VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Efektet e agjerimit në organizëm

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Efektet e agjerimit në organizëm
E Martë, 08.25.2009, 07:21am (GMT+1)

 

 

Kuptimi i vërtetë i fjalës arabe es-saum (agjërim) d.m.th. pushim, qetësi. Kjo d.m.th. që sistemi gastro-intestinal, gjenital, gjuha, sytë dhe veshët, etj. u japim pushim. Në realitet, agjërimi është një siguri plotësuese për proceset regjenerative në organizëm. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë Ramazanit është shumë më intensiv se gjumi në periudhat e tjera. Dy orë gjumë gjatë muajit të Ramazanit janë më të ëmbël dhe më të bukur se disa orë në situata të tjera. Meqë agjërimi nuk kalon 14 orë në ditë, gjendja stabile e organizmit është rezultat i mekanizmit të koordinuar psikologjik. Për këtë hulumtimet e bëra në shumë qendra botërore të mjekësisë tregojnë rezultate fantastike biokimike të gjakut. Gjatë agjërimit, magneziumi në serum rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake.

- Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit.

- Është stabilizator i membranës, i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit.

- Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, parapengon formimin e ateromeve dhe tretë pllakat ateromatike të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit.

- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj.

Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve, i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit.

Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit dhe palcës kurrizore lirohen në organizëm.

Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe.

Endorfina dhe enkefalina janë dominues natyral të dhembjes. Endorfina është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë të cilën e përjetojnë shumë njerëz pas ushtrimeve të sforsuara. Endorfina dhe enkefalina derivohen nga beta - lipotropina.

Gjatë lirimit ky ndahet duke formuar tre produkte aktiv kryesor që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina. Beta-endorfina është më aktivi. Ai është njëzet herë më i fuqishëm se morfina. Përveç që eliminojnë dhimbjen këta analgjetik narkotik shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë. Kjo ndjenjë pjesërisht është përgjegjëse për sjelljen psikologjike të personave të caktuar që agjërojnë.

Nëse, p.sh. një atlet lëndohet gjatë garimit, ushtari gjatë luftës, ose personi që agjëron, ndoshta edhe nuk e vëren plagën, përderisa mundi i tyre nuk përfundon. Kjo ndodhë për arsye se truri prodhon sasi shumë të mëdha të endorfinës ose enkefalinës në periudhën e stresit intensiv, shqetësimit ose gjatë agjërimit. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit zvogëlon stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon senzorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.

Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Hipertensioni është shkaktar kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara. Në vitin 1984, qendra shëndetësore "Tru North Health Center" në SHBA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90% të pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.

Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut. Gjatë agjërimit ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.

Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm. Largimi i Hënës nga Toka siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që ka mbi 70% ujë.

Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative në organizëm.

 

Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë

 

"Po ta dini, agjërimi është më i dobishëm për ju", thuhet në një sure të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit. Në realitet, qëllimi i vetëm i krijimit, siç e përshkruan Kur'ani fisnik, është adhurimi dhe lartësimi i Zotit. Ai është motivi i njohjes, perceptimit të së vërtetës, drejtësisë, dashurisë, mëshirës, vëllazërisë e moralit njerëzor.

Kjo vërtetësi e ka shoqëruar gjithnjë shoqërinë njerëzore me anë të shpalljes hyjnore.

 

Agjërimi dhe bioritmi

 

Besimtari që nga fëmijëria ka agjëruar rregullisht, ka qenë i ekspozuar ndaj situatave të ndryshme, të ndritshme e të errëta, së paku gjatë një dite të muajit lunar. Për këtë, padyshim ai shumë më lehtë për shkak të situatave të ndryshme shumë shpejtë sinkronizon bioritmin e tij ditor, mujor dhe vjetor. Kjo orë biologjike kryesore, e cila ka një cikël jetësor prej 24 orësh, është e vendosur në nukleusin hipotalamik. E përbërë prej 10.000 nervave, ndodhet tre centimetra pas syrit (myasma opticus). Myslimanët të cilët kanë pasur çrregullim të cikleve ditore zgjuar/gjumë, gjatë një viti hënor, por rregullisht kanë agjëruar, më shpejtë adaptohen në kushtet e ndryshme të udhëtimit ndërkombëtar. Ata nuk kanë kurrfarë pengesa, përderisa kalojnë zonat kohore dhe nuk vuajnë nga sëmundjet dhe lodhjet të cilat përjetohen pas udhëtimit të gjatë me aeroplan. Menjëherë posa të përfundojë Ramazani, ritmi i ciklit normal jetësor i cili zgjat 24 orë te agjëruesit, ditën e parë të muajit tjetër, shevval me shpejtësi të madhe ekuilibrohet. Kjo d.m.th. që bioritmi në Bajram arrin të njëjtin nivel para Ramazanit. Për resikronizimin e punëtorëve në ndërresat nevojitet periudhë prej tri javësh. Meqë myslimanët të cilët agjërojnë, vetvetiu adoptojnë procesin e resinkronizimit gjatë periudhës, e cila zgjat katër javë në Ramazan, problemet shëndetësore të tyre (që kanë punëtorët në ndërresa) janë të parëndësishëm.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Proceset shqiptare janë të pandalshme (08.23.2009)
Evropa e Lirë: Propozimet e pazbatueshme për veriun (08.22.2009)
BBC: Këshillë për muajin e Ramazanit (08.21.2009)
EULEX të gjejë gjuhën e përbashkët me Prishtinën (08.18.2009)
Evropa e Lirë: Çka më tutje në Kroin e Vitakut? (08.18.2009)
RTK: Zgjedhjet lokale serbe ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës (08.16.2009)
Jo tërheqje e nxituar nga KosovaNga Kristof Haselbah (08.15.2009)
Editorial: Kohëdhënie tjetër (08.14.2009)
Editorial: Përballja e shtetit me antishtetin (08.08.2009)
Editorial: Shqipëria e ka krijuar tashmë traditën e saj pluraliste (07.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]