VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Përballja e shtetit me antishtetin

                                                                                      

E Hënë, 05.06.2024, 09:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Përballja e shtetit me antishtetin
E Shtunë, 08.08.2009, 08:47am (GMT+1)

 

Voal-online Nderim dhe lavdi të përjetëshme Dëshmorëve të Atdheut Fatos Xhani, Kastriot Feska, Altin Dizdari dhe Sajmir Duçkollari! Ata ranë në kuadrin e betejës së shtetit me antishtetin. Në vendet me demokraci të zhvilluara apo që ecin drejt demokracive të zhvilluara, në emër të fitores së plotë dhe vendimtare të kësaj beteje, thirren të gjitha forcat e rendit, ligjit, sigurisë dhe të mbrojtjes. Në këto vende shoqëria rreshtohet pa më të voglin ngurim në anën e shtetit kundër antishtetit, mediat ua krijojnë klimën e favorshme luftëtarëve të përfshirë në këtë betejë tejet të vështirë, ligjvënësit, të të gjithë krahëve politikë, përgatitin dhe miratojnë së bashku paketa të tëra ligjore në mbështetje të plotë të shtetit, në mbështetje të plotë të strukturave të shtetit. Simpatia, përkrahja e publikut të këtyre vendeve qëndron në anën e atyre reformave që synojnë dekriminimin sistematik të segmenteve të shtetit dhe të shoqërisë të përfshira apo të ndotura nga krimi i organizuar. Shqipëria meriton ta fitojë sfidën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar synon t'ia kundërvejë ligjit antiligjin. Krimi i organizuar synon struktura të dobësuara shtetërore, synon moszbatim të ligjeve, synon diskreditimin e shtetit, humbjen e besimit të qytetarëve tek shteti. Krimi i organizuar synon shoqëri të përbërë nga qytetarë të përfrikësuar, të cilët dorëzohen përballë sfidave të krimit dhe, nga ana tjetër, nuk gjejnë kurajë për të bashkëpunuar me shtetin. Fitorja kundër krimit të organizuar, këtij antishteti brenda shtetit, kërkon inkurajimin e shtetit dhe të strukturave të tij të rendit dhe të ligjit, kërkon ndërtimin dhe përkryerjen e infrastrukturave të bashkëpunimit midis shtetit dhe shoqërisë, midis institucioneve dhe qytetarit. Partitë politike, në pozitë dhe opozitë, pa rezervë duhet të nxitin dhe të përkrahin çdo vullnet dhe përkushtim të qeverisë për të forcuar rendin, çdo vullnet dhe përkushtim të qeverisë për të reformuar luftën kundër krimit, çdo paketë buxhetore për modernizimin dhe profesionalizimin e forcave të rendit. Krimi i organizuar synon të bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, të shfrytëzojë çdo terren, çdo dobësi të shtetit e të shoqërisë, të marrëdhënieve midis këtyre, synon të mbushë çdo zbrazëtirë kudo që të ekzistojë. Përballë tij kërkohet të jetë një shtet sa më i mobilizuar, një shoqëri sa më e mobilizuar, kërkohet një vetëdijë sa më e lartë për triumfin e sundimit të ligjit dhe për humbjen përfundimtare të forcave që përfaqësojnë dhe përbëjnë antiligjin.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Shqipëria e ka krijuar tashmë traditën e saj pluraliste (07.29.2009)
Editorial: Votë për infrastrukturën (07.20.2009)
Tre Kongresiste Amerikane ne fushate diplomatike per KosovenNga Ruben Avxhiu (07.10.2009)
Editorial: Votë për vijimin e projekteve (07.05.2009)
Editorial: Pjesëmarrja e lartë në votime rritje e besimit tek demokracia (06.30.2009)
E vërteta është interpretimNga Skënder BUÇPAPAJ (06.18.2009)
Kosova hyn në vitin e njëmbëdhjetë të lirisë (06.11.2009)
Dy Vjet pas vizitës të Presidentit Bush në Tiranë - Ky editorial është botuar më 10 Qershor 2007DHJETË MILIONË SHQIPTARË JANË ME XHORXH W. BUSHNga Elida Buçpapaj (06.10.2009)
Editorial: Zgjedhjet ta afrojnë klasën politike me zgjedhësit (06.06.2009)
Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero BazesNga Elida Buçpapaj (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]