha.   Nëse Mbreti Zog I do të kishte qëndruar në Shqipëri, ushtria serbe do të futej   25 km në brendësi të territorit shqiptar, gjoja në mbrojtje te interesave të   veta. Rezistenca ushtarake e 7 Prillit është vepër e ushtarakëve dhe   qytetarëve shqiptarë nën drejtim e major Abaz Kupit. Dëshmori Mujo Ulqinaku ka   qenë pjesëtar i forcave ushtarake me gradën kapter dhe luftoi nën komandën e   Abaz Kupit.
     Avni Rustemi është vrarë nga Isuf   Reçi, mullixhiu i sarajeve të Esat Pashë Toptanit. Vrasja e tij është një   gjakmarrje e pastër, shtyrë dhe paguar nga byrazeri i Esat Pashës, Osman Bali,   antizogist i njohur...
     Luigj Gurakuqi mbas grushtit të   shtetit të vitit 1924 u strehua në Itali tek kushëriri i tij Baltion Stamolla,   i cili është dhe autori i vrasjes së tij për çështje nderi.
Bajram Curri, pas grushtit të   shtetit të vitit 1924 nuk u largua nga Shqipëria dhe përmes Abaz Kupit, mori   garanci nga Ahmet Zogu, se nuk do të kishte asnjë pasojë për shkak të   veprimtarisë së tij. Kur ky fakt u zbulua nga shërbimet sekrete serbe, të   cilët dërguan agjentët e tyre dhe asgjësuan fizikisht Bajram Currin, këtë   patriot dhe antiserb.
     Nëse Mbreti Zog I do të ishte   hakmarrës për autorët e grushtit të shtetit dhe organizatorëve të atentateve   që u kryen ndaj tij në Parlamentin e Shqipërisë dhe në Vjenë, më shumë se për   këdo do ishte treguar i tillë ndaj kundërshtarit kryesor dhe udhëheqësit të   grushtit të shtetit, Fan Noli. Por përkundrazi, Mbreti Zog I, jo vetëm që nuk   u tregua hakmarrës, por si ai dhe Mbreti Leka I, e kanë ndihmuar Fan Nolin   financiarisht deri në fundin e jetës së tij.
Për të gjitha këto ne i referohemi   Arkivit të Shtetit Shqiptar dokumenteve përkatës, të cilat i zotërojmë dhe   jemi të gatshëm të ballafaqohemi me këdo dhe kudo.
Do t'i sugjeroja Top-Channel dhe   drejtueses se emisionit "Shqip" znj. Xhunga, që nëse vërtetë duan që të hedhin   dritë mbi të vërtetat e historisë sipas dokumenteve, të mos ndërtojnë panele   të njëanshme. Ne jemi të gatshëm që të bëhemi pjesë e debatit për të saktësuar   të dhënat historike të cilat deformohen qëllimisht nga Milo me   shokë.
*Kjo ishte deklarat e Partise Levizja e Legalitetit, qe u percoll nga z. Basha ne Tirane, me 14 korrik   2012
MURAT BASHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISJE NË GJEOPOLITKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET "HARAKIRI"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
(07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA, Nju Jork (07.16.2012)
Çdo ditë një temëDORËZONI IMUNITETINNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.16.2012)
Çdo ditë një temë –MIMOZA KUSARJANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.13.2012)
KONDOLIZA RAJS KANDIDATE PËR NËNPRESIDENTE?Nga FRANK SHKRELI (07.13.2012)
Çdo ditë një temëJASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.12.2012)
NJË LIBËR PËR NJË MARTIR, KRISTO KIRKANga RESHAT KRIPA (07.12.2012)
Barometri diplomatik VETËM HEROI I KOSOVËS ADEM DEMAÇI MERITON POSTIN E PRESIDENTIT, ASKUSH TJETËR!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (07.11.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]